Collapse column



Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe

AlbStars/Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe => Ai qe di me se shumti flet me se paku Burri eshte koka, kurse gruja eshte qafa. Dardha bien ne dardhe Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di

Author Topic: Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe  (Read 8049 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Pajtimi

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 72
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« on: June 20, 2008, 05:59:42 PM »
Ai qe di me se shumti flet me se paku

Burri eshte koka, kurse gruja eshte qafa.

Dardha bien ne dardhe

Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete Floke-gjate, mendje-shkurter

Fjalet jane gra, veprat burra

Gruaja fut shejtanin ne shishe

Gjuha vete ku dhemb dhembi

Offline Pajtimi

  • AlbStars Jr. Member
  • **
  • Posts: 72
    • View Profile
Re: Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #1 on: June 20, 2008, 06:03:13 PM »
Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhėmbėt.
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Atje ku ka, derdhet.
Bėje te mirėn e hidhe nė det, nė mos e ditė peshku, e di Zoti vet.
Bie njė gur, e leviz nje mur.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
Burre e grua si mish e thua.
Ēdo pėsim ėshtė dhe mėsim.
Ēfarė bėn i ati, e heq i biri.
Ēfare sheh ne fqi, prite ne shtėpi.
Dardha bie nen dardhe.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Deles sė qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dhe sikur deti kos tė bėhet, pėr tė varfėrin nuk gjendet lugė.
Edhe diell tė bėhesh, tė gjithė nuk i ngroh dot.
Gabimet qė harrohen, pėrsėriten.
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
Nje krimb thane nje lis
Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen.
Pėr ēdo sy ka bukuri.
Tė flasėsh pa menduar, ėshtė si tė zbrazėsh pushkėn pa e vėnė nė shenjė.
Vjehra nuk e kujton asnjėherė kohėn e nusėrisė.

"E sotmja eshte Histori,e neresmja Misteri"

"Bisnesi i te tjereve,nuk eshte i juaji"

"Nuk mund te pergatitesh nje omlete,pa thyer vezet"

"Shpreso per te miren,pregatitu per te keqen"

"Fati nuk troket dy here ne nje vend"

"Gojen mbylle,syte mbaj hapur"

"Gjerat qe nuk i dini,rri pa frik se nuk mund tu vrasin"

"Kurre mos e vlerso njeriu nga pamja e jashtme"

"Buzeqeshja eshte ilaqi me i mire"

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #2 on: December 23, 2008, 04:17:59 AM »
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.


Guri i gdhendur hyn kudo.


Harabeli plak nuk rrehet me bukė.


Hoqėm dhe vuam, po diēka mėsuam.

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #3 on: December 23, 2008, 04:18:33 AM »
I pėsuari, i mėsuari.


Kėnga dhe pėrralla s'kanė zot.


Kur s'di me ligjėru, ke dy vesh me dėgju.


Kush mė shumė di, mė shumė do tė dijė.


Kush nuk ka shijuar tė hidhurėn, nuk di ē'ashtė sheqeri. ok;

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #4 on: December 23, 2008, 04:19:15 AM »
Ku janė dy i treti ėshtė i tepėrt. T


Kush i vogėl e i qėrtuar, i madh e i lavdėruar.


Lumi shtratin e ndėron, po burrimin s`e ndalon.


Ndryshku vjetėr dhe zakoni i vjetėr, nuk hiqen kollaj.


Njerėzit e njė barku i bashkon gjaku, pijanecėt bardhaku.


Rakia marton edhe dhespotin.

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #5 on: December 23, 2008, 04:19:36 AM »
Rakia s`din ē`ka ėshtė kadia.


Rakia nuk zihet mik kurrė, tė tradhėton ku s`ta pret mendja.


Rakia thotė "Tė parėn hidhe ti, tė tjerat i hedh vetė".


Ruaje fjalėn kur t'i vijė radha.


Rrahe sa tė jetė kėlysh, se kur tė bėhet qen ai tė ha.


Sa tė presin, mė mirė priti.


Shtėpia me dy tė kėqija, duhani dhe rakia.


Trim i rakisė ashtė ai qė s'e pi.

