
Bota dėnon sulmin nė Xhakartė
Bashkėsia Ndėrkombėtare ka dėnuar sulmin nė Xhakartė tė Indonezisė, ku nga shpėrthimet nė dy hotele u vranė sė paku 9 njerėz dhe u plagosėn rreth 50 tė tjerė.
Presidenti amerikan, Barack Obama, pėrmes njė deklarate ka dėnuar kwto sulme, duke theksuar se, qeveria e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e gatshme qė, si mike dhe partnere, tė ndihmojw qeverinė e Indonezisė ti pėrgjigjet dhe tė rimėkėmbet nga kėto sulme mizore.
Obama, i cili kaloi pjesė tė fėmijėrisė sė tij nė Indonezi,vlerėsoi vendosmėrinė e kėtij shteti nė luftėn kundėr ekstremizmit tė dhunshėm.
Ndėrkohė, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Departamenti i saj po punon pėr tė ndihmuar qytetarėt amerikanė qė janė plagosur nga shpėrthimet.
Bashkimi Evropian i cilėsoi shpėrthimet si akte brutale dhe u shprehi ngushėllime familjarėve tė viktimave pėrmes njė deklarate tė lėshuar nga presidenca suedeze e BE-sė.
Ndėrkohė, sekretari i Jashtėm i Britanisė, David Miliband, tha se kėto sulme na kujtojnė sėrish kėrcėnimin i cili u kanoset njerėzve tė racave dhe religjioneve tė ndryshme nga ekstremistėt e dhunshėm.
Ministri i Jashtėm i Italisė, Franco Frattini, i quajti sulmet tė neveritshme," duke theksuar se "ato konfirmojė nevojėn pėr tė qenė shumė vigjilent nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar". /REL/Telegrafi/