Collapse column



AKTIVITETE NGA LSHAKSH

AlbStars/AKTIVITETE NGA LSHAKSH => LIDHJA E SHKRIMTARĖVE ARTISTĖVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR(LSHAKSH) NĖ  GJERMANI  Redaksia e Revistės “Muza Shqiptare”  Tė dashur krijues shqiptar nė

Author Topic: AKTIVITETE NGA LSHAKSH  (Read 852 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
AKTIVITETE NGA LSHAKSH
« on: September 20, 2009, 01:56:42 PM »
LIDHJA E SHKRIMTARĖVE ARTISTĖVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR(LSHAKSH) NĖ  GJERMANI 

Redaksia e Revistės “Muza Shqiptare” 

Tė dashur krijues shqiptar nė mėrgatė! Tė dashur krijues shqiptar nė Gjermani!   

Lidhja e shkrimtarėve, artistėve, dhe krijuesve shqiptar nė Gjermani,me aktivitetet e veta tė  gjertanishme kulturore deri diku ka mbuluar kėrkesat  kulturore tė mėrgimtarėve tanė shqiptar nė Gjermani, me aktivitete tė ndryshme kulturore ka afruar afėr njėri tjetrit, krijues tė ndryshėm, ka afruar krijuesit me bashkatdhetarėt e vet nė mėrgatė, ka afruar mėrgatėn shqiptare nė Gjermani me atdheun e vet Shqipėrinė e bashkuar, dhe ka bashkuar dashamirėt e fjalės sė shkruar me krijuesit e saj. LSHAKSH-ja nė Gjermani ka mbi njėqind anėtar nga tė gjitha qytetet e Gjermanisė, qe pėrfaqėsojnė pothuaj se tė gjitha veprimtaritė kulturore. LSHAKSH-ja ne Gjermani  ka bėrė promovimin e dhjeta  librave tė rinj nga anėtar tė saj dhe publikimin e tyre, disa ekspozita, nga piktorėt tanė si edhe ekspozitėn e fotografive nga lufta e z. Martin Ēunit,etj. Nė kėtė Lidhje gravitojnė poet, shkrimtarė, artistė tė skenės teatrore, tė kėngės, pastaj grupi  i valleve, piktor dhe aktivist tė ndryshėm qe i kontribuojnė prezantimit dhe publikimit te aktiviteteve kulturore nė Gjermani. LSHAKSH-ja nė Gjermani ne vitin 2008, botoi Revistėn letrare “Muza Shqiptare” e parashikuar fillimisht dy herė nė vit,me pretendime qė ta botojmė mė shpesh kurdo qe te vijnė ditė mė tė mira. Revista ėshtė e  formatit A4 me pėrmbajtje ekskluzivisht letrare dhe qe pėrfshinė mbi pesėdhjetė autor tė gjinive tė ndryshme letrare e kulturore. Pėr gjendjen e tanishme tė Lidhjes dhe pėr kontributin e gjertanishėm tė anėtarėsisė se saj me gjerėsisht do informoheni pas pushimeve verore. 

Tė  nderuar krijues shqiptarė, tė  nderuar anėtar tė LSHAKSH-nė  Gjermani! 

Tani po pėrgatitem pėr botimin e numrit tė dytė  tė Revistės; “Muza Shqiptare”. Ju lutem tė na dėrgoni  punimet  tuaja nga tė gjitha gjinitė letrare sa mė parė qe mundeni nė mėnyrė qe ta pėrgatisim numrin e dytė sė paku  pėr festen e 28 Nėntorit.

Dergesat ne:  palsokoli@hotmail.com  ose te kontakti i Web.Faqes:  www.unus.cabanova.de  Ju lutėm qe ta ndihmoni aktivitetin tonė tė mėtutjeshėm me aktivitete te juaja, me krijime tuaja dhe me pagesėn e anėtarėsisė se Lidhjes sonė.

Pagesa e anėtarėsisė  ndihmon direkt edhe vazhdimin e botimit tė  Revistės”Muza Shqiptare”.

Ju lutem mos harroni ta paguani ! 