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #6 on: December 23, 2008, 04:21:08 AM »
Hidhėroju dikujtė aq sa ka dituri. Preshevė
Ajo qė ke frikė tė gjen. Elbasan
Ai qė s’ka gojė, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai qė s’tutet me fjalė, s’tutet as me pushkė. Kosovė
Atė qė pėshtyn, mos e lėpij. Gjirokastėr
Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė. Vlorė
Ai qė hyn nė lumė edhe do laget. Korēė
Burri flet pėrpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri njė herė ka lerė, nji herė do tė vdesė. Kurvelesh
Burri o tė fal, o tė var. Gjirokastėr
Burri s’matet me pėllėmbė po me zemėr. Skrapar
Burri o tė mbyt, o tė fal; i ligu as tė mbyt, as tė fal. Shkodėr
Ēakallit lėshoi ujkun. Elbasan
Ēkul dhėmbin, tė tė shėndoshen kryet. Jug
Ē’pret nga ai qė trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalė nga xheneti. Kavajė
Delen e mplakė frika nga ujku e gėrshėra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjė
Ditėgjati s’bėhet ditėshkurtėr me nėmė. Lunxheri-Gjirokastėr
Drunė e shtrėmbėr e djeg zjarri. Shqipėri e mesme
Dhe kau i mirė po s’e ngacmove, s’tėrheq nė brazdė. Elbasan
Dhelprės me dhelpėri, ujkut me trimėri. Jug
E nxehta del me tė nxehtė, e ftohta me tė ftohtė, helmi me helm. PĖRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtė. SHKODĖR
Frika ruan vreshtin, bekēiu nuk ėshtė gjithnjė. VLORĖ
Frika nuk e lė lepurin tė vėrė dhjamė. KOLONJĖ
Fusha bėn baltė, mali bėn furtunė. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdėn. VLORĖ
Gungaēit vetėm varri ia drejton samarin. SHKODĖR
Guri i rrumbullkėt nuk zė vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTĖR
Gjersa tė mejtonet i mėnēuri, i marri mbaroi punėn. KORĒĖ
I madh ėshtė edhe plepi, por e fėlliqin sorrat. TIRANĖ
Ku do tė dijė hėna se lehin qentė. VLORĖ
Ku ngul hunė var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morėn armėt Lekė Dukagjinit, tha: “Ma mirė me thon qe Leka, se qe vorri i Lekės”. KOSOVĖ
Kur ke zemėr ke edhe krahė. KRUJĖ
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kėrkon gjen. PĖRMET
Kush ėshtė trim me mend, se trima budallenj ka sa tė duash. JUG
Kush ka dhėmbė tė fortė, breh dhe kockėn. DEVOLL
Kush ka frikė nga hija e tij, le tė mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkėn. TROPOJĖ
Pyet detin sa lumenj derdhen nė tė. KOLONJĖ
Qeni i pangopur tė ha. SKRAPAR
Qeni i tėrbum do vra, se tėrbon dynjanė. ELBASAN
Rrallė vritet burri qė ka shumė armiq. JUG
Si mjer peshkatari qė ka frikė nga lumi. JUG
S’ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra qė s’thėrret mėmėn humbet. JUG
Trimėria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORĖ
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnė
Uji rrjedh pikė-pikė e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODĖR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet nė lėndinė. Dukagjin
Besa asht ma e fortė se vdekja. KRUJĖ
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirė flet njė herė. KRUJĖ
Burri lidhet pėr gjuhe, kali pėr kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORĖ
Deti njihet nė valė, burri njihet nė fjalė. SARANDĖ
Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa. KORĒĖ
Mos ki frikė nga hasmi, po nga miku i rremė. SARANDĖ
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate tė ligun brenda, nuk tė vjen nga jashtė. VLORĖ
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishėn folenė e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi tė gjitha. VLORE
Ai qė lė arėn e vet, nget arėn e huaj. KORCE
Balta mė e ėmbėl se mjalta. GJIROKASTER
Bijė vendi pikė argjendi. BERAT
Bukė e hi nė shtėpi. PERMET

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #7 on: December 23, 2008, 04:21:51 AM »
Ēdo hi nė vatrėn e tij. JUG
Ēdo komb t’i vėrė vetes njė vlere, atė i venė dhe tė huajt. JUG
Ēdo zog kėrkon folenė e tij. JUG
Dardha bie nėn dardhė. VLORĖ
Derė e botės s’ėshtė strehė e kokės. JUG
Duaje atdhenė si shqiponja folenė. JUG
Duaj at e duaj nėnė, por mė shumė duaj atdhenė. KOR
Dy duar pėr njė kokė, koka pėr atdhenė. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin pėrsėri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala nė vend tė huej, bahet gur. VERI
Guri i rėndė nė vend tė vet. PĖRMET
Gjeli nė pleh tė tij kėndon mė mirė. KORĒĖ
Gjeli mbret mbi pleh tė vet .JUG
Gjuha dhe njerėzit janė tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORĒĖ
I ikuri dhe i vdekuri s’kanė hatėr. JUG
Kur tė jesh nė dhe tė huaj, dita tė bėhet njė muaj. KOSOVĖ
Kush ka vdekė pėr atdhe, nuk ka vdekė por ka le. SHKODĖR
Mace e botės vjen nė shtėpi, pėr tė pėrmbysur tenxheret. KORĒĖ
Mbrohe atdhenė si shqiponja folenė. SHKODĖR
Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė. BERAT
Nji zogu qė i prishet foleja hidhet degė mė degė. MAT
O shtėpi, o bukė e hi, nuk gjendet varri si ti. ĒAMĖRI
Qeni te shpia e vet gjithmonė asht trim. VERI
Shqiponja fluturon nė qiell, po folenė e bėn nė tokė. LABĖRI
Arnaut, he arnaut, nė vend tė bukės po blen barut. KOSOVĖ
Besė e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanė bukė, dyqind milion kur bėjmė pushkė. JUG
Gjakut tė derdhur tė shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janė kėrrusur kurrė. JUG
Shqipėria ėshtė e vogėl, po shqiptarėt janė shpirtmėdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besėn s’e then. KOSOVĖ
Shqiptari kur jep fjalėn, ther djalėn. VLORĖ
Shqiptari me armė e shokė, s’i lutet kurkujt mbi tokė. KOSOVĖ
Shqiptari pėr mik asht tret e asht fik. KOSOVĖ
Shqiptari s’ha pulė tė ngordhur. JUG
Shqiptari s’lė hak pa marrė e borxh pa larė. VLORĖ
Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret pėr trimėri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasė frikė. TIRANĖ
Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVĖ
Shqiptari vritet por pushkėn nuk e hedh. JUG
Shqiptari s’e han trupin me bukė. VLORĖ
Toskė e gegė, pemė nga njė degė. GJIROKASTĖR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJĖ
Dinaku tė shkon ujė nėn rrogoz. JUG
Dita e mirė, qė menatė njihet. ARBĖRESHĖT
Dita me diell duket qė nė mėngjes. MYZEQE
Djathin, mirė qė e hėngri miu, po shėllirėn kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarė kashta nga kokrrat. VLORĖ
Dy shaka bėjnė njė tė vėrtetė. JUG
E treta e vėrteta. DEVOLL
Fėmija dhe budallai belbėzojnė tė vėrtetėn. GUCI
Foli derės tė dėgjojė dritarja. VLORĖ
Foli plakės tė dėgjojė nusja. JUG
Fshati qė duket s’do kallauz. KORĒĖ
Gėnjeshtra ėshtė njė plagė, dhe nė u shėroftė tė le nishan. JUG
Gėnjeshtra nuk ka as dorė, as kėmbė, as bisht, as rrėnjė. BERAT
Gjarpėri ecėn dhe fshin gjurmėt me bisht. KORĒĖ
Gjuha e ka rrėnjėn nė zemėr. VERI
Po nuk e njohe hidhėrimin, nuk do tė kuptosh dhe gėzimin. VERI
Hileqari nuk tė shef nė sy, po shef nė tokė. DIBĖR
Ka, qė dhe gomarin mashkull e bėjnė me barrė. JUG
Kritika ėshtė ilaē i hidhur, po ilaē ama. VLORĖ
Kur dhelpra nuk arriti rrushtė, tha se janė tė thartė. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet nė zemėr. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gėnjyer. VLORĖ
Me pasė bishtin ta presin, me mos e pasė ta njesin. SHKODĖR
