Mė tė rrezikuara nga pirja e duhanit janė femrat. Pėr arsye ende tė paqarta nė fakt, duket se ato janė mė shumė tė ekspozuara ndaj sėmundjeve tė shkaktuara nga konsumimi i duhanit (jo vetėm ndaj kancerit). Por, nė krahasim me meshkujt, kanė mė shumė mundėsi pėr tu shėruar
Etja pėr ajėr
Konfirmimi i fundit vjen nga njė studim ndėrkombėtar amerikan, i prezantuar nė konferencėn e American Thoracic Society, tė mbajtur nė San Diego (Kaliforni). Gjatė kėtij studimi janė ekzaminuar 954 persona me bronkopneumopati kronike, njė shqetėsim qė tė jep vazhdimisht ndjesinė sikur ke nevojė pėr ajėr dhe ta bėn mė tė vėshtirė jetėn e pėrditshme. Ndryshe mjekėt e quajnė mushkėria e duhanpirėsit, sepse kjo patologji prek pothuajse njė tė pestėn e duhanpirėsve. Femrat e pėrfshira nė studim u shfaqėn mė tė brishta dhe u vėrejt se ato prekeshin nga sėmundja nė moshė shumė mė tė re sesa meshkujt, edhe nėse nuk tymosnin shumė cigare