
Duket se shitja e iPad i ka joshur tė gjithė prodhuesit tjerė tė cilėt pothuajse pėrditė po dalin me modele tė reja tė kompjuterėve tablet. Vargut tė tyre u ėshtė bashkuar edhe Asus i cili ka paralajmėruar linjėn e re Eee tė kompjuterėve nė formė tablet, qė tani pėr tani pėrbėhet nga dy modele tė cilat do tė dalin vitin e ardhshėm.
Linja e kompjuterėve tablet tė Asus bart shenjėn dalluese Eee Pad, e kompania nė panairin teknologjik ka paraqitur dy modele. Modeli mė i dobėt EP101TC ka sistem operativ Windows CE 7 dhe ekran 10-inēėsh, derisa pėr shumicėn e blerėsve do tė jetė mė interesant tableti mė i madh Eee Pad EP121.

Ky tablet ka ekran 12-inēėsh, por edhe komponentė tė kompjuterit tė vėrtetė, sistem i tij operativ ėshtė Windows 7 Home Premium, e procesori ėshtė Core 2 Duo i Intel nė versionin CULV. Pėrkundėr harduerit mė tė fuqishėm, kompania thekson autonominė e punės prej dhjetė orėsh me njė bateri nė kėtė model.
Asus tani pėr tani nuk zbulon detaje mė tė shumta, pėrveē se ēmimi do tė duhej tė jetė nė mes tė 399 e 499 dollarė, e shitja supozohet tė fillojė nė tremujorin e parė tė vitit tė ardhshėm.