Mė mirė me tė hidhurat mė pėrpara e tė ėmbėlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBĖR
Me sa ka peshk pa halė, aq ka dhe tė bukur pa fjalė. KRUJĖ
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpėrit kėmbėt. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORĖ
Nuk mbulohet dielli me shoshė. JUG
Nuk qaj se s’dua burrėn, po bėj zakonė. VLORĖ
Po tė lavi, tė levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytė se tė gėnjevi. KORĒĖ
Qeni tund bishtin pėr tė mbajtur miqėsinė. KORĒĖ
Rena a nana e tana tė kėqijave. KAVAJĖ
S’dalin dyzet ujqėr nga njė drizė. JUG
S’i bėn mjekra priftėrinjtė. JUG
Siē na dinė, qofshim, siē jemi, mos qofshim. KORĒĖ
S’mbushet thesi me gėnjeshtra. GJIROKASTĖR
Shakaja ėshtė gjysma e tė vėrtetės. JUG
Ti kemi sahanėt pa kapakė. JUG
Ustai, ustanė e njef nė zanat. GJIROKASTĖR
Atij i plasin sytė, e tjetri e pyet pėr vetullat. SARANDĖ
Barku i gjerė, truri i ngushtė. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirė duket nė thatėsirė. KRUJĖ
Ē’i do qeni brekėt. KORĒĖ
Ē’ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson. PĖRMET
Ēobani i mirė e njeh bagėtinė me blegėrimė. JUG
Deshi tė vej vetullat, nxorri sytė. JUG
Deti ka ujė boll, po me u pi s’pihet. KOSOVĖ
Edhe kau ka gjuhė tė mėdha, por nuk flet dot. JUG
E mirė edhe fuqia, por ca mė mirė urtija. JUG
Hesapi nuk bėhet pa hanxhinė. KORĒĖ
Gjej vendin e bėj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mėson. GJIROKASTĖR
Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė. BERAT
Humbi sėpatėn, i rruat bishti. JUG
Kali i mirė shton torbėn e tij. JUG
Kalit tė mirė shtoi tagjinė. SHKODĖR
Koha vjen pėr atė qė di ta presė. VLORĖ
Ku qe, asgjėkundi, ēfarė bėre, asgjė. JUG
Kur del dielli, tė gjithė e dinė nga bie lindja. JUG
Kur gabon i menēuri ēuditet budallai. MYZEQE
Lepuri nė mal, kusia nė zjarr. JUG
Mate punėn jo me atė qė mbjell, po me atė qė korr. GJIROKASTĖR
Ma mirė tė kesh mend se pare. KOSOVĖ
Mendja ėshtė nė majė tė gjuhės. SHKODĖR
Mendja e lehtė rėndon tė zonė. KRUJĖ
Me njė gur, ti vrave dy zogj. KUĒ-VLORĖ
Mė bli nji kalė e nji shalė o baba, se kam gjet njė patkua. TIRANĖ
Mos bėj petulla me ujė. DIBĖR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ėma e zeqos nė majė tė thanės. KORĒĖ
Mos hidh tė thatėn mbi tė njomė. VLORĖ
Mos prish sixhaden tė arnosh xhyben. LUNXHĖRI
Mos shit qen tė blesh kėlyshė. KORĒĖ
Mos kėrko gjilpėrėn nė kasollen e kashtės. POGRADEC
Mos u mbyt me njė pikė ujė. PĖRMET
Ndoqe fillin gjete lėmshin. JUG
Nė luftė duhen shtatė hile njė trimėri. SKRAPAR
Nga dy tė vėshtira, mė e lehta, mė e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk tė ngroh zjarri i kashtės. SKRAPAR
Nuk tė thonė: “Qysh ke qenė, po qysh je”. VLORĖ
O djalė nė vend tė huaj, si tė bjerė daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le tė jetė i shtrembėr, tymi tė shkojė pėrpjetė. JUG
Peshku nė det, kusija nė zjarr. JUG
Pėr gjithė vend ka pleq me mend. VLORĖ
Po tė mos kishte budallenj, me kė do qeshnim. DARDHĖ
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtėpisė vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa tė mbledhėsh ti rrusht, tjetri ka ngrėnė njė kosh. KORĒĖ
S’mbartet ujė me shportė. SHKODĖR
Si ėshtė vendi bėhet kuvendi. VERI
S’jepet njė pelė pėr njė thelė. JUG
S’ka varfėri i menēuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumė lule dalin nė prill, por pakė rrojnė. JUG
Tė bėnin mizat mjaltė, do t’i kishim qypat plot. KORĒĖ
Thesi i zbrazėt s’qėndron nė kėmbė. KRUJĖ
U habit pas lėngut, harroi thelat. JUG

