
Dėshmi e vėrtetė se gjithnjė e mė shumė njerėz tė papunė dhe tė vetmuar janė bėrė tė "varur" nga Facebooku dėshmon edhe rasti i fundit nė Britani. Njė tinejxhere formoi njė grup me rastin e festimit tė ditėlindjes sė 14-tė, ndėrsa mijėra veta konfirmuan pjesėmarrjen nė festė.
Rebecca Javelau, pasi themeloi grupin nė Facebook, publikoi adresėn dhe numrin e telefonit. Planifikoi tė ftojė vetėm disa shokė, por vizitėn nė festėn e saj modeste e konfirmuan 21.000 veta. Party pritej tė mbahej mė 7 shtator nė banesėn e prindėrve tė saj nė Hertfordshire.
Nėna e saj mbylli grupin nė Facebook, ndėrsa policia ia tėrhoqi vėrejtjen tinejxheres se duhet ta anulojė festėn, si dhe angazhoi patrullime tė rregullta policore nė rast se mijėra njerėz tė panjohur vendosin tė vijnė nė qytetin e tyre.
Praninė e tyre nė kėtė festė e konfirmuan edhe pronarėt e profileve tė rrejshėm tė Justin Bieber, Stephen Hawking, Susan Boyle dhe Rick Astley. Mė pas nė Facebook u paraqitėn edhe shumė grupe tė reja qė organizonin after-party ose pre-party pėr festėn e ditėlindjes sė Rebeccas, ndėrsa administratorėt e kėtyre grupeve paraqiteshin si vajza tė cilės i ėshtė shkatėrruar festa e ditėlindjes. Nė njėrėn prej kėtyre faqeve thuhet se festa megjithatė do tė mbahet, ndėrsa tashmė 7.000 veta kanė konfirmuar pjesėmarrjen.