
Femrat e bukura mund tė jenė tė dėmshme pėr shėndetin e meshkujve- thonė shkencėtarėt spanjollė. Nė fakt, pesė minuta tė kaluara vetėm me njė femėr tė bukur, bėn qė mashkullit ti rritet niveli i hormonit tė stresit- kortizol.
Niveli i hormonit tė stresit ėshtė edhe mė i lartė te meshkujt qė mendojnė se femra e bukur pranė tė cilės qėndrojnė, ėshtė superiore ndaj tij.
Shkencėtarėt pranė Universitetit tė Valencias kanė testuar 84 meshkuj, tė cilėt kanė qėndruar njė nga njė nė njė dhomė. Atyre iu janė bashkėngjitur njė femėr dhe njė mashkull. Kur femra ėshtė larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk ėshtė rritur, ndėrsa nėse ėshtė larguar mashkulli shoqėrues, atėherė niveli i kortizolit ėshtė rritur pėrnjėherė.
Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nėn stres fizik ose psikik, ndėrsa ėshtė i lidhur me sėmundjet e zemrės. Megjithatė mund tė ketė efekt pozitiv nė doza tė vogla, sepse shton vigjilencėn dhe i ndihmon organizmit.
Mirėpo nėse rritja e nivelit tė tij bėhet kronike, atėherė mund tė ērregullojė gjendjen e organizmit duke ēuar deri te shfaqja e sėmundjeve tė zemrės, diabetit dhe impotencė.