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #8 on: December 23, 2008, 04:22:51 AM »
Vajtėm pėr lesh e dualėm tė qethur. KORĒĖ
Vetėm budallai ėshtė i kėnaqur gjithmonė nga vetja. JUG
Vėthėt i nxorra po vėrėt i kam. JUG
Ai qė lakmon mė shumė, ėshtė gjithmonė i varfėr. JUG
Ē’bėhet rrallė, bėhet pėr mall. JUG
Ai qė do tė zihet, zihet edhe me macen. DARDHĖ
Duro sa mund, gėzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisė kur i hanė brirėt, gjen shoqe ti pėrpjekė. DEVOLL
Edhe guri pėlcet kur nxehet. KRUJĖ
E mjel sa e mjel lopėn pastaj i bie me kėmbė dhe e derdh. KORĒĖ
Fjal e ėmbėl thyhen tė fortin. SHKODĖR
Fjala e mirė nė ditė tė keqe. KRUJĖ
Dhembi kafshon shpesh gjuhėn, megjithatė ata mbeten miq. JUG
Gurit tė rrokullisur dhe tė dehurit mos i del pėrpara. LUNXHĖRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJĖ
I buti thyen tė fortin. SHKODĖR
Kur piqen dy vezė, njėra do thyhet. VLORĖ
Kush nuk e urdhėron dot vehten, pajtohet kollaj me tė keqen. VLORĖ
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORĖ
Lumi i thellė, nuk rrėmben. JUG
Me gojė i afron, me gojė i largon shokėt. KOSOVĖ
Me njoftė veten asht urti, me qeverisė veten, ėshtė trimni. MILOT
Mėngjesi ėshtė mė i menēėm se nata. TIRANĖ
Mos i fryj zjarrit se tė djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANĖ
Mos nxirr vrerė prej goje tė hidhėrohesh, po nxirr sheqer tė ėmbėlsohesh. PĖRMET
Nga mėrzitja e minjve, i vuri zjarrė mullirit. JUG
Nuk thyen dhėmbė fjala e mbarė. JUG
Pėr inat tė sime vjerre, vete fle me mullixhinė. PĖRMET
Pėr pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugė e gjatė pret shkurtėr. MYZEQE
Sa ti trazosh urėt aq mė shumė ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallėt ngjiten shkallė-shkallė. JUG
Ti prite tė paktėn, prite dhe tė shumtėn. SKRAPAR
Trim i mirė quhet ai qė pėrcjell zemėrimin. KRUJĖ
Uthulla e fortė plas gurin. TIRANĖ
Hajde baba tė dėftej arrat e malit; Hajde gjyshe tė tė kallzoj ato tė gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashės s’e tund. ELBASAN
Atij qė nuk e do, i thuaji: “Tė hyftė vetja nė qejf”. SHKODĖR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay qė ecėn me krye pėrpjetė, bie nė gropė. JUG
Baste e budalla, motėr e vėlla. JUG
Breshėri e rreh, e dhija bishtin pėrpjetė. GJIROKASTĖR
Daullja bie pėr ata qė kanė veshė. PĖRMET
Del ēiraku mė i mirė se ustai. JUG
Dy gjela nė njė vikt, s’kėndojnė. JUG
Dhi e krimbur, bishtin pėrpjetė. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVĖ
Ena bosh zhurmon mė tepėr. KRUJĖ
Ėshtė nga ai gur qė thyen ēekan. JUG
Fjala pa punė, si peshku pa lumė. GJIROKASTĖR
Fjalė pak e punė shumė. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJĖ
Gjėmon voza qė nuk ka verė. JUG
Gjithkush leu, mentė e veta pėlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojė lumi. JUG
I gjen mushka drutė. JUG
I mbushet mendja, atij qė ka mend. SKRAPAR
Jashtė valles dinė tė gjithė tė kėrcejnė. SKRAPAR
Kalliri me bukė, s’e ngren kryet pėrpjetė. JUG
Kėlyshi sado tė lehė nuk tė kafshon. KORĒĖ
Kollaj tė thuash vreshtė, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite pėrpjetė, shiko dhe tatėpjetė. JUG
Kur u ba horri pashė, vrau t’anė. KAVAJĖ
Kush ka matur veten, ka matur gjithė botėn. JUG
Kush s’kupton, i japin tė kuptojė. JUG
Lumi i thellė, s’ka ushėtimė. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin tė menēėm. SHKODĖR
Mendjemadhi niset me kalė, kthehet me kėmbė. KORĒĖ
Mė parė mėso veten, pastaj tė tjerėt. JUG
Mos i zbulo petėt byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mėso ustanė, po merri zananė. PĖRMET
Mos u kapardis si gjeli nė plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerėzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORĖ
Nė portėn e tė shurdhit mos trokit. KORĒĖ
Nga ferra e vogėl del lepuri i madh. JUG
Nuk mėsohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido qė tė bėjė, nuk e kapėrcen dot hijen e tij. KORĒĖ
Pas lufte tė gjithė bėhen trima. TIRANĖ
Pula bėn venė e kakaris sa zgjuan mėhallė, pela bėn mushkėn dhe nuk ndihet fare. VLORĖ
Pyetėn mushkėn, cilin ka baba; “kam dajo kalėn” - tha. JUG
S’e lenė hunda me pa larg. KRUJĖ
S’ka lezet nė kokėn e zgjebur, shamia e mėndafshtė. KORĒĖ
S’ka tė shurdhėt, mė tė shurdhėt nga njeriu qė s’don dije. JUG
Sorra e mbante veten pėr pallua, po kur pa kėmbėt e saj qau. VLORĖ
S’tunden malet me pėrralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zė tė gėrvishur. VLORĖ
Ti mbaje veten ulėt, pa tė ngrenė tė tjerėt. LABĖRI
