Collapse column



Detyrat e misionit tė BE-sė EULEX nė Kosovė

AlbStars/Detyrat e misionit tė BE-sė EULEX nė Kosovė => BE-ja zyrtarizoi vendimin pėr misionin civil nė Kosovė, EULEX. Selia e EULEX-it do tė jetė nė Prishtinė. Beogradi e dėnoi ashpėr kėtė mision duke e

Author Topic: Detyrat e misionit tė BE-sė EULEX nė Kosovė  (Read 858 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline beku

  • Super Hacker
  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 228
  • Gender: Male
  • Mess with the best and die like the rest.....
    • View Profile
Detyrat e misionit tė BE-sė EULEX nė Kosovė
« on: March 27, 2008, 08:10:25 PM »
BE-ja zyrtarizoi vendimin pėr misionin civil nė Kosovė, EULEX. Selia e EULEX-it do tė jetė nė Prishtinė. Beogradi e dėnoi ashpėr kėtė mision duke e quajtur " turp" dhe shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. 
Misioni pėr shtetin ligjor, shkurt EULEX, kėshtu ėshtė pagėzuar misioni mė i madh civil nė historinė e BE-sė, qė do tė vendoset gjatė shkurtit dhe marsit nė Kosovė.

Shtetet e BE-sė nuk pritet qė ta njohin bashkarisht pavarėsinė e Kosovės, qė sipas tė gjitha gjasave do tė shpallet mė 17 shkurt. Qipro thotė jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanė rezerva. Shtetet e BE-sė do tė "marin lajmin e shpalljes sė pavarėsisė".

Mė pas do tė pasojnė njohjet e secilit shtet, mė vete. Mė tė bashkuar janė evropianėt nė lidhje me misionin e BE-sė. Ky mision nė njėrėn anė do tė pėrmbajė EULEX-in, i cili do tė ndėrtojė dhe kontrollojė gyjqėsinė, administratėn policinė dhe doganėn e ku do tė pėrfshihen 2000 policė dhe juristė.   

Bashkimi Evropian pėrveē tė tjerash do tė hapė Zyrėn Ndėrkombėtare Civile (ICO), e cila do ta kėshillojė dhe mbikqyrė qeverinė e Kosovės. Deputetja gjermane e parlamentit evropian Doris Pack thotė se do tė jenė ndėrkombėtarėt ata qė do ta thonė fjalėn e fundit: "Pavarėsia e mbikqyrur do tė pėrfshijė edhe mundėsinė e korrigjimit, ndėrrimit tė personelit dhe qė do tė jetė Bashkimi Evropian ai qė do tė thotė fjalėn e fundit. Pavarėsia do tė mbikqyret pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė na dhėnė neve sigurinė, qė e tėra ecėn nė rregull."

Zyra Ndėrkombėtare do tė zėvendėsojė njė pas njė administratėn e OKB-sė, e cila nuk ka qenė shumė eficiente gjatė gjashtė vjetėve paraardhės: "Deri tani pjesa mė e madhe e punės udhėhiqej nga OKB-ja, ndėrsa shiqptarėt ishin vetėm sa pėr dekor. Tani do tė jetė anasjelltas. Shqiptarėt do tė janė ata qė do tė marrin pėrgjegjėsinė nė dorė ndėrsa ne do tė jemi dekor," thotė Pack. Ajo shton se ky dekor ėshtė shumė i rėndėsishėm qė gjithēka tė bėhet si duhet."

Bashkimi Evropian do tė harxhojė gjithsej rreth dy miliardė Euro pėr rindėrtimin e administratės dhe infrastrukturės nė Kosovė. I ndodhur nėn presionin e Rusisė, Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbėshteti haptazi dėrgimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė. Rusia e konsideron kėtė mision tė pamoralshėm dhe tė paligjshėm, pasi ai nuk mbėshtetet mbi rezolutėn 1244. Bashkimi Evropian shpreson, qė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė ta tolerojė nė heshtje kalimin e administratės nga OKB-ja nė dorė tė evropianėve.

 
Mess with the best and die like the rest.....

AlbStars

Detyrat e misionit tė BE-sė EULEX nė Kosovė
« on: March 27, 2008, 08:10:25 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: