Collapse column



Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu nė ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės

AlbStars/Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu nė ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės => Prishtinė, 17 shkurt 2008; Salla 1 Tetori I nderuar kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi, I nderuar kryeministėr i Kosovės, z. Hashim

Author Topic: Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu nė ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės  (Read 917 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline beku

  • Super Hacker
  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 228
  • Gender: Male
  • Mess with the best and die like the rest.....
    • View Profile
Prishtinė, 17 shkurt 2008; Salla 1 Tetori I nderuar kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi, I nderuar kryeministėr i Kosovės, z. Hashim Thaēi, Tė nderuar deputetė e ministra tė Kuvendit tė Kosovės, E nderuara familje e Presidentit Rugova,
 
E nderuara familje Jashari,

Tė nderuara familje tė dėshmorėve tė Kosovės,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė vendit,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,

Qytetarė tė dashur tė Republikės sė Kosovės,

Zonja dhe zotėrinj,

Po flas para jush si President i Republikės sė Kosovės tė shpallur pasditen e sotme, kėsaj tė diele tė 17 shkurtit tė vitit 2008.

Siē e thashė sot nė fjalėn time nė Kuvend, dita e sotme e ndan historinė e Kosovės nė dysh; nė epokat para dhe pas pavarėsisė. Pavarėsinė e Kosovės e kanė krijuar breza tė tėrė heronjėsh tė kėnduar e tė pakėnduar me veprėn e tyre jetėsore, me punėn e palodhshme e sakrificat qė kanė bėrė. Pavarėsinė e shpallėm para botės ne, populli i Kosovės, afėr dy milionė e gjysmė njerėz, pėrmes pėrfaqėsuesve tė popullit, tė deputetėve tė kėsaj legjislature, tash tė Republikės sė Kosovės, ngritėn dorėn nė mbėshtetje tė Deklaratės sė Pavarėsisė. Mėvetėsinė tonė e shpallėm para botės dhe me bekimin e saj, nė mes miqėsh tanė, qė u gjetėn pranė nesh para njė dekade, kur e keqja kishte pėrlarė kėtė pjesė tė Ballkanit, por edhe mė vonė, nė kėto vite tė rimėkėmbjes sė jetės shoqėrore, ekonomike e politike tė vendit tonė tė shkatėrruar nga okupimi e lufta. Nė kėtė fillim tė shekullit tė ri, tė mileniumit tė tretė, po hyjmė nė familjen e madhe, nė gjirin e kombeve tė lira tė botės, me pavarėsi – si tė barabartė.

Pėr t’u bėrė shtet mė vete, komb nė kuptimin politik tė fjalės, Kosova ka kaluar nėpėr histori pėrpjekjesh e vuajtjesh gjatė ekzistencės sė vet, shpeshėherė nė luftė pėr identitet politik, kulturor e historik si entitet mė vete. Perandori tė mėdha e tė vogla prej antike e kėndej janė ngritur, kanė lulėzuar, e kanė rėnė, ndėrsa Kosova – si Dardani antike apo si njėsi me identitet tė veēantė pėrgjatė historisė – ka ruajtur substancėn e vet me bazė shumicėn parashqiptare e shqiptare, dhe me pakicat etnike, qė kanė jetuar kėtu nėpėr shekuj pėrgjatė evolucionit historik tė kėsaj hapėsire gjeografike e politike.

Pavarėsinė e Kosovės e shpallėm sot, kur sapo janė mbushur dy vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovės, burrit mė tė madh tė Kosovės, themeltarit tė shtetit tonė. Rugova, Ati i Kombit tonė, nė kuptimin politik tė fjalės, dhe Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė mbush muajin tjetėr 10 vjet tė jetės nė amshim, pasi ra nė altarin e lirisė nė Prekaz, pėrbėjnė binomin e pandashėm tė pavarėsisė sė Kosovės. Ibrahim Rugova e nxori Kosovėn prej kaosit nė organizim, me rend tė brendshėm demokratik e me struktura elementare shtetėrore, deri edhe me pėrfaqėsim diplomatik nė bėrthamė. Me kėto dhe veprime tė tjera ai ngriti dhe promovoi kulturėn shtetformuese tė Kosovės. Veprimi dhe organizimi kanė qenė palca kurrizore e aksionit politik tė Ibrahim Rugovės, tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), tė lėvizjes mė tė organizuar shtetformuese qė kanė pasur shqiptarėt nė historinė e vet moderne, amėn e shtetit tė Kosovės dhe tė pluralizmit politik tė vendit tonė, dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), organizimit mė tė suksesshėm tė vullnetit luftarak tė popullit tonė pėr liri dhe mėvetėsi. Veprimtaria e lėvizjes politike qė drejtoi Rugova ka qenė vetė lufta totale politike me organizim, i cili ka shtruar rrugėn pėr tė mbramen: pėr luftėn me armė pėr liri e pėr ekzistencė njerėzore e nacionale, emblemė e pėrjetshme e sė cilės mbetet komandanti Adem Jashari.

Ēfarė shteti tė Kosovės po krijojmė? Nėse jo nė versionin idealist tė Rugovės, tė ideologut tė pavarėsisė sė Kosovės, e tė luftėtarėve me armė, shteti mė i ri nė Evropė e nė botė po ndėrtohet mbi themelet qė kishte vėnė Republika e Kosovės, e ngjyer me sakrificėn e brezave e me gjakun e rreth 15.000 kosovarėve qė ranė nė altarin e lirisė nė fund tė shekullit tė kaluar, para mė pak se njė dekade. Kjo Kosovė ėshtė shtėpi e tė gjithėve, e shqiptarėve shumicė dėrmuese dhe e tė gjitha komuniteteve pakicė, duke pėrfshirė edhe serbėt, me paqe tė brendshme e raporte miqėsore me fqinjtė, pjesė e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marrėdhėnie speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Tė dashur qytetarė tė Republikės sė Kosovės.

