1- Ji i guximshėm. Mbėshtetu tek vetvetja dhe gjeje atė. Mos ia lejo vetes tu trysi apo tu shtrėngojė dikush, mos i lini tė tjerėt varur si dhe mos arrini nė atė pikė qė tė venitet sadopak fytyra juaj.
Ji i kėnaqur dhe mos i uro vetes si p.sh: tė kishe njė hundė tjetėr, gjoks tjetėr, kėmbė tė tjera etj. Prano qė trupi yt, shpirti yt dhe aftėsitė e tua mendore, qė tė treja kėto sė bashku janė kėllėfi apo mbėshtjellėsja juaj e jetės. Duaje kėtė mbėshtjellėse. Ndije veten rehat nė lėkurėn tėnde.
2. Dėgjoni me vėmendje orėn tuaj tė brendshme. Quajeni atė po tė doni edhe engjėllin tuaj ose shpirtin tuaj tė mirė. Zgjo fuqitė e tua krijuese, pėrdori dhe gėzohu pėr to. Mos ia lejo vetes qė tė pėrgojojnė, qė ti ske aftėsi krijuese. Ēdo njeri I mban kėto aftėsi nė vetvete. Shiko fėmijėt p.sh sesa me kėnaqėsi luajnė. Edhe ti mund tė lesh tė lirė kėtė fėmijė tė mrekullueshėm nė vetvete. Mbylli sytė dhe dėgjo muzikė duke u pėrqendruar pasi ajo do tė ndihmojė nė rrugėn tėnde.
3. Mėnjano dhe flaki tej tė gjitha ndjenjat negative si zilinė, dashakeqėsinė, lakminė, makutėrinė, sepse ato prishin rrezatimin tuaj dhe sepse ajo ju helmon gjatėsinė nė kohė. Ju sėmureni nė kuptimin mė tė plotė e mė tė vėrtetė tė fjalės. Urrejtja dhe pėrbuzja qė ti ndjen pėr tė tjerėt kthehen gjithnjė mbrapsht tek ju. Afrohu haptazi dhe ēiltazi me njerėzit. Por nėse ti e ndjen qė njė nga miqtė e tu apo shokėt, a tė njohurit e tu humbet apo pėrhumbet nė demonin e intolerancės, atėherė tėrhiqu. Mos e mallko atė, por mbrohu nga molepsja e kėtyre ndjenjave negative. Mendo i vetėdijshėm pozitivisht ēdo mbrėmje para se tė flesh dhe ēdo mėngjes para se tė ēohesh. Nėse kė njė pėrvojė tė keqe, mundohu qė nė vend tė saj tė krijosh njė virtyt. Ti do ta shikosh vetė qė para teje shpalosen faqe pozitive.
4. Mos u pri nga mendime materialiste. Mos u beso reklamave qė kėrkojnė tu mbushin mendjen njerėzve. Ti gėzohesh dhe kėnaqesh sa herė qė blen kėtė apo atė prodhim. Vetėkuptohet, ti duhet tė gėzohesh nėse blen p.sh njė rrobė tė re, makinė tė re apo njė mobilie tė re. Ruaju gjithnjė nga besimi se pasuria tė bėn tė lumtur.
5. Kėrko vetėdije tė plotė, kontakt me natyrėn, me burimin e jetės. Mundohu ta marrėsh atė me vete kudo qė shkon; nė shėtitje, nė ekskursione, shtegtime, nė punėt e kopshtit etj. Dėgjo dhe shiko pa u ngutur. Mblidh rrezatimet e tua pozitive, drejtoju pemėve dhe luleve, fol me to. Me pak durim, ti do ta marrėsh vesh dhe do ta ndjesh se edhe ato do tė pėrgjigjen.
6. Ushqehu kur ti e shikon tė arsyeshme me produkte natyrore dhe jo me ato produkte qė pėrmbajnė kimikate. Ha mė mirė pak po nė mėnyrė cilėsore. Mėnjano pėrdorimin me shumicė tė mishit dhe tė ėmbėlsirave. Si erėza pėrdorni lerthė = Allium Ursinum nėse keni, nėse jo nė vend tė saj pėrdorni hudhėr. Pėrdorni pak kripė dhe mos e ngrohni gjellėn asnjėherė. Pi tė paktėn njė litėr lėng nė ditė. Mos pėrdorni yndyrna nga dhjamėra tė prishura. Mė e mira ėshtė tė pėrdorni vaj ulliri tė pastėr me presim tė ftohtė, ose vaj misri, ose ajkė qumėshti si gjalpė tė paprishur. Edhe nėse gjatė ushqimit ti mund ti besosh zėrave tė tu tė brendshėm. Mos ha asnjėherė atė qė nuk tė pėlqen. Mos rrini duke u peshuar dhe mos tju kthehet nė obsesion mendimi pėr tė qėndruar e pėr tė arritur apo zbritur peshėn tuaj ideale.
7. Pi ēdo ditė pijen gjithēkashėruese dhe njė pije tė athėt ciganėsh (Gitano-Bitter). Pėr sasinė e tyre vendose vetė. Pėrveē kėtyre, secili trup ka pikat e tij tė dobėta personale. Pa dyshim qė ti i njeh vetė kėto pika. Ruaje atė organ (pikė tė dobėt) nė mėnyrė tė veēantė. Le tė marrim njė shembull; kush ka probleme tė vazhdueshme me dhimbje tė shpeshta me fytin, ai duhet tė evitojė me ēdo kusht korrentin (rrymat e ajrit), krahas kėsaj duhet tė mbajė gjithnjė shall.