
Clinton nė Indi pėr bisedime
Sekretarja amerikane e Shtetit mbėrriti nė Indi pėr bisedime qė synojnė tė forcojnė lidhjet mes dy vendeve. Sekretarja Hillary Clinton mbėrriti tė premten nė Bombei ku do tė marrė pjesė nė njė shėrbesė pėrkujtimore pėr 166 tė vrarėt nė sulmet terroriste.
Tė dielėn, Clinton do tė shkojė nė New Dehli pėr bisedime me udhėheqėsit indianė, pėrfshi kryeministrin Manmohan Sing. Udhėheqėsit do tė diskutojnė mėnyrat pėr tė ndėrtuar njė partneritet strategjik qė filloi me marrėveshjen pėr bashkėpunim bėrthamor nė vitin 2005.
Shtetet e Bashkuara dhe India pritet tė finalizojnė dy marrėveshje. Njė do tė lejojė kompanitė amerikane tė ndėrtojnė uzina bėrthamore nė Indi. Marrėveshja tjetėr do tė sigurojė qė teknologjia amerikane qė i shitet Indisė tė mos kalojė nė vende tė tjera. /VoA/