Collapse column



Dashuria dhe Cmenduria !!!

AlbStars/Dashuria dhe Cmenduria !!! => Dashuria dhe Cmenduria  !!! Ēmenduria vendosi te ftonte miqte e saj per nje kafe. Pas kafes, Ēmenduria propozoi te luanin kukafshehtas.

Author Topic: Dashuria dhe Cmenduria !!!  (Read 195 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline emi

  • Be Like No Other !!!
  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 5139
  • Gender: Female
    • View Profile
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« on: February 28, 2009, 05:19:26 PM »
Dashuria dhe Cmenduria  !!!


Ēmenduria vendosi te ftonte miqte e saj per nje kafe. Pas kafes, Ēmenduria propozoi te luanin kukafshehtas.

'Kukafshehtas? E cfare eshte?' - pyeti Kurioziteti.

'Kukafshehtas eshte nje loje. Une do te numeroj deri me 100 dhe ju do te fshiheni. Kur te mbaroj se numeruari, do te filloj t'ju kerkoj dhe i pari qe do te gjendet, do te numeroje ai deri me 100'.

Te gjithe pranuan pervecse Frikes dhe Dembelit.

'1, 2, 3'- filloi te numeroje Cmenduria.

Nxitimi nxitoi i pari per t'u fshehur, atje ku mundi.

Ndruajtja, si gjithmone e ndruajtur u fsheh ne mes te pemeve.

Lumturia vrapoi dhe u fsheh ne mes te kopshtit me lule.

Merzia filloi te qaje, sepse nuk arrinte te gjente nje vend te pershtatshem per t'u fshehur.

Zilia se bashku me Triumfin u fshehen pas nje guri.

Ēmenduria vazhdonte te numeronte, ndersa miqte e saj vazhdonin te fshiheshin.

Deshperimi deshperohej ndersa shihte qe Ēmenduria po arrinte tek 100.

'100!' - bertiti Ēmenduria e filloi te kerkonte miqte e saj.

I pari qe u gjet ishte pikerisht Kurioziteti, sepse nuk arriti t'i rezistonte deshires per te pare se kush do te gjendej i pari. Ndersa hedh shikimin tej, Ēmenduria sheh Dyshimin siper nje kangjelle qe nuk dinte nga cila ane te shkonte (se cila ane do te ishte me mire per te). E keshtu me radhe Cmenduria gjeti Lumturine, Merzine, Ndruajtjen, etj... Kur u gjeten gati te gjithe, Kurioziteti pyet: 'Po Dashuria, ku eshte?' Askush se kishte pare Dashurine. Cmenduria filloi ta kerkonte, kerkoi ne maje te malit, neper male, neper lumenj e poshte shkembinjve, por... nuk arriti ta gjeje Dashurine. Duke kerkuar gjithandej, Cmenduria sheh nje tufe me trendafila, merr nje thuper e filloi te kerkoje mes degeve te trendafilave, derisa ne nje moment degjoi nje britme dhimbje. Ishte Dashuria qe ulerinte nga dhimbja, sepse nje gjemb i kishte hyre brenda ne sy. Ēmenduria nuk dinte cfare te bente; i kerkoi falje si e marre Dashurise dhe per te pasur faljen e saj, i premtoi qe do ta ndiqte pergjithmone nga pas. Me ne fund Dashuria e fali dhe qe atehere Dashuria eshte e verber dhe Cmenduria e ndjek nga pas.

Edhe sot e kesaj dite, kur Dashuria kerkohet e nuk gjendet, vetem te cmendurit vazhdojne ta kerkojne... edhe pse...
UNE DI VETEM NJE GJE,QE NUK DI ASGJE - \"Sokrati\"

Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #1 on: February 28, 2009, 05:23:10 PM »
ky ish nje mbishkrim shume shume me kuptim emi
shume shume e bukur
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

Offline emi

  • Be Like No Other !!!
  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 5139
  • Gender: Female
    • View Profile
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #2 on: February 28, 2009, 05:27:13 PM »
Jo i imi kuptohet.
Keto shkrimet me kuptim si le te me ikin.
Me behet qejfi qe goditi dhe tek ti Gentian. :)
UNE DI VETEM NJE GJE,QE NUK DI ASGJE - \"Sokrati\"

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #3 on: February 28, 2009, 05:43:11 PM »
Emi shume shume shume me kuptim dhe shume bukur :) :) :)

Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #4 on: February 28, 2009, 05:45:09 PM »
Jo i imi kuptohet.
Keto shkrimet me kuptim si le te me ikin.
Me behet qejfi qe goditi dhe tek ti Gentian. :)

kuptim figurativ
doja te pyesja qe a eshte krijim i joti
realiteti me ate mbishkrim eshte i njejte
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

Offline ♥lepurushe♥

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 14351
  • Gender: Female
  • jam fisnike kam zemren gur
    • View Profile
Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #5 on: February 28, 2009, 07:35:40 PM »
wow meravigliosa , 14; 14; do ta kopjoj

AlbStars

Dashuria dhe Cmenduria !!!
« Reply #5 on: February 28, 2009, 07:35:40 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: