Collapse column



Decentralizimi - kafshatė e vėshtirė pėr serbėt e Kosovės

AlbStars/Decentralizimi - kafshatė e vėshtirė pėr serbėt e Kosovės => Decentralizimi - kafshatė e vėshtirė pėr serbėt e Kosovės Pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės, thonė se decentralizimi i pushtetit lokal ėshtė shumė

Author Topic: Decentralizimi - kafshatė e vėshtirė pėr serbėt e Kosovės  (Read 575 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com

Decentralizimi - kafshatė e vėshtirė pėr serbėt e Kosovės
Pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės, thonė se decentralizimi i pushtetit lokal ėshtė shumė i rėndėsishėm, por jo nė formėn qė ėshtė menduar nė planin e Martti Ahtisaarit. Disa pėrfaqėsues tė serbėve thonė se decentralizimi duhet tė rinegociohet me Prishtinėn zyrtare. Mirėpo qeveria e Kosovės thotė se kėrkesat e serbėve pėr rinegocim tė procesit tė decentralizimit janė tė pamundura.
Qė kur ėshtė hartuar plani i decentralizimit tė pushtetit lokal, serbėt e Kosovės nuk kanė pranuar tė pėrfshihen nė kėtė proces, sepse sipas tyre zbatimi tij legjitimon pavarėsinė e Kosovės e cila pėr ta ėshtė e papranueshme. Mirėpo nė anėn tjetėr qeveria e Kosovės pavarėsisht mospėrfshirjes sė serbėve nė kėtė proces, po vazhdon pėrpjekjet qė decentralizimi i pushtetit lokal tė funksionalizohet, por vetėm nė vendbanimet shqiptare dhe jo nė ato serbe pėr shkak se ky proces kundėrshtohet nga kėta tė fundit.

Kohėt e fundit disa pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės qendrore, kanė hedhur idenė qė ēėshtja e decentralizimit tė rinegociohet me Prishtinėn zyrtare nė kuadėr tė pakos sė Martti Ahtisaarit. Ata thonė se ėshtė i kotė kundėrshtimi i serbėve pėr decentralizimin nėse anashkalohet Prishtina zyrtare.

Rangjel Nojkiq, njė pėrfaqėsues i serbėve tė Kosovės qendrore, thotė se bisedimet e tilla do tė duhej tė zhvillohen me garancinė e bashkėsisė ndėrkombėtare. "Ėshtė ēmenduri qė Prishtina, si faktor, tė pėrjashtohet nga ky rrėfim, ēfarė ėshtė procesi i decentralizimit. Nė bisedime duhet tė pėrfshihet bashkėsia ndėrkombėtare, sepse ajo ėshtė garantuese e realizimit dhe zbatimit tė decentralizmit", thotė Nojkiq.

Bashkėkombėsi i Nojkiqit, Milan Ivanoviq, lider i serbėve tė veriut tė Kosovės, thotė se as qė mund tė bėhet fjalė pėr kurrfarė procesi tė decentralizimit, i cili do tė menaxhohej nga Prishtina zyrtare. "Decentralizimi nė kuadėr tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila ėshtė shpallur njėanshėm dhe jashtėligjshėm, e papranuar nga Serbia dhe pa pjesėmarrjen e serbėve dhe kėtu mos tė harrojmė e papranuar nga shumica e bashkėsisė ndėrkombėtare, gjithsesi qė nuk mund tė jetė i pranueshėm pėr serbėt", thotė Ivanoviq.

Ai vazhdon se serbėt i kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė tė zgjedhur nė maj tė vitit tė shkuar nė zgjedhjet e Serbisė tė cilat u organizuan edhe nė Kosovė.

Milan Ivanoviq, i cili akuzohet nga policia e Kosovės pėr thirrjet e tij publike pėr djegien e dy pikave kufitare tė Kosovės me Serbinė, thotė se serbėt e Kosovės tashmė kanė strukturat e tyre institucionale nė Kosovė dhe pėrmes tyre duhet t’i realizojnė tė drejtat e veta.

Shumica e pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės thonė se pėr ta decentralizimi ėshtė shumė i rėndėsishėm, por jo nė formėn qė ėshtė propozuar nga kryendėrmjetėsi Martti Ahtisaari. Mirėpo, zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės, thonė se kėrkesat e serbėve pėr rinegocim tė procesit tė decentralizimit janė tė pamundura.

Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotė se "nė pėrgjithėsi, Pakoja e Ahtisaarit ėshtė njė vendim pėrfundimtar dhe institucionet e Kosovės kanė marrė vendim pėr ta implementuar tė tillė. Ka palė tė ndryshme qė kanė shikime tė ndryshme e komente tė ndryshme dhe pikėrisht aty ėshtė rreziku. Ēdo hapje e Pakos sė Ahtisaarit ėshtė vite tė humbura."

Analisti i pavarur, Ramush Tahiri, thotė se bisedime tė brendshme me serbėt e Kosovės duhet tė ketė por jo, bisedime me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar:

"Nė institucionet e Kosovės mund tė bisedohet pėr modalitete. Mirėpo, decentralizimi ėshtė rezultat i bisedimeve tė Vjenės dhe i bisedimeve ndėrkombėtare. Nėse pėrfaqėsuesit serbė mendojnė se i gjithė procesi mund tė rinegociohet edhe Pakoja e Ahtisaarit mund tė rinegociohet - kjo ėshtė e pamundur, sepse duhet palėt pėr bisedime tė pėrcaktohen dhe duhet tė jetė edhe ndėrmjetėsi ndėrkombėtar."

Sidoqoftė, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare tashmė janė nė fazėn finale me aktivitet e tyre pėr vėnė nė jetė procesin e decentralizimit. Ata pranojnė qė nė vendbanimet serbe do tė ketė vėshtirėsi, mirėpo shpresojnė qė komuniteti serbė gradualisht do tė integrohet nė shoqėrinė kosovare dhe do ta kuptojnė qė decentralizimi i pushtetit lokal ėshtė vetėm nė tė mirė tė tyre. /Radio Deutsche Welle/

AlbStars


Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: