
Sipas rezultateve tė njė studimi tė ri, konsumimi i fėstėkut mund tė pėrmirėsojė nivelin e antioksiduesve nė gjakun e personave tė moshuar, tė cilėt kanė kolesterol tė rritur.
Pėrdorimi i pėrditshėm i fėstėkut, nė sasi prej 40 deri nė 85 gram, mund tė pėrmirėsojė nivelin e beta-karotenit, luteinės dhe γ tokoferolit nė gjak.
Po ashtu, personat e eksperimentuar tė cilėt kanė ngrėnė fėstėk kanė pasur nivel mė tė ulėt tė LDL-kolesterolit tė oksiduar nė gjak nė krahasim me personat qė nuk kanė konsumuar fėstėk. LDL-kolesteroli i oksiduar lidhet me proceset e inflamacionit dhe krijimit tė shtresave tė forta nė enėt e gjakut.
Autorėt thonė se rezultatet e studimit tė tyre tregojnė se ushqimi qė mbron zemrėn dhe enėt e gjakut, dhe pėrfshin edhe fėstėkun, ēon deri te nivelet mė tė ulėta tė LDL-kolesterolit, kryesisht pėrmes mekanizmit tė uljes sė kolesterolit tė pėrgjithshėm, por edhe pėr shkak tė dobive tjera shtesė siē ėshtė rritja e nivelit tė antioksiduesve nė gjak.