
19 viktima nė Iran
Edhe mė shumė ėshtė tensionuar situata nė Iran ku mbėshtetėsit e ish- kandidatit presidencial, Mir-Hossein Mousavi, vazhdojnė tė kėrkojnė largimin e presidentit tė rizgjedhur, Mahmoud Ahmadinejad.
Gjatė orėve tė tė shtunės mbrėma, mijėra protestues janė pėrplasur me forcat e rendit dhe sipas televizionit amerikan CNN numri i viktimave ėshtė 19.
Sipas CNN dhe International Campaign for Human Rights in Iran numri i saktė viktimave dhe i tė plagosurve nuk ėshtė mėsuar ende, por dhjetėra protestues tė plagosur janė shtruar nė disa nga spitalet e kryeqytetit.
Nga ana tjetėr, televizioni iranian i shtetit akuzon grupet e ndryshme qė veprojnė jashtė vendit dhe kanė pėr qėllim rrėzimin e Republikės Islamike tė Iranit.
Protestat nė Teheran kanė nisur qė nė datėn 12 qershor kur Mahmoud Ahmadinejad shpalli fitoren nė zgjedhjet presidenciale me mė shumė se 60 % tė votave. /tch/telegrafi/