
Dule refuzon ftesėn e Berishės, kėrkon qeveri teknike
Kreu i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule propozon njė qeveri teknike me synim zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme qė do tė arrinin standardet evropiane.
Kėrkojmė njė qeveri solide, tė dalė nga zgjedhje tė ndershme dhe rregulla loje demokratike, rreptėsishtė tė respektuara. Nė kėto kushte, kėtyre sfidave, vendi ynė mund tu pėrgjigjet me sukses vetėm me njė qeveri teknike, me agjentė tė mirėpėrcaktuar nė obligime dhe nė kohė e cila krahas tė tjerash do tė garantojė edhe zhvillimin e zgjedhjeve tė reja tė cilat do tė duhen mė nė fund edhe nė vendin tonė tė zhvillohen konform atyre standardeve tė cilat respektohen nė tė gjitha vendet e qytetėruara, tha Dule.
Nė njė kohė kur socialistėt ende nuk e kanė vendosur nėse do tė njohin rezultatin e kėtyre zgjedhjeve, Dule tha se edhe strukturat e PBDNJ-sė do tė analizojnė situatėn. Kėtu po diskutojmė pėr ēėshtje madhore dhe ideale dhe ju po mė flisni pėr pazare anadollake. Nuk janė nė karakterin tonė. Nuk jemi shquar dhe nuk do ti hyjmė tani tundimit tė kėtij lloj pazari, tha Dule.
Njėkohėsisht i vetmi deputet i partisė sė tij, nė legjislaturėn e ardhshme Vangjel Dule tha se nuk do tė bėjė asnjė pazar me Sali Berishėn, por do tė qėndrojė nė opozitė. Ėshtė momenti qė jo vetėm politikanėt apo forcat politike, por edhe mediat, edhe qytetarėt, edhe shoqėria civile duhet tė ngrenė zėrin e tė ngrihen nė kėmbė demokraci o sot o kurrė. PBDNJ ėshtė nė procesin e analizimit nė strukturat e veta tė procesit zgjedhor, u shpreh ai.
Pas konferencės pėr shtyp Dule ka zhvilluar njė takim me kryesocialistin Edi Rama ne selinė rozė. /alsat/