Zonja dhe zotėrinj,

Kosova do tė gjendet prej sot nė hartėn politike tė botės. Synimi historik i popullit tė Kosovės u realizua. Ėndrra jonė shekullore u bė realitet. Ne marrim atributet e nderit, por edhe pėrgjegjėsitė qė i takojnė shtetit, pas njė ndėrmarrjeje shtetformuese shumė tė veēantė qė e bėn rastin e Kosovės sui generis. Kėto pėrgjegjėsi i marrim para tė gjithė qytetarėve tanė, por edhe para bashkėsisė ndėrkombėtare. Tash vazhdon jeta me sprovat e ditėve, tė javėve, tė muajve, tė viteve, e tė dekadave qė ka pėrpara ky brez i njerėzve tanė, i shtetasve tė Republikės sė Kosovės, qė kanė fatin tė jenė bashkėkohės tė shpalljes sė Deklaratės sė Pavarėsisė. Ne besojmė se trashėgimtarėt tanė do tė kenė arsye tė ndihen krenarė me paraardhėsit e vet, me vizionin e tyre pėr jetėn e re tė kombit tonė, me shpirtin e tyre fisnik, me frymėn e tyre tė paqes, tė farkuar nė vazhdėn e stuhive barbare, tė mizorive e tė krimeve tė luftės qė prodhoi e keqja e fundshekullit tė XX.

Kosova shtet po lind sot me ode gėzimi pėr shumicėn dėrrmuese tė popullit tonė. Mirėpo, duhet pranuar se njė pjesė e bashkėqytetarėve tanė, e shtetasve tė Republikės sonė tė re, nuk e kanė pritur lindjen e kėtij shteti me entuziazėm. Disa e kanė pritur edhe me drojė. E bėjmė tė qartė dhe e themi zėshėm dhe solemnisht: Liria jonė do tė jetė e tė gjithėve! Liria jonė s’mund tė jetė kėrcėnim pėr askė, aq mė pak pėr bashkėqytetarėt tanė. Kėsaj lirie tė pėrbashkėt i kėrcėnohet vetėm paragjykimi i atyre qė e kanė parė shoqėrinė tonė nga prizmi i dominimit. Kosova e re ėshtė arenė e barazisė sė tė gjithėve, jo e dominimit tė askujt mbi askė. Kjo ėshtė besa jonė, e njerėzve tė mirė tė Kosovės dhe e institucioneve tė saj, qė do tė shenjtėrohet edhe me Kushtetutėn e Republikės, e cila do tė miratohet nga Kuvendi pas disa javėsh. Bashkė me Kushtetutėn dhe krahas me tė do tė miratohet edhe korpusi i ligjeve qė pėrplotėson kornizėn ligjore tė Republikės sė Kosovės, qė, sipas nenit tė parė tė Kushtetutės sė saj, ėshtė “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm”. Njė pjesė e kėtij korpusi tashmė ėshtė miratuar nga legjislatura e pėrparshme e Kuvendit. Kjo dėshmon se pėrkushtimi i kosovarėve pėr kėtė rend tė ri tė brendshėm tė Kosovės nuk determinohet nga pėrbėrja e njė legjislature, apo e njė Qeverie tė Kosovės. Ky pėrkushtim ėshtė mė i madh se rezultati i stinėve politike, i cikleve demokratike, nėpėr tė cilat do tė kalojė Republika jonė.

Republika e Kosovės do tė kėrkojė kulm tė ri nė Unionin Evropian dhe nė NATO. Integrimi ynė do tė shkojė natyrshėm sepse me vlera tė veta, Kosova kulturalisht bėn pjesė nė kėtė familje qė moti. Tashti na duhet edhe integrimi politik pėr tė siguruar mundėsi qė potencialet njerėzore e materiale tė vendit tonė tė vihen nė shėrbim tė zhvillimit tė gjithanshėm shoqėror e ekonomik tė vendit tonė.

Pavarėsia e Kosovės e bėn tė mundshme pjesėmarrjen e vendit tonė nė proceset ekonomike globale, tė cilat shkojnė nėpėr bashkėpunime rajonale dhe multilaterale fillimisht. Vendi ynė do tė krijojė mundėsi pėr jetė mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e vendit, sepse shteti ynė do tė jetė partner sovran nė marrėdhėniet me tė tjerėt, nė mbrojtje tė vlerave e tė qytetarėve tė vet, duke respektuar dhe promovuar vlerave universale nė udhėn e progresit pėr tė gjithė.

Institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės – IPVQ, siē janė quajtur me njė akronim jo fort kumbues – Republika i shndėrron nė institucione tė pėrkohshme qė s’do tė quhen tė pėrkohshme, por as tė pėrhershme. E pėrhershme ėshtė tani vetėm Republika – ėshtė liria e Kosovės.

E pėrjetshme qoftė Republika e Kosovės! Sot e pėr mot njė ode gėzimi pėr ne vdektarėt, pėr kalimtarėt e kėsaj bote.

Republika e Kosovės kėrkon pėrqafimin e botės.

Ju falemnderit!

Presidenti i Kosovės

Dr. Fatmir Sejdiu

Mess with the best and die like the rest.....

AlbStars


Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: