Collapse column



10 Minuta Per Te Fituar Virgjerine

AlbStars/10 Minuta Per Te Fituar Virgjerine => Kėrkojnė tė jenė sėrish tė virgjėra dhe kjo sepse ndihen tė detyruara. Edhe pse jetojmė nė kohėra moderne duket se mentaliteti i shqiptarėve nuk ka

Author Topic: 10 Minuta Per Te Fituar Virgjerine  (Read 253 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com
10 Minuta Per Te Fituar Virgjerine
« on: January 25, 2012, 09:14:01 PM »
Kėrkojnė tė jenė sėrish tė virgjėra dhe kjo sepse ndihen tė detyruara. Edhe pse jetojmė nė kohėra moderne duket se mentaliteti i shqiptarėve nuk ka ndryshuar shumė, madje vazhdon tė jetė i qartė nė drejtim tė faktit se vajza para se tė martohet duhet tė jetė “e paprekur”. Drejtoresha e maternitetit “Koēo Gliozheni”, Rubena Moisiu, shpjegon nė lidhje me kėrkesat e vajzave pėr tė “rifituar” virgjėrinė nėpėrmjet ndėrhyrjeve gjinekologjike. Ndėrkohė, edhe gjinekolog tė tjerė rrėfejnė rreth fenomenit.

“Nuk do tė thotė se janė vetėm vajzat e zonave rurale qė e kėrkojnė tė jenė sėrish tė virgjėra duke rindėrtuar himenin, por edhe vajzat qė jetojnė nė qytetet e mėdha. Dhe nuk do tė thotė se janė vetėm emigrantėt, sepse ata emigrantė janė shqiptarė dhe shqiptarė si puna e tyre ka plot”, pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se virgjėria akoma konsiderohet nė Shqipėri si njė vlerė. Por fatkeqėsisht duhet pranuar se bashkė me kėtė, ka gjithmonė e mė shumė kėrkesa pėr riformimin e himenit pėrpara marrėdhėnieve seksuale. Tė ndodhur nė kėto rrethana, gjinekologėt theksojnė se janė meshkujt qė i kėrkojnė medoemos femrat e virgjėra, ndaj dhe ato janė tė detyruara t’iu drejtohen mjekėve.

ktoresha shpjegon se shoqėria shqiptare ėshtė maskiliste. “Mendoj se kjo ka tė bėjė ende me mentalitetin e vjetėr tė shqiptarėve qė, kur martohej nusja, e gjithė lagjja duhej tė shikonte ēarēafin e gjakosur e jo vetėm burri dhe familja e saj. Pra, ėshtė problem i komunitetit, sepse duket sikur tė gjithė po i vendosin nė lojė pėr shkak se ato e kanė kryer kontaktin e parė dhe, nė fund tė fundit, meshkujt duan tė tregohen si tė fortė, por pėr mua janė mė tė dobėtit”, pohon Moisiu.

Nuse “me provė”

Por gjinekologėt pohojnė se nė maternitete shpesh femrat shkojnė edhe pėr tė provuar ndershmėrinė e tyre, sepse burrat e tyre nuk janė tė bindur. Mjekėt tregojnė se meshkujt janė dyshues pėr virgjėrinė e vajzave ne momentin qė nuk kanė pasur gjakderdhje gjatė kryerjes sė marrėdhėnies, edhe pse sipas statistikave 38 pėr qind e fermave gjatė marrėdhėnies sė parė nuk kanė gjakderdhje dhe kjo varet nga lloji i himenit.

“Mė tepėr tek ne paraqiten sė bashku me nėnat apo njė shoqėrues tė tyre pėr tė pyetur nėse janė apo jo tė virgjėra. Normalisht himeni ėshtė njė cipė e hollė me trashėsi 3-4 milimetra, e pasur me vajza gjaku, e cila mbyll hyrjen e vaginės dhe nė raportin e parė seksual ky himen prishet. Njė pjesė e vajzave drejtohen tek ne tė shqetėsuara pasi meshkujt kėrkojnė patjetėr gjakderdhje. Rreth 60% e femrave munden qė tė kenė gjakderdhje, por nė rreth 38 pėrqind mund tė mos ndodhė kjo”, pohojnė gjinekologėt.

Marrėdhėnie qė 13 vjeēe

Nė bazė tė njė studimi tė bėrė publik nga Instituti i Shėndetit Publik, vajzat shqiptare i fillojnė marrėdhėniet intime qė nė moshėn 13-vjeēare, duke bėrė qė nė kėtė mėnyrė tė ulet ndjeshėm mosha e pjekurisė seksuale pėrsa i pėrket kėsaj gjinie. Njė fenomen qė specialistėt e shpjegojnė edhe me ndikimin qė mund tė kenė faktorė tė jashtėm apo edhe ambienti shoqėror. Ndėrkohė qė shqetėsim mė vete ėshtė edhe fakti se nė atė moshė s’mund tė thuhet se ėshtė arritur ende njė pjekuri e duhur seksuale, pavarėsisht se zhvillimi nuk ėshtė i njėjtė pėr tė gjitha femrat. Pėr mė tepėr, kryerja e marrėdhėnieve seksuale nė moshė tė vogėl ėshtė edhe ekspozim pėrballė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme, siē ėshtė sida. Gjinekologėt pohojnė se nė bazė tė njė studimi qė kanė bėrė me femrat e paraqitura nė maternitet, rezulton se shumica prej tyre raportin e parė seksual e kishin kryer tė shtyra nga kurioziteti, tė tjera tė nxitur nga shokėt, ndėrsa disa me dėshirėn pėr tė treguar se kanė njė tė dashur. “Ėshtė ky kontigjent vajzash tė cilat kur vjen momenti pėr njė fejesė, drejtohen tek gjinekologėt. Nuk mjafton qė njė vajzė tė paraqitet e virgjėr ditėn e martesės, sepse tradhtitė mund tė jenė tė pranishme gjatė jetės. Jeta ėshtė e gjatė, ndaj dhe divorcet janė shtruar si shkak i tradhtive bashkėshortore”, pohojnė gjinekologėt.

Burimi: Gazeta Shekulli
« Last Edit: January 25, 2012, 09:22:23 PM by ★billis_2★ »

AlbStars

10 Minuta Per Te Fituar Virgjerine
« on: January 25, 2012, 09:14:01 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 
Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: