Collapse column



7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri

AlbStars/7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri => Marco Innocenti i gazetės italiane “Sole 24 Ore” rikujton zbarkimin italian nė Shqipėri nė prag tė Luftės sė dytė Botėrore. nga Il Sole 24 Ore

Author Topic: 7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri  (Read 1125 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri
« on: April 17, 2008, 04:36:33 PM »
Marco Innocenti i gazetės italiane “Sole 24 Ore” rikujton zbarkimin italian nė Shqipėri nė prag tė Luftės sė dytė Botėrore.
nga Il Sole 24 Ore
Shqipėria e 1939-ės, njė copėz e trishtė e Ballkanit, vendi mė arkaik i Europės, njė koncentrat mizerjeje, njė territor i varfėr qė kishte qė mė parė statusin e njė protektorati virtual tė Italisė fashiste. Popullsia ishte njė pėrzierje fshatarėsh, ēobanėsh e peshkatarėsh nėn regjimin e Zogut tė parė, njė ish-bandit finok e tė pabesė.
Konkurrenca Musolini-Hitler
Duēja ia vė gishtin Ballkanit, veprim qė rrit konkurrencėn me Hitlerin. “Shqipėria ėshtė Bohemia e Ballkanit”, thotė, “dhe jam i vendosur tė shkojė nė Tiranė me ēdo kusht.” Mė tej, “pėr ēdo shuplakė gjermane, do tė ketė njė kundėrpėrgjigje nga ana jonė, qė t’u themi gjermanėve se jemi edhe ne,” thonin nė Romė.
A thua se Hitleri tė ishte duke paraqitur probleme pėr italianėt. E kėshtu, tė verbuar nga njė politikė e jashtme e drejtuar nga ndjenjat, kompleksi i inferioritetit tė Musolinit u shfaq nė rastin e operacionit Shqipėria, operacion qė hapi konkurrencėn fėminore ndaj aleatėve nazistė. Operacioni nuk zgjati mė shumė se njė javė, ishte njė xhiro nė bulevard. Por mbi tė gjitha, njė shkelm kėmbėve tė “kaporalit austriak”.
Njė zbarkim pėr t’u harruar
Tė premten e shenjtė, nė orėn 4 pasdite tė 16 prillit, niset flota italiane. Nė 4:30 tė mėngjesit tė datės 7, fillon zbarkimi nė Durrės dhe Vlorė. Ekspedicioni ėshtė i improvizuar dhe konfuz. Komandantėt janė neglizhentė, ushtarėt tė pamotivuar. Komandati i operacionit ėshtė Guzzoni, por nė tė vėrtetė regjisori ėshtė konti Ciano, delfini i duēes. Zbarkimi, njė operacion klasik al’italiana, thyen ēdo rekord rrėmuje. Falė zotit, rezistenca ėshtė e dobėt, shqiptarėt zbrapsen, tanėt pėrparojnė dhe mbreti Zog ia mbath pėr nė Greqi: e gjithė meseleja ėshtė si tė sulmosh Kryqin e Kuq. Nė 8 prill, Tirana pushtohet. Siē thotė dhe vetė Ciano: “Sikur shqiptarėt tė kishin pasur vetėm njė ekip zjarrėfikėsish tė trajnuar mirė, do na kishin hedhur tė gjithėve nė Adriatik.”
Njė fitore pa dobi
Katėr tė shtėna, dhe operacioni Shqipėria arkivohet. Ishte njė luftė pa luftė, por regjimi ėshtė nė delir. “Bota duhet t’a dinte,” bėrtet Mussolini nga ballkoni i tij i famshėm, “se ne kemi fuqinė tė shtyjmė pėrpara.” (ital. “tireremo diritto”). Mė 16 prill, Viktor Emanuali, disi i hutuar, pranon kurorėn shqiptare. Shtypi i regjimit flet pėr “sukses pa precedent”, por fitimet politike janė zero. Shqipėria ishte njė nga aventurat mė tė kėqija tė fashizmit. Operacioni nuk arriti tė ndalte avancimin gjerman drejt Ballkanit dhe iu tregon demokracive tė rajonit se Italia nuk ka qėllime paqėsore. Roma beson se do tė kontrollojė aleatėt nazistė, por ky ishte njė iluzion i madh. Gjashtė javė pas zbarkimit nė Shqipėri, Mussolini do tė firmos Paktin e Hekurt dhe tre muaj mė vonė, Gjermania do t’u deklarojė italianėve fillimin e luftės botėrore. Mbreti Zog dhe barinjtė e tij janė kthehen nė njė kujtim tė parėndėsishėm.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri
« Reply #1 on: April 17, 2008, 04:36:56 PM »
Perkujtohet 7 prilli, dita e rezistences se pare antifashiste ne Shqiperi

Dhjetera veterane, pjesetare te familjeve te deshmoreve te luftes si dhe drejtues te pushtetit vendor dhe te shoqatave te ndryshme ne Durres, perkujtuan dje paradite 7 prillin e vitit 1939, diten e pare te rezistences antifashiste ne vendin tone.
Ne ceremonine e organizuar si cdo vit prane Torres, e cila u be simbol i rezistences antifashiste dhe monumentit te heroit Mujo Ulqinaku, morren pjese edhe prefekti i qarkut, Klodjan Pajuni dhe kryetari i keshillit te qarkut, Seid Kertusha.

Kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako, duke pershendetur te pranishmit tha se 69 vjet me pare Durresi u be qyteti i pare i rezistences ndaj fashizmit, ndersa Mujo Ulqinaku dhe 7 te renet e tjere te 7 prillit jane deshmoret e pare te luftes ndaj pushtuesve ne vendin tone.

Me pas, perfaqesuesit e institucioneve dhe shoqatave si dhe familjare te deshmoreve te 7 prillit, vendosen kurora dhe buqeta me lule prane monumentit te Mujo Ulqinakut. Ushtarake te forcave tona detare bene roje nderi prane monumentit, ndersa ceremonia u shoqerua nga marshet e bandes frymore te qytetit.

AlbStars

7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri
« Reply #1 on: April 17, 2008, 04:36:56 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: