Collapse column



Berisha: Legalizim martesave G a y

AlbStars/Berisha: Legalizim martesave G a y => Berisha: Legalizim martesave g a y E Enjte, 30 Korrik 2009 Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje se ka marre nje draft per te luftuar

Author Topic: Berisha: Legalizim martesave G a y  (Read 1284 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline *Tamara*

  • Kaltersi
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 893
  • Gender: Female
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave G a y
« on: July 31, 2009, 01:56:26 PM »
Berisha: Legalizim martesave g a y

E Enjte, 30 Korrik 2009


Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje se ka marre nje draft per te luftuar diskriminimin e pakicave me corientim seksual dhe paralajmeroi se do te hedhe per miratim ne Kuvend, nje ligj qe perfshin edhe martesat brenda gjinise. Informacioni i publikuar nga Berisha, qe menjehere ngjalli debate, erdhi ne kundershtim me hartuesit e draftit. Elsa Ballauri, kryetare e Forumit per te Drejtat e Njeriut, i tha dje gazetes "Koha Jone", se ky projektligj i pergatitur prej tyre dhe diskutuar nga disa organizata te tjera, nuk e ka perfshire opsionin e martesave brenda gjinise. Edhe Aurela Anastasi, drejtore e Komitetit Shqiptar te Helsnikit, tha se ne draftin e shqyrtuar, nuk ekziston nje pike qe te sanksionoje me ligj, martesat g a y.


« Last Edit: July 31, 2009, 02:00:18 PM by *Tamara* »
FURTUNA

Offline *Tamara*

  • Kaltersi
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 893
  • Gender: Female
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave ***
« Reply #1 on: July 31, 2009, 01:59:11 PM »
Edhe homoseksualizmi na duhej!

E Enjte, 30 Korrik 2009


Nga Isidor Koti

Jo me larg se dje, mesuam se ne mbledhjen e Komitetit Nderministror per Integrimin per te miratuar planveprimin per dialogun e liberalizimit te vizave u diskutua edhe nje ligj tjeter i rendesishem kunder diskriminimit. Ky ligj, sipas Kryeministrit Berisha, i ofruar nga shoqeria civile ka te beje me te drejtat e pakicave te qendrimeve te caktuara, konkretisht me martesat brenda gjinise. Arsyeja e perseritur disa here nga vete Kryeministri ishte: "Zhduk diskriminimin". Dhe para se te jepte bekimin e fundit te mbledhjes, ai kerkoi qe ky ligj qe eshte ne Parlament te shqyrtohet me seriozitetin me te madh. Eshte me te vertete lajmi i dites dhe ndoshta i vitit per shqiptaret. Per te shumtet, i pabesueshem! Eshte e sigurt qe ne kete hulli, opinioni, nje pjese e mire e shoqerise civile, institucionet fetare ne vendin tone etj, kane per te reaguar me force dhe do te zhurmojne per shume kohe ne media rreth ketij ligji qe skandalizon vlerat tradicionale te familjes dhe shoqerise sone ne teresi. Le te nenvizojme dhe me pas te argumentojme, qe shoqeria shqiptare nuk eshte e pergatitur per kete dukuri, e cili e shemton shume imazhin e personit dhe te rrethit te tij, jo vetem nga paragjykimet, por edhe nga normat me bazike njerezore. Integrimi ne Evrope nuk e ka vene si kusht miratimin e ligjit per mosdiskriminin e homoseksualeve. Kemi shume kushte te tjera te rendesishme per te plotesuar. Kjo ceshtje duhej diskutuar e fundit fare, madje do ishte me mire te mos prekej me dore.

Le te flasim me mire per martesen e rregullt, qe te shpetojme nga antidoti i saj. Nese do t'i referohemi pikepamjeve fetare, martesa njerezore ekziston nga vullneti i Perendise ne toke si shprehje e krijuar e dashurise per njeriun dhe si pjesemarrje e njeriut ne dashuri. Bashkimi i burrit me gruan ne bashkesine e marteses eshte perdorur ne Bibel si shembelltyre e dashurise besnike te Perendise per Izraelin dhe dashurise flijimore te Krishtit per Kishen (kr. Isaia 54, Jeremia 3, Ezekieli 16, Osea). E thene me shkoqur, lidhja midis gjinive te ndryshme eshte bazike dhe themelore e mbi te gjitha krijuese dhe e trasheguar brez pa brezi. Sepse mashkulli dhe femra jane dy qenie qe lidhen truperisht dhe shpirterisht dhe behen nje trup i vetem e nje shpirt i vetem.

Imagjinoni cfare shemtie dhe turpi para syve te njerezve dhe te Zotit nese ndodh (dhe ka per te ndodhur fatkeqesisht edhe ne vendin tone) qe te bashkohen ne martese jonormale nje burre me nje burre. Pyetja e pare eshte: Cfare do te perfitojne nga njeri-tjetri? Cfare dobie do te kete kjo lidhje ne funksion te familjes kur nuk krijon asgje per vazhdimesine? Si do ta perballojne opinionin e te tjereve? Homoseksualizmi eshte thjesht magjik dhe mekanik, nje kundershtim me normat funksionale te jetes njerezore. Eshte pothuaj nje defekt i mendjes, zemres dhe shpirtit. Me ne themel, eshte defekti i vete natyres njerezore dhe kjo dukuri anormale eshte shfaqur qe ne lashtesi. Asokohe keta njerez konsideroheshin te semure dhe fatkeqe, te mallkuar dhe poshteroheshin nga shoqeria deri ne debim prej saj.

Sot, si rezultat i zhvillimit te shoqerise bashkekohore dhe tolerances se deshirave dhe instikteve njerezore, lejohet edhe ligjerisht kjo lidhje, e cila le shume shtigje per tu diskutuar dhe per tu kundershtuar. Nese martesa ekziston edhe per bashkimin ne dashuri dhe per ndertimin dhe gezimin e ndersjelle te atyre qe jane martuar, pra te burrit dhe te gruas, po martesa brenda nje gjinie per cfare eshte krijuar? Shen Joan Gojarti, thoshte se "edhe martesat pagane jane te shenjta dhe te pastra kur dashuria e vertete eshte e pranishme dhe ciftet i jane dhene njeri-tjetrit perjetesisht, me nje besnikeri te pafundme dhe me perkushtim te ndersjelle. Sepse, atje ku eshte e pranishme nje dashuri e tille, atje eshte i pranishem Zoti".

Homoseksualizmi shpjegohet si nje rebelim i njeriut, dorezim tek papastertia per te c'nderuar trupin e tyre. Dhe cila eshte origjina e homoseksualizmit? Burrat, duke lene marredheniet e natyrshme me gruan, u ndezen ne epshin e tyre per njeri-tjetrin, duke kryer akte te pandershme burra me burra, duke marre ne vetvete shpagimin e duhur per gabimin e tyre. Bibla thote se meqenese nuk e quajten me vend te njihnin Perendine, Perendia i dorezoi ne nje mendje te coroditur, per te bere gjera te pahijshme... Por ata, ndonese e kane njohur dekretin e Perendise, sipas te cilit ata qe bejne gjera te tilla meritojne vdekjen, jo vetem i bejne, por miratojne edhe ata qe i kryejne (Romanet 1:24-32). Fraza se "ata qe bejne keto gjera meritojne te vdesin" ishte marre fjale per fjale ne ligjin e Moisiut. Keshtu: kuroreshkelesit, homoseksualet, njerezit qe kryenin incest dhe ata qe bashkoheshin seksualisht me nje kafshe "denoheshin me vdekje" (Levitiku 20:10-16). Keshtu, sipas zbuleses se Perendise, lidhjet seksuale jane te shenjta dhe te pastra vetem brenda bashkesise se marteses, me idealin qe lidhja ndermjet nje burri dhe nje gruaje te jete e perjetshme, ndersa homoseksualet jane te perjashtuar dhe te denuar pergjithmone.

Brenda ketij konteksti, jo vetem feja, por edhe nje shoqeri normale dhe nje familje e shendoshe e largon pergjithmone nje homoseksual ose e izolon ate. Ndersa shteti, e lejon dhe e bekon ligjerisht kete komunitet, vetem sepse edhe ata meritojne te drejtat e tyre. Teksa e cela kete teme ne statusin e facebook-ut dje, menjehere erdhen reagimet e shumta dhe nje prej miqve e kolegeve te mi nuk kishte faj kur tregonte se kjo eshte fyerje kombetare. Ne fakt, duken sikur mbaruan te gjithe hallet e shqiptareve dhe nuk i kishte mbetur gje tjeter dje qeverise. Ne historine dhe ne kulturen e tyre, shqiptaret e kane pasur per turp te flasin per te tjeret mbi kete ves te shemtuar, qe duket sikur afron fundin e familjes dhe te shoqerise. Jo me ta pranojne dhe ta miratojne me ligj bashkejetesen, apo martesen midis dy meshkujve...Bukur, zoti Kryeminister, por nuk eshte ogur i mire fillimi i nje mandati te ri, me nje projektligj mbi martesen e burrave "G a y". Do shenohet ne histori kjo...




 
 
 
FURTUNA

Offline *Tamara*

  • Kaltersi
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 893
  • Gender: Female
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave G a y
« Reply #2 on: August 19, 2009, 05:32:00 PM »
Te gjitha fete: Berisha, ndal "martesat g a y"

E Merkure, 19 Gusht 2009


Projekti per martesat brenda gjinise ka sjelle nje reagim per here te pare te perbashket, nga te gjitha komunitetet fetare ne vend. Ajo eshte nenshkruar nga Keshilli Nderfetar i Shqiperise (KNFSH) permes Keshillit te Presidences ne te cilin bejne pjese kreret e kater Komuniteteve Fetare Tradicionale ne Shqiperi dhe neser me 20 Gusht 2009, do t'i dorezohet zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha. Por letra i drejtohet njekohesisht popullit shqiptar, ndaj po e publikojme ate te plote, per te njohur qytetaret me qendrimin zyrtar te komuniteteve fetare ne vend.

Nenshkruesit e letres, jane Haxhi Selim Muca (Kryetar i Komunitetit Musliman), Anastas Janullatos (Kryepiskop i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise), Rrok Mirdita (Kryetar i Konferences Ipeshkvnore te Kishes Katolike Shqiptare) dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi (Kryegjysh i Kryegjyshates Boterore Bektashiane).

"Jemi ne kundershtim te plote me iniciativen e qeverise per hartimin e ligjit per njohjen e martesave homoseksuale ne Republiken e Shqiperise dhe shprehim me indinjate shqetesimin tone per rrezikun qe i kanos ky ligj shoqerise shqiptare", nis letra e KNFSH.

Kurse kujton faktin se "kombi yne ka respektuar berthamen e shoqerise; familjen. Pavaresisht veshtiresive te shumta qe po kalon ajo ne keto vite tranzicioni dhe ndryshimesh te medha social-ekonomike, familja shqiptare ka ditur ta ruaje karakterin e saj te shenjte dhe rolin e saj te pazevendesueshem ne mbrojtje te identitetit, dinjitetit dhe mireqenies kombetare".

Iniciativen per martesat g a y, drejtuesit e komuniteteve fetare thone se "e vleresojme si sulm per dobesimin e familjes natyrale midis nje mashkulli dhe nje femre, e cila eshte dhurate e Zotit dhe perben berthamen me te forte te shoqerise shqiptare".

Politika formon struktura dhe institucione, ndersa besimi formon zemrat dhe moralin shpirteror te kombit, vijon letra.

Ndaj vijon apeli: "Njezeri, shprehim vullnetin tone te perbashket ne mbrojtje te familjes, te ardhmes se femijeve tane dhe vlerave te saj, ashtu sic na meson feja dhe te paret tane, dhe bejme thirrje per heqje dore nga miratimi i ketij projekt-ligji".

Ne kete pike, vjen si mbyllje e letres, edhe keshilla ndaj Berishes, e krereve te komuniteteve: "Ne duhet te bejme ate cka eshte e drejte, jo per syte e botes "moderne", por perpara Perendise, dhe vetem atehere mund te presim qe Ai t'i degjoje lutjet tona dhe te na bekoje ne rrugen e perparimit e zhvillimit te vertete".










FURTUNA

Offline *Tamara*

  • Kaltersi
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 893
  • Gender: Female
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave G a y
« Reply #3 on: August 19, 2009, 05:40:05 PM »


KY ESHTE IMAZHI I BESIMEVE FETARE NE SHQIPERI  :D  14;
FURTUNA

Offline marisa

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 8207
  • Gender: Female
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave G a y
« Reply #4 on: August 19, 2009, 08:42:09 PM »
po dhe kte kishim manget ne
po thuaj mjer ne cfar na ka gjet :)
NESE UNE HESHT NUK DO TE THOT SE UNE NUK DI ASGJE, THJESHT DUA  TE SHOH SA LARG MUND TE SHKOJN DISA

Offline ♥lepurushe♥

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 14351
  • Gender: Female
  • jam fisnike kam zemren gur
    • View Profile
Berisha: Legalizim martesave G a y
« Reply #5 on: August 20, 2009, 06:13:35 PM »
do kenaqemi me dasma

AlbStars

Berisha: Legalizim martesave G a y
« Reply #5 on: August 20, 2009, 06:13:35 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: