
45.66% e maturantėve kalojnė Testin e Maturės
Komisioni Qendror Shtetėror i Maturės (KQSHM), ka bėrė tė ditur se nga 25.764 maturantė sa i janė nėnshtruar Testit tė Maturės sė sivjetme, kalueshmėria ka qenė 45.66%, qė ėshtė rezultat i pėrafėrt me atė tė vitit tė kaluar.
Gjatė njė konference pėr media, kryetari i KQSHM-sė, Nehat Mustafa, vlerėsoi se pėrqindja e kalueshmėrisė ėshtė e pėrafėrt me vitin e kaluar dhe tha se nuk do ti parashtrohet kėrkesa ministrit tė Arsimit Enver Hoxhaj pėr ulje tė kriterit nė 45%, meqė periudha e vetėdijesimit konsiderohet tė ketė qenė e mjaftueshme.
Ai ka thėnė se gjatė testit tė maturės ka pasur parregullsi nė shkollėn e mesme profesionale Adem Gllavica tė Lipjanit, andaj komisioni ka pezulluar rezultatet derisa tė jepen sqarimet.
Mustafa vlerėson se kėtė vit administrimi ka qenė shumė mė nė nivel dhe se sipas tij kjo mund tė ketė qenė arsyeja e rezultatit tė pėrafėrt me atė tė vitit tė kaluar.
Rezultatet e publikuara bėjnė tė ditur se nxėnėsit qė i janė nėnshtruar testit nė gjuhėn shqipe kanė arritur kalueshmėri prej 45.45 %, ata nė gjuhėn turke kanė arritur kalueshmėri prej 55.7% dhe ata nė gjuhėn boshnjake kanė arritur kalueshmėri prej 56.5%.
Ndryshe, kėtė vit testit tė maturės i janė nėnshtruar edhe gjashtė maturantė tė tjerė, tė cilėt kanė preferuar qė testin ta kenė nė gjuhėn angleze, ku katėr prej tyre kanė treguar sukses pozitiv. /rtv21/