Collapse column



Aktori serb dhe shqiptari i madh Bekim Fehmiu qė jetoi shndritshėm dhe tmerrshėm

AlbStars/Aktori serb dhe shqiptari i madh Bekim Fehmiu qė jetoi shndritshėm dhe tmerrshėm => Nexhmedin Spahiu  - Bekim Fehmiu ėshtė produkt i gjenit, energjisė e talentit shqiptar dhe shkollės dhe shoqėrisė serbe - Bekim Fehmiu ishte njė

Author Topic: Aktori serb dhe shqiptari i madh Bekim Fehmiu qė jetoi shndritshėm dhe tmerrshėm  (Read 614 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Nexhmedin Spahiu

 - Bekim Fehmiu ėshtė produkt i gjenit, energjisė e talentit shqiptar dhe shkollės dhe shoqėrisė serbe -

Bekim Fehmiu ishte njė shqiptar patriot qe nuk u akomodua kurrė as nė shoqėrinė shqiptare, as nė atė kosovare, e as nė atė serbe.

Si patriot shqiptar, bir i familjes patriotike shqiptare ai u pėrpoq t’ishte njė aktor shqiptar ta luante rolin e Skendėrbeut, por kjo iu besua njė aktori rus. Ai u pėrpoq tė bėhej njė aktor kosovar, tė luante Hamletin nė Prishtinė, por skena e Teatrit Krahinor tė Kosovės u tregua e vockėl pėr tė.

Bekim Fehmiu mbeti aktor i madh serb, aktori mė i madh serb i tė gjitha kohėrave dhe njė aktor i shquar botėror, i vetmi aktor nga bota komuniste qė shpėrtheu perdėn e hekurt dhe bėri famė nė Perėndim.

Bekimi ishte njė argument i gjallė se sa tė papajtueshme mes veti ishin shoqėria serbe e ajo kosovare dhe se larg botės ishin qė tė dyja.

Njė gjen shqiptar dhe njė shkollė serbe prodhuan njė aktor botėror. Dhe Bekimi me amanetin e tij iu kthye i vdekur tė gjithėve: Ceremonia mortore dhe kremimi - Serbisė, pluhuri i eshtrave tė tij Lumėbardhit tė Prizrenit (Kosovės e Shqipėrisė), ndėrsa filmat e tij ia la gjithė botės.

Bekim Fehmiu nuk u akomodua nė shoqėrinė kosovare sepse ai ishte produkt i klasit tė parė tė shkollės serbe dhe shoqėrisė serbe. Bekimi nuk u akomodua nė shoqėrinė serbe sepse ajo nė realitet nuk e gėlltiste dot faktin qė njė shqiptar ishte mė i miri ndėr ta. Prandaj Bekimi jetoi shndritshėm dhe tmerrshėm.

Vdekjen e aktorit tė madh e kapitalizoi politika serbe, por jo edhe ajo kosovare e shqiptare. Presidenti serb Boris Tadiq tregoi se mund tė pėrkulet para gjeniut shqiptar Bekim Fehmiu, por kryetari i Parlamenti tė Kosovės tregoi se nuk mund tė mbajė njė minutė heshtje pėr aktorin e madh serb e botėror Bekim Fehmiu.


Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile

Odyssée finale

Odyssée finale

Offline alba

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 13262
  • Gender: Female
    • View Profile

Offline Bello

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 85
  • AlbStars.com
    • View Profile
Heroi antik – Bekim Fehmiu


“Thonė se nuk ka aktorė dhe aktore shumė tė mėdhenj. Thonė se ėshtė mė e drejtė tė thuhet se ka aktorė tė mėdhenj dhe tė veēantė nė madhėshtinė e tyre. Kėshtu qė unė, kėsaj here, duke pasur si synim qė tė mbėshtes vėllazėrinė e kolosėve tanė qė janė larguar para kohe, do tė shkruaj: U largua njė nga artistėt mė tė mėdhenj qė kemi pasur... Bekim Fehmiu. Legjendė. Mit. Model... Nuk bėri as gjysmėn e asaj qė mund tė bėnte. Jo se s’pati kohė, por sepse nuk deshi. Dhe, ndėrkohė, bėri mė shumė sesa gjithkush tjetėr nė kėto hapėsira. Me qetėsi. Me pjekuri. Me dinjitet. Ekzistojnė njerėz – tė urtėt, qė fytyrėn e vet e meritojnė qysh nė rini. Njė nga kėta, me siguri, ėshtė Bekim Fehmiu. Kjo fytyrė e bukur antike, si e gdhendur nga dora mė mjeshtėrore e njė skulptori tė plotfuqishėm, pėrēon njė kurajė gati si tė Akilit, kurse vėshtrimi i tij ka njė shkėlqim tė madhėrishėm tė tillė qė gati sa nuk “tė pret”. Luftėtar... Poet... I urtė... Samuraj... Tė tillė e kemi njohur, para njė njeriu tė tillė kemi mbajtur frymėn. Mbas artistėve, gjithnjė mbesin vetėm rolet e tyre tė mėdhenj. Kėto role, nė teatėr, mbesin tė shėnuara vetėm nė kujtesėn e atyre qė kanė jetuar nė tė njėjtėn kohė me ta. Pėr fat tė mirė, celuloidi filmik i shėnon jetėn dhe veprat nė pėrjetėsi... Kėshtu qė personazhet filmikė tė paharruar qė ka krijuar Bekimi, do tė jetojnė pėrgjithnjė nė thesarin kulturor tė pasur tė popujve tė hapėsirave tona. Kujtimet e disa kolosėve tė filmit nė vetėdijen tonė, nėn ndikimin dhe me ndėrmjetėsimin e teknologjisė sė internetit, ne i shndėrrojmė nė shenja, nė shkėndija tė shkurtra kuadri filmik, nė momente qė nuk harrohen: Vėshtrimi qesėndisės depėrtues i Brandos, buzėqeshja e lodhur poshtė kapelės republike tė zezė tė Bogartit, “frymėmarrja e fundit” e Belmondos ndėrsa fėrkon me gisht buzėt e thara dhe duart e gjakosura tė Bekimit pas thyerjes sė gotave e tė ngritura para syve... (“Mbledhėsi i puplave”, shėnim i pėrkthyesit). Momente qė meritojnė pėrjetėsinė... Kėshtu, nė mendjen tonė do tė shkėlqejė Bekimi. Krah pėr krah me kolosėt mė tė mėdhenj tė kinematografisė botėrore... Por njerėzit nuk na mbesin borxh vetėm me veprat e tyre, por edhe me jetėn e tyre. Nikola Tesla nuk u bė i pėrjetshėm dhe unik vetėm pėr shkak tė zbulimeve dhe tė veprave tė tij, me tė cilat pėrparoi dhe pasuroi botėn pothuajse me shumė sesa ēdo kush tjetėr nė gjallje; Tesla me urtėsinė, mirėsinė dhe fisnikėrinė e tij plotėsoi, nė radhė tė parė, figurėn e tij, kėshtu qė atė e nderojnė njėlloj tė gjithė popujt dhe kombėsitė nė kėto hapėsirat tona. Kėshtu qėndron puna edhe me Bekimin. Nė kėto kohėra tė vėshtira, qė pėrshkojnė jetėt tona dhe qė dy herė na kanė varfėruar, dhe nė tė cilat ne ende jetojmė, ndėrsa dėgjojmė herė pas here jehonat e topave dhe tė mitralozave, Bekimi, si njė hero antik, qėndronte i pafjalė dhe i robėruar, si i ngrirė nė vend, midis popujve ndėrluftues. Dhe kėshtu, lirėn e tij poetike e la mėnjanė dhe heshti pėr gjithnjė... I zhgėnjyer dhe i ofenduar, e braktisi artin, sepse ky “profesion tradhtar” humbi ēdo kuptim nė kėto hapėsira, ku njerėzit u bėnė tė egėr dhe u shndėrruan nė bisha. Iu desh tė ikte nė Paris dhe Romė, ose kudo gjetkė, mjaft larg, por shumė krenar, sikurse edhe ishte dhe... si njė hero antik e zgjodhi vetė rrugėn e tij... U mbyll brenda katėr mureve tė shtėpisė sė vet, pragun e sė cilės rrallė herė e kapėrceu kėto vitet e fundit. Atje, nė vetminė e tij, sikurse na tregonin tė afėrmit e tij, kryesisht lexonte libra, heshtte dhe nganjėherė shkruante... Dhe kėshtu jetonte mėrgimin e vet vullnetar nga tė dy popujt, artist i lavdishėm i tė cilėve kishte qenė dikur. Tragjedia ka rrjedhėn dhe ritmin e saj tė veēantė. Kur nis tė lėvizė, askush nuk mund ta ndalė atė... Vetėm mė tė guximshmit midis nesh kanė forcė qė tė mos lėkunden para sė keqes sė stuhishme dhe kohėrave tė vėshtira... Bekimi, sikurse thonė, u la lamtumirė tė gjithė atyre qė donte mė shumė nė botė dhe pėr tė cilėt kishte jetuar nė gjithė kėto vite... Gruas sė tij tė bukur, Branka, dy bijve tė tij, Uliksit dhe Hedonit, nipėrve dhe tė afėrmve tė tij... Dhe, mė pas... e mbuloi kokėn e tij tė bukur me njė fletė tė bardhė dhe qėlloi... nė tėmblėn e tij tė djathtė. A u dėgjua qartė kjo e shtėnė? A do tė ndryshojė tė paktėn ndonjė gjė? A ra kush thellė nė mendime pas saj?

(Shkrimi ėshtė botuar ditėt e fundit nė gazetėn e pėrditshme serbe, “Danas”. Rade Sherbedzhija ėshtė njė regjisor, producent dhe aktor serb nga Kroacia. Ai ka luajtur nė mjaft filma jugosllavė e tė huaj. Nė fillim tė viteve ‘90 ka luajtur edhe nė disa filma tė prodhuar nė Hollivud)
/color]

AlbStars


Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: