
Keln, 19 shtator - Duke marrė inspirim nga pompat e karburanteve, njė fermer gjerman, me qėllim tė pėrmirėsimit tė afarizmit, erdhi nė ide qė tė hapė pompė qumėshti.
Pompa Milchtankstelle gjendet nė qytezėn Neunkirchen, 30 kilometra larg Kelnit, dhe punon 24 orė nė ditė, shtatė ditė nė javė, pra pa pushim.
Nga makinat prej ēelikut tė paoksidueshėm, tė cilat me qumėsht i mbushin 87 lopėt e tij, blerėsit mund tė marrin qumėsht nė enėr qė i sjellin me vete apo nė shishe tė blera nė kėtė pikė tė shitjes sė qumėshtit.
Sasia nuk ėshtė e kufizuar, kurse ēmimi i njė litri ėshtė 70 centė pėr njė litėr.
Para se tė hapja pompėn kam pasur vetėm disa myshterinj, ngase ata duhet tė vinin nė kohė tė mjeljes sė qumėshtit, gjė qė paraqiste problem, tha pronari i kėsaj pompe unike Bruno Schtauf pėr agjencinė Reuters.
Tashti mund tė blejnė qumėsht nė ēdo kohė, shtoi ai i kėnaqur.
Schtauf vendosi tė hapė pompėn sepse ishte i pakėnaqur me ēmimin grumbullues tė qumėshtit. Qe gjashtė muaj marrim vetėm nga 20 centė pėr njė litėr, kėshtu qė u detyrova tė ndėrmerrja diēka, tha ai.
Qumėshti i tij ėshtė mė i shtrenjtė se nė disa supermarkete, por ai tha se kjo shpaguhet.
Ky qumėsht ka mė shumė proteine dhe yndyrė qumėshti se ai i pėrpunuari qė shitet nėpėr rafte tė supermarketeve, sqaroi ky fermer 55-vjeēar.
Ai pėr kėtė pompė ka investuar 12 mijė euro, por shprehet i sigurt se ky investim afatgjatė do ti shpaguhet.
Myshterinjtė vijnė madje edhe nga Kelni pėr tė blerė qumėsht nga pompa ime, thotė ai me krenari dhe shton se njerėzit gjithnjė e mė shumė dėshirojnė tė pinė qumėsht tė freskėt.