Collapse column



berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron

AlbStars/berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron => Nė njė intervistė, pasi foli nė njė konferencė tė ekspertėve tė bankave qendrore dhe financave rajonale, Berisha tha se Shqipėria duhet tė ndjekė

Author Topic: berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron  (Read 724 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ♥lepurushe♥

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 14351
  • Gender: Female
  • jam fisnike kam zemren gur
    • View Profile
berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron
« on: September 18, 2009, 08:20:49 PM »
Nė njė intervistė, pasi foli nė njė konferencė tė ekspertėve tė bankave qendrore dhe financave rajonale, Berisha tha se Shqipėria duhet tė ndjekė fqinjėt e saj, qė nuk janė anėtarė tė Bashkimit Evropian, si Mali i Zi dhe Kosova, tė cilat kanė adoptuar euron.

“Unė mendoj se ėshtė jetėsore qė negociatat me Bankėn Qendrore Evropiane tė nisin”, - tha ai para se qeveria tė nisė njė mandat tė dytė katėrvjeēar, pas betimit qė ajo kreu nė Presidencė gjatė mėngjesit tė sė enjtes. “Ne jemi njė vend i vogėl. Ėshtė shumė e vėshtirė t’i rezistosh euros. Ėshtė njė presion shumė i madh dhe influencon jashtėzakonisht shumė ekonominė.”

“Kosova ka pėr monedhė ta saj euron, Mali i Zi po ashtu, Greqia, edhe ajo”, tha Berisha pėr partnerėt fqinjė tregtarė, tė cilėt pėrdorin euron. Qė tė dyja vendet, Mali i Zi, qė aplikoi pėr anėtar i BE nė fillim tė kėtij viti dhe Kosova, qė ka perspektivė shumė tė gjatė para se tė shkojė nė BE, pėr shkak se disa vende nuk e kanė njohur ende, kanė adoptuar nė mėnyrė tė njėanshme euron. Italia, partneri mė i madh tregtar i vendit, qė shtrihet pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut, kohė mė parė hoqi lirėn pėr euron. Por analistėt thonė madje se dhe Bullgaria, e cila synon tė adoptojė euron nė vitin 2013, ka shumė gjasa tė hasė rezistencė nga vendet nė recesion tė Evropės Perėndimore, ku ėshtė bėrė e zakonshme qė tė mos lejohet pėrdorimi i euros nė vende tė tjera qė duan t’i bashkėngjiten asaj nė kohė krize. Kryeministri refuzoi tė pėrgjigjet se sa kohė do t’i duhet Shqipėrisė pėr tė adoptuar euron dhe tė shfarosė lekun. “Do tė jetė ēėshtje negociatash”, tha ai. “Disa negociata, disa rregullime janė tė domosdoshme, e tėrė ekonomia po euroizohet. Duke adoptuar euron do tė jetė mė mirė, mė shpejt. Ėshtė njė proces qė nuk varet nga unė”, tha kryeministri. Berisha tha se mė e keqja e krizės ekonomike ka kaluar pėr Shqipėrinė dhe se ai priste qė rritja ekonomike tė ishte nga 4 nė 6% pėr kėtė vit dhe vitin qė vjen ajo do tė shkojė 10%. Ai tha se Shqipėria nuk ka nevojė pėr kredi nga FMN dhe se ekonomia e Shqipėrisė ishte mė e fortė se sa ishte parashikuar. “Ekonomia reale ka treguar se ėshtė e fuqishme. Ishte mbivlerėsuar pesha e sektorit tė financės nė ekonomi. Shqipėria nuk ra nė recesion, pavarėsisht krizės”, tha kryeministri.

Bankierė nga Ballkani bėjnė thirrje pėr njė bursė rajonale
Disa prej bankierėve tė rėndėsishėm tė Ballkanit kėrkuan dje qė tė ndėrtohet njė bursė rajonale, e cila do tė mund tė shėrbente si rrugė pėr integrimin e pritshėm evropian. “Duke marrė nė konsideratė faktin se sa tė vogla janė kėto vende dhe se sa i vogėl ėshtė tregu, ndėrtimi i njė burse rajonale do tė ishte njė gjė shumė e mirė”, - tha pėrfaqėsuesi i Bankės Qendrore tė Serbisė, Radovan Jelasiē. Disa vende tė Evropės Juglindore, qė janė ende shumė larg anėtarėsimit nė BE, kanė bursat respektive, pėrfshirė kėtu Serbinė, Bosnjėn, Malin e Zi, Maqedoninė. Shqipėria, njė vend qė ėshtė trembur keqas nga piramidat e vitit 1997, ka marrė nė konsideratė mundėsitė e ēeljes sė bursės sė saj. Hapa konkretė pėr kėtė ide tė rėndėsishme tė ēeljes sė bursės rajonale nuk u pėrcaktuan, por ato pritet tė diskutohen nė kohėt mė pas, ndoshta muajt qė vijnė.

Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron
« Reply #1 on: March 26, 2010, 09:47:23 PM »
drejt ka ai sala,se i shkon uji ne vije,por per ata qe marrin nje rroge mesatare 200me 250 euro ne muaj c'behet :D


edhe me cmime stratosferike :helpsmilie:
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

AlbStars

berisha....do heqim lekun dhe do adoptojme euron
« Reply #1 on: March 26, 2010, 09:47:23 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: