Rrjeti i njohur televiziv Euro News bėn tė ditur se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė kėrkojnė njė territor tjetėr pėr ndėrtimin e sistemit tė tyre mbrojtės kundėr raketave.
Sipas Euro News, vendet mė tė mundshme pėr ndėrtimin e kėtij sistemi janė Turqia ose njėri nga shtetet e tjerė tė Ballkanit.
Ndėrkohė, kryeministri ēek Jan Fisher deklaroi sot se presidenti amerikan Barak Obama e kishte informuar se Uashingtoni nuk do tė ndėrtojė njė sistem pėr mbrojtjen nga raketat nė Evropėn Lindore.
Gazeta "The Wall Street Journal" raporton sot se Obama ka nė plan ta anulojė njė sistem radarėsh nė Republikėn Ēeke dhe njė bazė pėr interceptimin e raketave nė Poloni. Edhe agjencia e lajmeve "Reuters" citon zyrtarė polakė tė kenė thėnė se kanė marrė njoftime tė ngjashme nga Shtetet e Bashkuara.
Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se do ta mbronte rajonin nga njė sulm i mundshėm raketor nga Irani.
Por, gjeneral i marinės amerikane dhe zėvendėsshefi i Shtabit tė Shtatmadhorisė amerikane, James Cartėritght, kohėt e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanė mbivlerėsuar se sa pranė ndėrtimit tė njė sistemi raketash balistike me rreze tė gjatė veprimi ėshtė Irani.