Alb. BSKK -in Deutschland e. V

Konto Nr. 7001704

BLZ. 45451060

Sparkasse Ennepetal- Breckerfeld

Pagesa vjetore eshte (minimumi);60 Euro. 

Me shpresa qe kontributi juaj do  na premtoj suksese tona te reja, pėrzemėrsisht ju pėrshėndes:   

Redaktor  pėrgjegjės i “Muza Shqiptare” dhe arkėtari i LSHAKSH-nė Gjermani

Pal Sokoli

Tel. 00491796756023 
 
 
 
 
 

Pėr promovimin e kėtyre librave do ju informoj sa me shpejt me gjerėsisht,qe me gjasa do ta bėjmė me 3 Tetor ne Wuppertal
 
 
 
 

PANORAMĖ  E BOTIMIT TĖ LIBRAVE TĖ  RINJ

Lidhja e shkrimtarėve,artistėve dhe krijuesve shqiptar nė  Gjermani se shpejti do tė organizoj promovimin e librave me tė  rinj tė anuarve tė saj.   

Martin Ēuni

THEMELET E JETĖS

(Rrėfime pėr fėmijė)

Redaktor Ali Sh. Berisha

Botues „Radio Kosova e lirė“

Prishtinė  2008

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt. 

Libri  “Themelet e jetės” Martin Ēunit pėrmban rrėfime tė cilat i pėrshkruan ne letėrkėmbim me mė tė dashurit e tij,  pra me prindėr, bashkėshorten dhe fėmijėt e tij pėrgjatė kohės sa qėndroj nė burgjet serbe. Autori pėrmes kėtyre rrėfimeve, pėrshkruan jetėn e tij, si fėmijė, dhe jep shumė tablo tė jetės me  mesazhe tė fuqishme  pedagogjike pėr brezat e ri. Libri ėshtė komunikues, dhe prekės. Shkrimtari merr te gjitha bukurit e natyrės se atdheut, toponiminė dhe antroponiminė pastaj emra tė kafshėve etj. si protagonist, dhe me lojė prozaike, e kultivon dashurin ndaj tyre.

Rrėfimet janė shumė origjinale dhe te lexueshme, me pėrmbajtje tė  pasur,dhe te lexuesi ngjall dashurin ndaj shumė  gjėrave  qe shumė shpesh i shpėtojnė pa e parė jo vetėm syrit te fėmijėve por edhe te tė rriturve.

Libri ka 110 faqe dhe ėshtė njė  doracak pėr lexuesit e vegjėl,por edhe pėr tė  rriturit(me ėndje e kam pėrjetuar edhe unė).
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Avni Bellaina

HARMONIA E SHPIRTIT

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt. 

Redaktor: Pal Sokoli

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj BK Blini. 2009

Gjakovė 
 

Libri !Harmonia e Shpirtit” e Autorit Avni Bellaina ėshtė njė kontribut nė vargun e botimeve tė reja me pėrmbajtje tė mendimit  pozitiv. Libri merret me probleme gnoseologjike ku si qendėr merr njeriun dhe aktivitetin e orientuar tė tij. Libri hapėt me pyetjen “Ēka dėshironi ju?”pastaj pėr dashurin, manifestimi i mendjes e deri tė problemi ontologjik apo i qenies. Njeriu  ballafaqohet nė jetė me tė gjitha kėto probleme, por duhet te dalloj njė vijė tė kufizimeve deri tė qėllimi i jetės. Autori ėshtė njėri ndėr seminaristėt e  parė tė mendimit pozitiv,dhe kjo libėr pėrmban mbresa qe ka pėrjetuar pėrgjatė ligjėratave mė pėrmbajtje tė tillė.

Sa do qe librat me pėrmbajtje tė tilla edhe pse bazohen nė pėrjetime e raste konkrete, kanė edhe subjektivitetin qoftė tė rrėfimtarit. qoftė tė autorit.

Libri  ėshtė 65 faqesh dhe pėr lexuesit  shqiptar deri tani kohėve tė fundit kjo lloj krijimtarie ėshtė diēka e re.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Liman Zogaj

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

SHTIGJET E DRITĖS

Redaktor:Din Mehmeti

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj. Blini BK

Gjakovė  2009

Poeti Liman Zogaj doli me librin e tij  tė  dytė poetik “Shtigjet e Dritės”me tė cilin libėr autori po dėshmon se gjithnjė e mė shumė po e avancon penėn e tij.

Libri ka katėr kapituj qe edhe pse tė  veēantė  pėrbėjnė  njė  tėrėsi  tė bukur poetike.

Brezat qe kėrkonin liri-ėshtė kapitulli i parė  qe poeti komunikon,me pėrjetimet dhe fatin e kombit, pastaj me monumentet, varret dhe me figurat e ndritshme tė  kombit.

Shtigjet e dritės-kapitulli i dytė qe poeti pėrmes tė  ligjėrimit poetik tė figurave me tė  dashura tė tij duke filluar nga ato tė  familjes e deri tė ato tė  sakrificės qe si pėr ēudi poeti i sheh se si fati ynė  pėrsėritet nėpėr kohė, dhe qe autori brenda kėtij pėrjetimi fsheh edhe mesazhin e dritės. Nė kapitullin e tretė Nė buzėqeshjen e saj- poeti Liman Zogaj pėrkufizohet ne njė lirizėm  qe nuk mund ta shkėpus nga malli e mallėngjimi,nga loja dhe ekzistenca qe dikur duhet tė buzėqeshi. Biografia e dhimbjes-ėshtė kapitulli katėrt kur poeti ballafaqohet me realitetin e tij nė jetėn e mėrgimtarit,me plagėt,mė udhėtimin e tij nėpėr natė i dukėt se ka humbur hapin. Pas Librit tė parė “Kosovė nuk ta mora Diellin”poeti Liman Zogaj na sjelli “Shtigjet e dritės” nė duart e lexuesve tanė.

Libri ka 110 faqe dhe pasuron vėrtet vitrinėn e letėrsisė  sonė shqiptare.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sabahate Byci

ZAMBAKU I GJAKOVĖS

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Redaktor: Besim R CENGU

Reēenca:   Ymer DOMI

Korektor:    Ferit Dida

Paraqitja grafike: Ornela Bita

Shtėpia botuese: Geer,2009 Tiranė

Ka shumė  kohė qe poetja Sabahate Byci na ėshtė paraqitur nėpėr periodikun ton letrarė,por tani na erdhi me njė vepėr poetike tė emėruar “Zambaku i Gjakovės”

“Tematika e krijimeve poetike ėshtė me tė vėrtetė mbresėlėnėse. Pas leximit tė faqes sė fundit tė kėtij vėllimi, ndjehen qartė gjurmėt qė lė ēdo poezi nė ndėrgjegje tė lexuesit. Pėrmes penelatave tė holla dhe pėrzgjedhjes sė fjalės, poetja ka aftėsinė qė tė ftojė e tė fusė brenda botės sė saj, tė bėn pėr vete me mendimin e vet drejtpėrdrejt pa vėshtirėsi.   

Nga ana tjetėr kėtė e them, se edhe pse kėto poezi, i shkruan njė  shpirt i ndjeshėm njeriu qė  jeton larg vendit ku ka lindur dhe qė (pėr fatin e mirė) nuk ka rėnė nė pellgun e nostalgjisė qė shpesh herė bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja pėr shkaqe kėrkimit tė njė jete mė tė mirė diku tjetėr“ do thoshte Redaktori Besim Cengu pėr ketė pėrmbledhje poetike tė Sabahate Bycit. Tematika krijuese e poetes Sabate Byci edhe pse jeton nė mėrgatė janė vendlindja tė afėrmit, toponomastika dhe figurat e rrethit ku autorja ėshtė rritur,dhe me tė cilėt ėshtė rritur,figurat rriten edhe mė shumė si personazhe kur autorja tanimė jeton larg tyre.

Pėrmbledhja poetike “Zambaku i Gjakovės”ka 60 poezi dhe ėshtė njė vepėr sublime poetike.

AlbStars

AKTIVITETE NGA LSHAKSH
« on: September 20, 2009, 01:56:42 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: