Collapse column



Dritero Agolli

AlbStars/Dritero Agolli => Nje nga shkrimtaret e mi te preferuar.. Ketu s'do jem Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do

Author Topic: Dritero Agolli  (Read 808 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« on: June 21, 2010, 11:28:17 PM »
Nje nga shkrimtaret e mi te preferuar.. :D

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #1 on: June 21, 2010, 11:44:34 PM »
Njerezit

Ka njerėz qė ecin me kėmbė,
Ka qė me kėmbė shtypėn;
Ka njerėz qė hanė bukė me dhėmbė,
Ka qė me dhėmbė mbytėn...

Ka njerėz qė puthen me buzė,
Ka qė me buzė peshtyjnė;
Ka njerėz qė flasin me gjuhė,
Ka qė me gjuhė ndyjnė.


Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #2 on: June 21, 2010, 11:45:18 PM »
S'ka asgje per te qeshur

S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire,
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka gjera te cndershme te veshura mire.

Ja, e verteta rri lakuriqe ngahere
Ja, edhe genjeshtra, me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka asgje per te qeshur!


Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #3 on: June 21, 2010, 11:51:42 PM »
Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjej tė dashur.

Ku vete s’e di , veē s’dua tė kthehem
Sėrishmė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.


Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #4 on: June 21, 2010, 11:57:33 PM »
Po ti nuk je

Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjatė
Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund.
Vėshtroj nė zheg nė pluhurin e thatė,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
Nga pluhuri pėrdhč rrėzohen thėrrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati tė kėrkoj cdo kokėer pluhuri
Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
Vec tė tė gjej, e humbura qėkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #5 on: June 21, 2010, 11:58:23 PM »
MOS MA KUJTO!

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #6 on: June 21, 2010, 11:59:36 PM »
LETRAT

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njėri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thėllim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhomė telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė cast

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #7 on: June 22, 2010, 12:01:05 AM »
Sikur S'jetoj nė Vendin Tim

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt
Nė njė qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve tė rrjepur dhe tė lagėt.

Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh
Kur s'ka njeri shtėpia, kur jam vetėm
Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh
Dhe mua flluska flluska ma bėn jetėn

mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm
Helmohemi ato ēaste me njėri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ē'tė them
Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend mė duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet
Pastaj do tundet toka nė tėrmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgėrdheshet

I huaj jam nė vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerėz
Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvish
mė bėn tė qaj si nxėnės prapa derės.


Offline GENTIAN

  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 15066
  • Gender: Male
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #8 on: June 22, 2010, 12:04:43 AM »
Enderr e prere
1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
Dritero Agolli
shoket zgjidhi  me te mire se veten,te tille te konsiderojne dhe ata ty

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #9 on: July 04, 2010, 11:33:50 PM »
Kur njė mėngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Offline glori

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 3417
  • Gender: Female
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #10 on: August 19, 2010, 12:35:31 AM »
Dhe te mite Baby ok;
Cdo dite ka nje fund.
Dhe fundi nje fillim.

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Dritero Agolli
« Reply #11 on: August 27, 2010, 10:08:37 AM »
Shiu i marre


Dikur na bridhte qiejve njė shi
Qė veē poetėt ēmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerėzi,
Poetėt u lajthitėn pas njė nate.

Filluan tė kopjonin veē njė varg,
Tė kishin tė pėrbashkėt veē njė metaforė
Pėr shembull: “Jam Homeri, jam bust nė park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorė.

Jam rrugė vetėtimash e rrufč
Jam dhe kostelacion nė qiell,
Jam rrap me rrėnjėt pleksur nėpėr dhč,
Jam udhėtar qė kam nė sup njė diell…”

Po nga ky shi s’u lag veē njė poet
Se ishte fshehur nė njė pyll tė dendur,
Poetėt e lajthitur nė qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i ēmendur!”

Dhe u mėrzit poeti nė vetmi
Se talleshin tė ēmendurit, poetėt,
Dhe luste zotin qė tė binte prapė ky shi
Qė dhe ai tė ēmendej si tė tjerėt.

AlbStars

Dritero Agolli
« Reply #11 on: August 27, 2010, 10:08:37 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: