http://www.telegrafi.com/fo/bote/f.0619120459514_m.jpgGates: Masa mbrojtėse ndaj njė rakete koreanoveriore
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara kanė marrė masa pėr tė mbrojtur territorin e tyre pas njoftimeve se Koreja e Veriut po pėrgatitet tė lėshojė njė raketė balistike drejt Havait.
Njė gazetė japoneze njoftoi tė enjten se Koreja e Veriut po pėrgatitet tė hedhė njė raketė me rreze tė gjatė veprimi nė drejtim tė shtetit amerikan tė Havait nė fillim tė korrikut.
Gazeta citonte Ministrinė japoneze tė Mbrojtjes, sipas tė cilės njė raketė e tipit Taepodong 2, ose njė variant i modernizuar i saj ėshtė dėrguar mė 30 maj nga njė uzinė pranė Penianit, pėr nė poligonin Tong-Chang-ri.
Gates u tha gazetarėve se kishte miratuar dislokimin e interceptorėve tė raketave dhe tė njė radari nė Havai nė rast tė ndonjė sulmi nga ana e Koresė sė Veriut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i vėzhgojnė me shumė kujdes pėrgatitjet e Koresė sė Veriut pėr lėshimin e raketės.
Ekspertėt thonė se nuk ka shanse qė njė raketė koreanoveriore tė arrijė deri nė Havai dhe se provat e kaluara tė Veriut kanė qenė tepėr larg arritjes sė njė distance tė tillė. /VoA/