
Berisha: Nuk i plotėsuam kėrkesat pėr vizat
Kryeministri Sali Berisha e ka vlerėsuar si objektiv dhe tė drejtė vendimin e Komisionit Evropian pėr mos liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė.
Berisha ka theksuar se Shqipėria ka vonesa nė disa drejtime, si pasaportat biometrike. Sa pėr Shqipėrinė ėshtė fakt i pamohueshėm qė nė disa drejtime kemi vonesa si nė pasaportat biometrike dhe nė plotėsimin e ndonjė kushti tjetėr. Kėto kėrkesa nuk janė penalizuese, as diskriminuese. Pėrkundrazi i kėrkohet arritja e disa standardeve pėr Shqipėrinė.
Tani po pėrpiqemi tė pajisim qytetarėt e Shqipėrisė me pasaporta biometrike. Nėse mė pyet: A prisja qė Shqipėria tė pėrfshihej nė listėn e parė krahas Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė? Do tė pėrgjigjem jo - nuk e prisja. Kjo sepse jemi ende me proces zgjedhor tė papėrfunduar dhe me ende nuk ka pėrfunduar pajisja me pasaporta biometrike. Prandaj e konsideroj njė vendim pozitiv atė tė KE-sė, tė Komisionerit Olli Rehn dhe tė zv.presidentit tė kėtij Komisioni Jacques Barrot. Pra, nuk mund tė them qė Shqipėria ėshtė diskriminuar qėllimisht, tha Berisha pėr Deutsche Welle.
Berisha tha se vendet e tjera prej vitesh kanė njė sistem identifikimi shumė mė tė mirė se Shqipėria, e cila po e zhvillon tani. Shoh njė qėndrim objektiv tė KE-sė dhe mė mbetet tė punojė pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat pėr lėvizjen e lirė, vijoi Berisha, teksa ka shtuar se lėvizja e lirė ėshtė njė zhvillim i jashtėzakonshėm me ndikim real, jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Evropė, pėr kėto pjesė tė Ballkanit, ku vizat liberalizohen dhe ėshtė e domosdoshme tė bėhet mbi bazėn e standardeve tė sigurisė mė tė lartė. /D-Welle/Start/Telegrafi/