Ti qesh me tė tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimėrinė pas luftės e urtėsinė pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi qė lėvdohet, nuk tė vret. KOSOVĖ
U bė dhija me tremb ujkun. VLORĖ
U bo veja me mėsue pulėn. KAVAJĖ
U hap dheu, doli njė plesht. JUG
U mbars mali, polli njė mi. JUG
Unė vij nga mė rrahėn, ti mė tregon shkopinjtė. VLORĖ
U rrit kungulli dhe mori dhenė. SKRAPAR
Zuri qeni njė lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai qė e ka provue din edhe me tė mėsue. KOSOVĖ
Bėne vath e ve nė vesh. SHKODĖR
Bėj si tė thotė mė i madhi. JUG
Bleta din si bėhet mjaltėt. JUG
S’di gomari tė haj tagji. PĖRMET
Dami tė bėhet mėsim. DIBĖR
Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollė, asht si pemė e egėr. VERI
Atė qė merr me njė dorė, kthehe me tė dyja. VLORĖ
Ban mirė e harro, ban lig e kujto. VERI
Bėj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ėngjėlli, edhe djalli, janė brenda tek i gjalli. KRUJĖ
Edhe kopėsht i mbret tė jetė, njė gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVĖ
E mira dhe e keqja nuk kanė fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVĖ
Ha njėzet e nėntė kafshita me gjellė, s’thua gjė, tė tridhjetėn thatė dhe bėn kiametin. BERAT
I ligu kur tė hipėn mbi shpinė, nuk din me zbritė kurrė. TROPOJĖ
I ligu tė puth e tė kafshon. JUG
I ligu ngatėrron dhe yjet nė qiell. JUG
I mirė sa mė s’ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirė sa tė tė lėpijnė, jo i keq sa tė tė pėshtyjnė. JUG
Kur pi ujė, kujto burimin. VLORĖ
Kur s’mė bėn nder, mos mė bėj qeder. BERAT
Malli i keq shifet nė bojė, dhe njeriu i keq shifet nė sy. SHKODĖR
Pėr ēdo punė qė bėnė, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVĖ
Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
Qen i bardhė, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen ėshtė … JUG
Qeni kur kėrkon tė hajė tė zonė, vritet. JUG
Qepa, qoftė e re, qoftė e vjetėr, po era qepė vjen. JUG
Qeni edhe me sapun tė lahet, era qen do tė vijė. VLORĖ
Rrit kėlyshėt tė tė hanė kokėn. DEVOLL
Rrufeja nuk bie nė hale. TIRANĖ
Sėpatės bish mos iu ban. DIBĖR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODĖR
Tė mirėn nė e hedh prapa, e gjen pėrpara. SULOVĖ
Ai qė e ka trupin e drejtė, nuk ka frikė se i del hija e shtrembėr. JUG
Ai qė e ka mizėn nė kapuē, e ka vjedh bletėn. KOSOVĖ
Bėni si them unė, e mos bėni si bėj unė. KORĒĖ
Bie molla qė ka krimbin. JUG
Buēja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentė prapa. ELBASAN
Ēika pa nder, si lulja pa erė. KOSOVĖ
E drejta pa forcė, s’tė pi ujė. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janė qė pjellin ligjin. JUG
Faji ėshtė jetim, s’i ka dalė zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtė ėshtė e shkurtėr, fjala e shtrembėr ėshtė e gjatė. TETOVĖ
Gabimi falet njėherė, e jo pėrherė. KOSOVĖ
Gjithkush ka dy kandarė, njė pėr vete, njė pėr tė tjerėt. JUG
Hatėri tė lė pa brekė. BERAT
Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar. JUG
Ka tė menēur pėr tė marrė. MALLAKASTĖR
Koka e falur s’pritet. JUG
Kur falet e liga, dėnohet e mira. JUG
Kur ke tė drejtė, lėviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bėn qime, kur ha, bėn thėrrime. DEVOLL
Kur tė gjen njė vdekje, tė ngushėllojnė; po kur tė gjen turpi, ē’tė thonė? KORĒĖ
Kusari para se tė vjedh, bėn hazėr vendin. KURVELESH
Kush ha bukė, bėn thėrrime. JUG
Kush ka ngrėnė mjaltin, ka mizėn pas veshit. ELBASAN
Kyēi vihet pėr tė ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lėvroje pėr lisin, fushėn pėr misrin. GJIROKASTĖR
Mė parė vra ujkonjėn: pastaj mbyt kėlyshėt. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikėn, por turpi vjen e nuk ikėn. VLORĖ
Nė tė humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORĒĖ
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk ėshtė e drejtė me u ba dikujt nanė e dikujt njerkė. TETOVĖ
S’hahet nė vend tė djathit. KORĒĖ
S’hahen bashkė turp e bukė. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PĖRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORĖ
Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan tė pa pjekura”. BERAT
Atij i thonė: “Ja ujku”, ay thotė: “Ku ėshtė gjurma”. JUG
Ay qė tė do, tė qorton, ay qė nuk tė do, tė lėvdon. BERAT
Ē’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ē’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fėmija, ē’ka shtėpia. VERI
Dinaku hyn nė pus e del pa lagur. TIRANĖ
Dinaku tė ēon nė dyzet ēezma e s’tė jep ujė. PĖRMET
Peshk pa hal ne shtpi pa fjal.

мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Offline Elaa_20

  • Look Before You Act ;)
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 493
  • Gender: Female
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #9 on: December 23, 2008, 04:25:44 AM »
E mira te larteson ndersa E
liga te ulteson

O zot rum prej mikut,se prej armikut ruhem vet..


jeta eshte e vetmja lojė me tė cilėn nuk luhet

mos i thuaj vetes trim me mir te thot dikush

Ajo qė dimė ėshtė njė pikė ujė,ndėrsa ajo qė nuk dimė ėshtė njė det “


” Budallallėku dhe menquria rriten nė tė njėjtėn pemė "


” Kush pret e duron, ka atė qė dėshiron “

Sa e lirė ėshtė fjala nė botė, aq e shtrenjtė ėshtė puna.




мє мιя тє нυмвαѕιѕн иנє qαѕт иgα נєтα ѕєѕα נєтєи иє иנє qαѕт!!!

Armik

  • Guest
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #10 on: July 02, 2010, 10:53:52 AM »
MOS I QA HALLIN KALORSIT SE I VAREN KEMBET  ok; :P

Offline Ermelinda

  • Koha eshte ajo qe duam me shume..por edhe ajo qe e perdorim me keq!
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 891
  • Gender: Female
  • Albolicious
    • View Profile
Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #11 on: July 19, 2010, 10:19:16 AM »
Ati im qė je nė qiell mshelma gojėn kur skam asgjė pėr tė thėnė! Faik Konica

3 detyrat mė tė rėnda tė kėsaj bote janė: ta shpėrblesh urrejtjen me dashuri,pranimi i tė pamundshmės dhe thėnia-unė isha gabim. Sydney J. Harris

Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe. Wendell Phillips

Gjėja mė e rėndėsishme qė mund tė bėjė njė burrė pėr fėmijėt e tij, ėshtė tė dojė nėnėn e tyre. Johann Wolfgang von Goethe

AlbStars

Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
« Reply #11 on: July 19, 2010, 10:19:16 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: