Collapse column



CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"

AlbStars/CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE" => ARBĖRIA Mė e moēme se hėna ėshtė Arbėria rrėnjėt i shtrin tek mitet ilire ku perėndesha Dea qumėsht i jep gjarpėrit tė shtėpisė. Ėndėrrat arbėrore

Author Topic: CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"  (Read 1417 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« on: September 05, 2009, 02:34:51 PM »
ARBĖRIA

Mė e moēme se hėna ėshtė Arbėria
rrėnjėt i shtrin
tek mitet ilire
ku perėndesha Dea
qumėsht i jep
gjarpėrit tė shtėpisė.

Ėndėrrat arbėrore
me Qerren e Diellit
udhėtojnė
pėr tė pushuar
nė svastikėn
e djepave tanė.

Deri sa flenė arbėrorėt
dy shqipe tė pagjuma
ėndrrat na i ruajnė
netve me hėnė.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #1 on: September 05, 2009, 02:35:26 PM »
DITĖ E VONUAR
Si pikė uji nga shkretėtira
bėhu oazė
dhe mbushi burimet
qė t“i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditė e ėndrrave tė bardha!


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #2 on: September 05, 2009, 02:36:14 PM »
NĖ BRENDI
E sotmja
qan tė nesėrmen,
tė dyja nė shpirtin tim ndeshen,
unė mes tyre pėrpiqem
tė arrij triumfin.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #3 on: September 05, 2009, 02:36:59 PM »
PARA GJAMISĖ Sė MADHE NĖ PRISHTINĖ

Nė Prishtinė
para kafenesė"Besa"
bėrlyket shpresa pėr ēdo ditė.


Para Xhamisė sė Madhe
tubohen mėngjezeve rinia
pėr tė shitur rininė e vet.

Asme pishė as me qiri
kurkund s“gjen
mall mė tė lirė nė treg.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #4 on: September 05, 2009, 03:03:00 PM »
Hall mbi hall

Turma shkojnė
turma vijnė
mbijnė si bari i keq
nė faqen e blertė tė globit

Prej shekulli nė shekull
kėrkojnė lėmoshė
trotuareve tė fatit

Trokasin nė portė tė hapur
kastat luksoze
tė ngopura parfumnesh
tė njė biznesi tė ndyrė

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #5 on: September 05, 2009, 03:03:41 PM »
Ora jonė

Gjurmė pas gjurme
bjeshkė pas bjeshke
na ndoq sopata shpatėn
nėpėr shekuj

Kėtu varrė e atje varrė
mė bėhet shpirti mulli ere
nė skėterrė pas skėterre
deri kur tė bredh me bredh
kėshtu,o shpirti im?
nga tė palarat
e botės pelim

Kėtu s’ jam
atje s’mė lėnė,
o nėnė

qenia ime e ndarė nė dysh
nė udhėkryq

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #6 on: September 05, 2009, 03:04:36 PM »
E bukura More

Moj e bukura More
si tė lash, e mė s’tė pash
si tė lash, si tė lash
si tė lash, e mė s’tė pash
(popullore)

Ec nėpėr tė kaluarėn
pėr ta gjetur tė ardhmen
ėndėrro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbėrisht
e jetėn vazhdo
prore
e dasmėn
bėje pleqėrisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkėmbore
buzė detit
me shikim tė humbur
nga e bukura More

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #7 on: September 05, 2009, 03:06:49 PM »
E ndiej humbjen

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul nė shpirtin tim
tretur nė mėrgim

Njė pjesė e diellit
m’ ėshtė shkėputur
nga qielli i bebėz
nga hija e lotit tim
derdhur
nė dhe tė huaj

Nėse unė s’ kthehem
hija ime do tė bredhė
trotuareve tė botės
pas mallit tim

Pėr ēdo natė
e bėj nga njė shtegėtim
nė mendje
pėr nė shtėpi
pėr amanetin e nėnės
para se tė japė lamtumirėn
pranverave
tė ikura pa kthim

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #8 on: December 30, 2010, 04:54:55 PM »
KA KOHĖ
Ka kohė
qė jam duke u ngjitur
Lugut tė Blertė
tė Gėrmisė.


ka kohė qė ujė pi
nė krojet e fėminisė.


Ka kohė
qė mė janė ngatėrruar kohėt
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ėndrra.


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #9 on: December 30, 2010, 04:56:20 PM »
DARDANIA

Ja kėto janė ato vise
ku pemėt piqėn nė dimėr
e lulėzojnė nė verė.

Fėmijėt dardanė
kėmbėzbathur ecin
nėpėr acarin e shekujve
pėr tė arritur
nė tokėn e premtuar.

Kjo tokė ėshtė Dardania
e gdhendur nė atė mburojė
qė e mbajnė
luftėtarėt e saj
nėpėr betejat qė s“i regjistroi
historia.


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #10 on: December 30, 2010, 04:57:17 PM »
DUKE SHIKUAR ORĖN

Njė shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

ku mbet ora jonė
qė mat rrjedhėn e gjakut
nė histori?...


Pena ime gėrryen mbi letėr
hieroglifet
me tė cilat kam shėnuar
kronologjinė
e lindjes
deri nė perėndim
tė epokės sė gjakut.


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #11 on: December 30, 2010, 04:58:37 PM »
RASAT E MĖRGIMTARIT
Njė jetė e nemur
e lakuar nėpėr
rasa.

Nė emėrore:Iliri!
nė kallėzore:Dardani!
nė rrjedhore:Kosovė!


Thirrorja ėshtė zhdukur
se nėna s“na dėgjon.


Emri ynė
edhe sot lakohet
nėpėr histori.


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #12 on: December 30, 2010, 04:59:37 PM »
DALLĖNDYSHES

Shko nė kopshtin tim
kėput veē njė mollė
ma sill tķ marr erė
tė bėhem erė e saj.

Ma sill njė lulėkuqe
me ngjyrė tė flamurit
t“ma zdriti udhėn
e shtegun  nėpėr terr.


Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #13 on: December 30, 2010, 05:00:27 PM »
BOTA E TJETĖRSUAR

Shekuj me radhė
po lind
ėngjuj dhe tiranė.


Rruga ku takohen
shtruar me tė zeza,
mbretėri e tyre
shtrihet nė varreza.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #14 on: December 30, 2010, 05:02:57 PM »
MALLĖNGJIM

Motra kur u bė nuse
hapi portat e ngujuara
te njė stine tė re.


Qerrja e kuqe me katėr rrota kohe
kaloi mbi fėmininė e saj.

Motra iku!
Ē“zog do tė kėndojė
nė drurin e manit
mallin e saj

AlbStars

CIKĖL NGA PĖRMBLEDHJA POETIKE"TOKĖ DARDANE"
« Reply #14 on: December 30, 2010, 05:02:57 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: