Collapse column



Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem!

AlbStars/Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem! => Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem nė Kosovė. Organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut

Author Topic: Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem!  (Read 902 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem!
« on: June 14, 2009, 12:47:59 PM »


Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem
Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem nė Kosovė. Organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut kanė bėrė thirrje qė hartimi i ligjeve pėr kėtė ēėshtje tė pėrcillet me marrjen e masave qė do tė siguronin zbatimin e tyre.
Komentet e tyre janė bėrė nė kuadėr te debateve pėr plotėsimin e infrastrukturės ligjore pėr trajtimin e dhunės nė familje, e cila nė formėn mė tė shpeshtė manifestohet si dhunė ndaj gruas.

Shkalla e dhunės ndaj gruas, vlerėsohet e lartė pavarėsisht ndryshimit tė statistikave nėpėr vite. Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės Arbėr Beka thotė se statistikat zyrtare flasin pėr rėnie tė numrit tė rasteve tė raportuara tė kėsaj forme tė dhunės.

“Nė vitin 2006 kemi pasur mbi 1.300 raste tė raportuara , nė vitin 2007 kanė qenė 1.077 raste kurse nė vitin 2008 akoma mė pak 1.032 raste tė raportuara. Prapė se prapė kėto shifra janė shqetėsuese edhe pėr policinė e Kosovės dhe pėr institucione tjera, nė secilin stacion policor nė secilėn drejtori rajonale ekzistojnė hetuesit primarė tė njėsitit kundėr dhunės familjare tė cilėt merren pikėrisht me rastet e raportuara tė dhunės familjare”, tha Beka, duke shtuar se, shifrat mund tė mos e pasqyrojnė gjendjen reale dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė shumė raste tė mos raportohen kurrė.

Arjeta Rexhaj nga Qendra pėr Hulumtime dhe Studime Gjinore tėrheq vėrejtjen se mosraportimi i dhunės ėshtė pasqyrim i frikės pėr pasojat e qė mund tė ketė publikimi i rasteve pėr vetė viktimat e saj.

“Njė rekomandim i fuqishėm qė duhet tė ju jepet institucioneve shtetėrore dhe momentin kur bėhet ligji qė duhet me qenė pjesė e ligjit ėshtė momenti i ri viktimizimit ngase ne nuk i kemi tė gjitha institucionet e pėrgatitura se si duhet ta presim viktimėn dhe ku duhet tė drejtohet viktima ose nė cilat organe direkte tė dėrgohet viktima pėr raportimin e dhunės”, tha Rexhaj.

Kujtim Kėrveshi nga instituti pėr studime dhe zhvillime tė politikave, KIPRED, thotė se hartimi i ligjeve qė do tė adresojnė dhunėn nė familje nuk ėshtė ēėshtja kryesore.

“Ne nuk mund tė matemi me numrin e ligjeve tė miratuara por duhet tė matemi me zbatueshmėrinė e ligjeve d.m.th nė kėtė logjikė dhe institucionet qė momentalisht janė duke u pėrkujdesur pėr kompletimin e kėsaj infrastrukture duhet tė kenė kujdes kėtu, pėrveē kėsaj duhet tė kenė kujdes edhe nė kompletimin e gjithė infrastrukturės tjetėr qė lidhet, nė Kosovė ne nuk kemi njė ligj qė e trajton me kujdes ngacmimet seksuale, na duhet kodi pėr tė drejtat e fėmijėve qė ėshtė standard i praktikave mė tė mira Evropiane, nuk ėshtė vetėm ky ligj ai qė po i mungon kėsaj infrastrukture por janė edhe iniciativat tė tjera qė duhet ta kompletojnė gjithė kėtė dhe fund tė fundit ne Kosovė nuk duhet ta marrim dhunėn nė familje vetėm si dhunė e mashkullit ndaj femrės, dhuna nė familje shfaqet nė tė gjitha format e mundshme“, tha Kėrveshi.

Njė ndėr problemet mė tė theksuara ėshtė edhe ai i mungesės sė njė programi tė mirėfilltė tė mbrojtjes sė dėshmitarėve, gjė qė ka penguar jo vetėm trajtimin e dhunės nė familje, por edhe tė shumė formave tė tjera tė krimeve nė Kosovė. /VoA/

AlbStars

Dhuna nė familje vazhdon tė jetė problem!
« on: June 14, 2009, 12:47:59 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: