
Ambasadori gjerman: Pėrmbushni kushtet pėr vizat
Sinjal tė qartė e ka quajtur tė premten ambasadori gjerman Bernd Borchardt lajmin e Bashkimit Evropian pėr liberalizimin e vizave, duke deklaruar se Shqipėria duhet tė pėrpiqet pėr pėrmbushjen e standardeve.
Ai ka thėnė se drejtuesit e vendit duhet ta kenė mirė parasysh se pėr tė pėrfituar liberalizimin e vizave, duhen pėrmbushur njė sere standardesh.
"Sinjali ėshtė i qartė dhe nuk duhen dhėnė premtime boshe. Duhet tė pėrmbushen standardet", tha ai, duke premtuar mbėshtetje nė kėtė proces, ndėrsa ka kujtuar se ato janė pėrmbushur nga fqinjėt qė tashmė do tė lėvizin pa viza.
"Maqedonia dhe Mali i Zi i kanė plotėsuar kėrkesat e Bashkimit Evropian pėr liberalizimin e vizave", theksoi ai, gjatė njė takimi organizuar nga lėvizja MJAFT.
Sipas ambasadorit gjerman, liberalizimi i vizave pas kėsaj mbetet njė ēėshtje e brendshme e vendit tonė dhe klasa politike duhet tė ndėrgjegjėsohet pėr pėrmbushjen e detyrimeve. /shekulli/