Collapse column



Gjergj fishta ....

AlbStars/Gjergj fishta .... => Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė

Author Topic: Gjergj fishta ....  (Read 3599 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« on: May 26, 2008, 02:55:20 PM »
Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm. I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare. Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937). Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940. VEPRA Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me peudėnimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #1 on: May 26, 2008, 02:57:10 PM »
Padėr Gjergj Fishta dhe studenti i "shkolluar"... Jemi nė Shkodrėn e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e tė vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur nė popull pėr humor e thjeshtėsi. Ai ndalonte e fliste rrugėve me lypėsa, fėmijė, gra, plaka, studenta, hoxhallarė, etj. dhe pėr secilin kishte ēka tė thoshte. Nji ditė, nji grup studentėsh nė rrugė, para Kafes sė Madhe, janė mbledhė e po flasin e diskutojnė gjėra tė forta, tema filozofike. Ishin studentė tė ardhur pėr pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, pėrfytyroni veshjet elegante tė asaj kohe....) Nė kėtė kohė po kalon andej Fishta ose Padėr Gjergji, siē e quanin populli. Nji nga studentėt, i cili ishte i shquar pėr "zotėsi" e "kulturė" tė lartė, e i brymosur pak me materializem, i thotė shokėve: -- Ndigjoni shokė. Kam me i ba Padėr Gjergjit nji pytje tė fortė e kam me e nxanė MAT... S'ka me ditė ka me ia mbajtė i shkreti... - e po zgėrdhihet studenti me shokėt e vet. E mirė, afrohet Fishta e pėrshendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mėsimet, etj. etj. Por studenti nė fjalė gjen rastin dhe e pyet: -- Padėr Gjergj, a muj me tė ba nji pyetje? -- Po si jo Djaloē, mundesh... po tė ndigjoj - thotė Fishta. -- Padėr Gjergj, - thot studenti, - Ju fetarėt thoni qė pas vdekjes sė njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit... -- Po - thotė Fishta, duke buzėqeshė, - ashtu themi na fetarėt, pse a je kundėr a? -- Po mirė, thotė studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nėse nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt nė nji arkivol, e kėtė arkivol e fusim nė nji arkė tė madhe prej plumbi, e kėtė arkė prej plumbi e fusim nė nji arkė prej bakri, e kėtė arkė prej bakri e fusim nė nji arkė prej ēeliku, e mbyllim mirė e mirė... Nga ka me dal shpirti k'tu o Padėr Gjergji? A ban me m'kallxu?... Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokėve fitimtar... Padėr Gjergji buzėqeshi disa sekonda dhe i thotė qetėsisht: -- Ndigjo djalosh i mirė... Ti me sa po shoh unė, ke nė krye nji borsalinė... nėn atė borsalinė tė bukur i paske do flokė bukur shumė tė dendura, bash si shtėllunga leshi tė dashit rudė... nėn ato flokė si shtėllunga ke nji lėkurė tė trashė tė kryes, nėn atė lėkurė tė kryes, ke nji kockė tė fortė si guri (kafka e kokės), nėn atė kockė tė kryes, ke nji cipė ma tė hollė qė mbulon trunin (trurin) tand, qė ashtė ai qė mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si tė dul (doli) e nga tė dul kjo pyetje e marrė, a ban me e ditė?... Studenti mbeti e s'dinte ēka me thanė. Nė kėtė mėnyrė Fishta iu pėrgjigj studentit "filozof", e shkoj ne punė tė vet. Studentat e tjerė ngelen gojė hapė, e fillun me qesh masandej me fjalėt e Pader Gjergjit tė pamposhtur

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #2 on: May 26, 2008, 02:57:41 PM »
Gjergj Fishta, pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe Mue me mjafton qe mundi i em t'i kete mberrite qellimit, domethane me edukue publikun, tue e nxite kah perparimi dhe atdhedashtnija. - Gjergj Fishta Gjergj Fishta vec krijimtarise artistike, shkelqeu edhe ne fushen e pedagogjise e te psikologjise sociale, gjuhesise etj. Si mendimtar me potencial te madh teorik dhe me nje veprimtari te dendur praktike, ne sherbim te mbrojtjes dhe te zhvillimit te gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai i kishte vene vetes si qellim qe te luftoje per te ngritur nivelin kulturor e arsimor te bashkekombesve dhe per te nxitur tek ata deshiren per perparim dhe per atdhedashuri, si dy shtylla qe do t'i ndihmonin per te mbajtur ne kembe shoqerine shqiptare te goditur nga pushteti disashekullore otoman. Ne kete shkrim ne do te ndalemi ne periudhen e pare te veprimtarise se tij politiko-arsimore, ku ai fillon perpjekjet per te vazhduar e cuar me tej punen e paraardhesve te tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, ne lufte per ngritjen kulturore e arsimore te popullit. Kjo ishte koha e fundit te pushtimit turk dhe e viteve te para te Pavaresise, domethene deri kur ai do te zgjidhej deputet dhe do t'i vihej punes per zhvillimin e gjuhes dhe shkolles shqipe ne kushtet e ekzistences te nje shteti shqiptar te pavarur. (Per kete do te flasim nje here tjete). Kjo ishte nje kohe qe do te kerkonte jo vetem aftesi krijuese shkencore pedagogjike te larta, por edhe nje nuhatje te forte politike per te shfrytezuar me sukses cdo konjukture ne sherbim te zgjidhjes se ceshtjes kombetare, pra edhe te problemeve te gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ne keto kushte, historiko-shoqerore, Fishta luftoi per ngritjen e nivelit kulturor e arsimor te popullit qe, sipas tij, do te ndikonte per fuqizimin e luftes per liri, pavaresi e perparim ekonomiko-shoqeror. Pasi u kthye nga studimet e larta per teologji e filozofi, u caktua ne kolegjin e Troshanit si profesor

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #3 on: May 26, 2008, 02:58:07 PM »
Ai e deshi mesuesine dhe e quajti "Zeje te shenjte". Kete pune, ne forma te ndryshme, e vazhdoi tere jeten. Fishta nuk qe vetem krijues artistik i nivelit te larte, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikes etj. Pra, kishte nje pergatitje te pergjithshme shkencore-pedagogjike ne lartesine e kerkesave te kohes. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkekohor evropian, te cilin perpiqet ta shfrytezoje per te forcuar punen ne shkolle. Kujtojme fjalimin qe pergatiti per ta mbajtur ne parlament, kur po diskutohej per arsimin, te cilin do ta analizojme ne nje shkrim tjeter, ku dalin qarte prametrat e filozofise se tij arsimore ne kushtet e reja te ekzistences se shtetit shqiptar. Pra, ai eshte nje personalitet poliedrik. Ajo qe te bie ne sy menjehere, kur studion vepren e tij, eshte se te gjitha keto aftesi i ve ne sherbim te zhvillimit te kultures dhe te arsimit shqiptar. Ne kete perfundim kane arritur bashkekohesit e tij: "Nuk ka qene Fishta per ne, tha Aleksander Xhuvani mbi varrin e tij, vetem nje poet kombetar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nje edukator i rinise sone. Nuk kane mesue e shijue nxenesit e shkollave tona vetem artin e tij poetik, bukurine e harmonine e vargut, rrjedhshmerine e dliresine e stilit e te gjuhes se tij, qe eshte nje thesar i pashterrun frazeologjie te kulluet, por kane thithe prej vepres se tij, si nje nektar te hyjnueshem te bletes atike idealet me te nalta te njerezimit, urtine, burrnine, besen, drejtesine, dashunine per te miren, te bukurit, te drejten e te verteten". Ai, duke ndjekur traditen e shkrimtareve te Rilindjes qe, krahas krijimtarise artistike, iu kushtuan dhe punes per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe, punoi ne menyre shume te perkushtuar per te cuar me tej punen e nisur prej tyre ne kushtet e reja te renies perfundimtare te perandorise turke dhe te krijimit te shtetit te ri shqiptar. Idete e tij pedagogjike, vec artikujve shkencore qe botoi ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, i gjejme te kristalizuara edhe ne veprat e tij artistike. Ky mund te jete edhe ndikimi latin, sepse dihet se romaket edhe rregullat e stilistikes i paraqesnin ne vargje. Per ilustrim po japin nje tercine nga perkthimi prej tij i "Prozodise latine": Ne kohe te kryeme rrokja e pare zgjatohet, Po qe verbi dyrrokesh. Vecse kjo rrokje Ne Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t'shkurtohet. Fishta, duke i shfaqur idete e tija pedagogjike edhe me ane vargjesh, eshte i bindur se ato do te kapeshin e do te kuptoheshin me shpejt nga bashkekombasit e tij. Ai, nepermjet te kesaj rruge, u perpoq qe te futej, jo vetem ne mendjen e bashkekohesve te tij, por edhe ne zemrat e tyre dhe mund te themi se ia arriti qellimit.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #4 on: May 26, 2008, 02:58:30 PM »
Fishta, pas binomit te njohur "Per fe dhe atdhe", mund te themi se krijoi dhe nje binom tjeter shume te fuqishem: "Cdo gje per gjuhen dhe shkollen shqipe". Ndersa me te parin leshonte kushtrimin madhor per te te dhene jeten per lirine e trojeve shqiptare, ne te dytin kerkon angazhimin e te gjitheve per mbrojtjen e kultures, te gjuhes dhe te arsimit shqip. Mund te themi se te dyja keto thirrje plotesojne njera-tjetren. Tek poezia kushtuar mikut te tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qarte kredon e tij pedagogjike: "Per cka se mjaft nuk asht me mekambe Shqipnine, Porse duen rrite edhe shqiptaret, qe t'bahen te zot me e mbajte Shqipnine" Ky perfundim i filozofise arsimore fishtiane ka qene dhe do te mbetet qellimi final i shkolles sone mbare kombetare. Poeti vizionar lufton qe ne sherbim te perparimit te kombit te vihet gjithe potenciali intelektual dhe per kete qellim perkrah cdo levizje kulturore e arsimore qe krijohet ne kete kohe. "Ne prakun e vjetit 1899 themelohej ne Shkoder Shoqnija letrare "Bashkimi" nen kryesine e Abatit te Mirdites, Emzot Prenge Docit, qellimi i se ciles eshte zgjimi popullit me ane botimesh ne gjuhen amtare. At Gjergji, bashkethemelues e si pjestar i nxehte i saj, vuni te gjitha fuqite e veta per te bame qe te perparonte: merrte pjese rregullisht e pa u lodhun kurre ne mbledhjet e Keshillit e zbatonte me ndergjegje te plote detyrimet qe i ngarkoheshin. Ne te gjitha botimet e Shoqnise, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem nder librat tjere deri te Fjalori i cmueshem i vjetit 1908, At Fishta dha ndihmesen e vet te vlefshme me keshilla e me pune". Ky angazhim me eficence kaq te larte shkencore, qe ne moshen 28 vjecare ne fushen e gjuhes, kultures dhe te arsimit tregonte se ne boten intelektuale shqiptare po hynte nje force e re shkencore, e afte per te kontribuar ne perballimin e problemeve te medha te kohes ne keto fusha me rendesi shume te madhe per kombin, qe ne ate kohe ishte i angazhuar ne lufte per liri e pavaresi. Dihet se pa gjuhe nuk ka shkolle dhe pa shkolle nuk mund te kete zhvillim modern te gjuhes. Ai, ne kuadrin e programit te Shoqerise "Bashkimi", iu kushtua punes per te pergatitur nje alfabet qe te permbushe te gjitha kriteret shkencore, me synim qe te behet i perdorshem per te gjithe shqiptaret. "Alfabeti i Bashkimit, thote Vehbi Bala, i projektuar nga Fishta permblidhte vecorite me pozitive te alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi ate si alfabet te vetem te shqipes. Drejtesine e ketij veprimi e tregoi koha: ai u be alfabet kombetar. Pra, edhe ketu, si gjetke, Fishta dha nje kontribut te spikatur per kombin shqiptar".

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #5 on: May 26, 2008, 02:58:57 PM »
Edhe sikur vetem kaq te kishte bere Fishta per gjuhen dhe shkollen shqipe, do te ishte e mjaftueshme per ta vene ate ne sofren e pare te mendimtareve shqiptare te te gjitha koherave. Per Fishten, gjuha shqipe eshte nje pasaporte e gjalle, qe provon identitetin e te qenit shqiptar. "Neper gjuhe shqipe bota mbare Ka me ju njofte me c'fis ju keni, Ka me ju njofte ju per shqiptare Trima n'za sikurse jeni" Kjo gjuhe per poetin pedagog eshte jo vetem si "Kanga e zogut te veres", por edhe "Si ushtime e nje termeti", sepse ne kete gjuhe, thote ai, edhe Kastriota u pat fole atyne ushtrive "ngadhnjimtare" qe cuditen boten dhe po ne kete poezi ai mallkon rende at bir shqiptari. "Qe e perbuz kete gjuhe hyjnore, Qe n'gjuhe t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten len mbas dore" Keto ide jane me vlera te perjetshme. Sot, kur shqiptaret, per nevoja te ndryshme ekonomike, jane perhapur ne te kater anet e botes, kete porosi te poetit duhet ta kene mire parasysh. Nuk mjafton ta pranosh ate ne parim, por duhet shoqeruar me vepra konkrete. Kohet e fundit, ne kete drejtim ka lindur nje pervoje pozitive. Ne shume familje e mjedise shqiptare, qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, flasin vetem shqip, degjojne emisione te radio Tiranes e te stacioneve te tjera qe japin programe shqip, kane krijuar biblioteka shtepiake te pasura me letersi shqipe, mbajne korespondence te rregullt me te afermit dhe, sipas fuqise ekonomike qe kane, vijne here pas here bashke me femijet ne Shqiperi per te pare nga afer atdheun e tyre ne zhvillim. Disa shkojne edhe me tej; me kursimet e tyre kane filluar te bejne investime ne Shqiperi. Ky eshte kthim ne atdhe si nje force ekonomike krijuee, si nje fuqi qe ndikon ne transformimin modern te vendit. Kjo eshte nje menyre te re per te mbajtur lidhje konkrete me vendlindjen dhe teper e rendesishme. Keto dite lexuam ne revisten Spekter te dates 2 nentor 2002, f.11, ku ne mes tjerash, z.Ekrem Bardha shkruante: "Jam munduar se pari te kontribuoj per zonen time te Leskovikut. Kam ndertuar nje ujesjelles, shkollen e re, llixhat e Leskovikut, spitalin e ri me 200 shtreter, qe do te perurohet se shpejti. Kam edhe shume objekte te tjera ambicioze". Eshte shume interesante pervoja kosovare, qe ne vendqendrimet e reja, duke shfrytezuar hapesirat e ligjeve demokratike te vendit ku punojne e jetojne, kane krijuar shkolla e kurse ne gjuhe shqipe etj. Pra, te shumta jane format per t'i shpetuar mallkimit te poetit te madh. Disa thone se qyteterimi i sotem, me vrullin e tij, i fshin keto iniciativa. Ne mund te themi se mund te ndodhe edhe e kunderta. Mjetet e komunikimit masiv sot ndihmojne qe gjithkush te orientohet shpejt ne kete lufte me vlera jetike per kombin. Ato krijojne mundesi te merret kontakt me problemet ekonomike e kulturore kombetare ne cdo minute, gje qe nuk mund te realizohej me perpara. Fishta, duke ndjekur traditen e Rilindjes, godet politiken arsimore turke dhe te vendeve fqinje, qe synonin te shfrytezonin ne maksimum edhe shkollen si nje mjet shume te efektshem per shkombetarizimin e popullit

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #6 on: May 26, 2008, 02:59:22 PM »
Ai lufton kunder te gjitha forcave qe synonin te zhduknin edhe ato fitore qe kishin arritur Naimi, Samiu, Petro Nini Luarasi e shume te tjere dhe u perpoq qe te forcoje shkollen shqipe, me qellim qe ajo t'i sherbeje zgjimit te popullit per te ruajtur identitetin e tij dhe per te gjetur ne vetvete forcat e nevojshme per te ecur drejt lirise, pavaresise dhe perparimit. Ai lufton per te vene ne levizje mendimin krijues kombetar, qe pushtuesi pikerisht kerkonte ta mbyste. Fishta ne luften e tij ishte i hapur, i guximshem, iniciator me largpamesi te madhe. Ai eshte teper i ndjeshem ndaj tronditjeve historike te kombit te tij ne cfaredo sfere jete qe mund te ndodhin ato. Ai i kap me nje shpejtesi te cuditshme, aq sa forcat kundershtare nuk i le te marrin fryme, i godet e i kundergodet me forcen e mendimit te tij artistiko-shkencor dhe kritiko-logjik. Ai i thoshte gjerat troc, pa nenkuptime edhe kunder te veteve, kunder kujtdo qe behej pengese ne luften per ceshtjen e mbrojtjes se gjuhes e shkolles shqipe. Fishta luftonte per t'u hapur syte bashkekombesve te tij, qe te kuptonin dhe te gjykonin vete per politiken arsimore te pushtuesit otoman, qe pranon pa asnje kundershtim qe ne territorin qe mbulonte kombi shqiptar te hapeshin gjithfare shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, sic dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe ne te njejten kohe nuk lejonin qe te celeshin shkolla shqipe, me qellim qe te coptohej sa me shume uniteti shpirteror i kombit. Ne ate kohe, propaganda e huaj kishte bere punen e saj per te corientuar opinionin shqiptar per problemet e shkolles ne gjuhen shqipe. Ajo kishte krijuar, sic e quan vete poeti pedagog, nje coroditje qe preku jo vetem familjen e disa shtresave shoqerore, por edhe ndonje segment te caktuar te shtetit te ri te posaformuar. Fishta, duke njohur shume mire situaten e krijuar, nuk kalon ne pozita pritjeje, por sulmon me mjetet e tij, me forcen e fjales artistike shkencore. Ai i ve gishtin plages dhe i kushtohet teresisht luftes per clirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqerore te kohes nga helmimi i propagandes shume te rafinuar te pushtetit, qe kerkonte zhvleresimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai ne radhe te pare godet me force ftohtesine e shqiptareve ndaj dijeve dhe shkolles, kunder kesaj te keqeje te madhe, qe shkonte ne favor te propagandes se huaj, qe sic dihet, ishte shume e eger. Me 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me nje mjeshteri te rralle artistike episodin e nje tregtie te cuditshme: Shenkolli, me urdher te Zotit, del neper bote me nje barke ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato qe ka, mund te blinte edhe do te tjera. Me ne fund rruga e qiti shejtin ne Shengjin. Ne te njejten kohe, del ne kete port edhe djalli, qe vinte nga Franca me nje barke ngarkuar me shkarpa per t'i shitur. Se c'ndodh me bleresit shqiptare, merret vesh nga keto vargje: "Ran shqiptaret at-her n'kuvend, E me folun rend-e rend, (Shka nder ne nuk mbahet mend... E pleqnuen se per kete vend Duhen shkarpa e jo mend. E prandaj kta bane toben, E ma teper vune gjoben Per me u la me desh e qe, Mend Shenkollit mos me i ble

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #7 on: May 26, 2008, 02:59:43 PM »
Mandje cuene n'Sh'Njin ke djalli: Per m'e pvete sa i bante malli. Edhe Djalli-dreq i vjeter, Qe tue dashte nuk ishte tjeter Vec m'e lane ate mall n'Shqypni, U la shkarpat veresi" Gasperi eshte kaq i trullosur nga perpunimi qe i ka bere propaganda e pushtuesit opinionit per vlerat e gjuhes dhe te shkolles shqipe, sa e shikon me mosbesim edhe fjalen e Ndrekes, qe i thote prerazi: "Shqyptaret e asrsyeshem te gjithe e mendojne kete pune si e mendoj vete".(10) Replikon menjehere Gasperi, duke menduar se ka gjetur nje zgjidhje te pranueshme, por qe ne fakt e ben edhe me te perqeshur ne syte e shokut: "Une e kam mendue nji pune, por s'po dij a ke me m'a pelqye. Gjithkush e din se Hinglizi ka shume pare e se keto pare ma te shumten i ka nxjerre prej hindjeve ose prej Hindostanit, prandej, thom se, kishte me kene pune fort e mire, me pase per t'ia mesue ketij djali ndonje gjuhe te Hindjes, bie fjala gjuhen Kikuje ose Dijiji; pse atehere kishte me mujte me shkue ne Hindje e me grumbullue pare si Hinglizi. Si thue ti, a me i msue Kikujen a Dijijin?"(11) Poeti ve ne gojen e Ndrekes nje pergjigje te ashper kunder ketyre mendimeve ugurzeza, qe nxjerr nga goja Gasperi: "Nja per nja si Kikuja, si Dijija: shqyp s'jane as njana as tjetra: cillen te duash mundet me xane".(12) Dihet se ne ate kohe, dikush e ndalonte shkollen shqipe me ligj, disa te tjere e mallkonin ose e poshteronin me metoda nga me te ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapelqenin per femijet emra te huej se gjoja tingellonin me modern se ata qe ishin brumi i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qe ishte bartese e ketyre kundershtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagezoje femijen me nje emer shqiptar: Pakoke, kurse e shoqja nuk pranon: "Si tash...kcej Dani, i emen katundaresh... Jo, jo "Gjaqinto" emnin ka m'e pase. E keshtu n'Pagzim sot Prifti do t'a thrrase". Fishta tek Paloke Guca zbulon sesi zhvillohet kjo lufte edhe brenda mureve te shkolles. Ai ve balle perballe Paloken me nje mesues, sic e quan ai, te pantenzone, qe kerkonte qe nxeesit e tij..."Gjithshka tjeter te dilsin, pose shqiptare, pose njerez qe ndiejne per Atme, gjuhe e t'Pare". Ai nxjerr lakuriq metoden qe perdor ai per t'ia arritur ketij qellimi te mallkuar: "E keshtu tue u endun shkolles posht'e perpjete, tue sha shqiptaret si t'shene, si turq, si shke Para Palokes po vjen aj me zatete ... E si tue qeshe, shka je, Paloke? po e pvete. ... Shqyptar, Zotni.- Mos thuej shqyptar, jo, jo. Asht keq me thene shqyptar; thuej jam shkoran I foli mesuesi at-here. E si tue qeshe xen i thote: -Shqyptare a e din kush jene? Malcoret e katundaret, ata, qe veshe Kane tirq e opanga". (Kujtojme: po keto fjale thote dhe Danie shoqja e Filipit kur zihet me Filipin per emrin e djalit si dhe Gasperi kur replikon me Ndreken per problemin e rregjistrimit te djalit ne shkolle). Kur Paloka kthen ne shtepi, tek praku i deres, i thote babe Filipit: "Une s'jam shqyptar: Une jam shkodran". Keshtu poeti pedagog, me kater-pese vargje, jep objektivin qe i kishin vene vetes disa shkolla te huaja te asaj kohe, per shkombetarizimin e brezit te ri. Misioni i mesuesve te patenzone s'ka si del me mire. Por ata nuk ndalen deri ketu, por bejne cmos qe femijet t'i largojne dhe t'i shkepusin fare nga figurat e shquara kombetare. Fishta leshon rrufene e dyte drejtperdrejte ne tryezen e mesuesit te pantenzone, duke dhene zenken me nje nxenes tjeter, (Ne nje shenim ne librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky eshte nje fakt historik) te cilit i bie ne toke nje fotografi e Skenderbeut qe e tmerron mesuesin e patenzone: "Ah! bre kulim, Sh' asht ky mjekerskjap?- po thote me idhnim. S'asht mjekerskjap, zotni, asht Skenderbeu. N't'a pashe kete surrat n'dore prap, T'a dijsh se jashte si qenin kam me t'qite. I foli Tefes mesuesi t'u i bertite" Me rezistencen feminore, Fishta do te thote se shpirti heroik shqiptar, megjithese i tronditur, vazhdon te jetoje dhe se ka te ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente te caktuara te shtetit te sapoformuar shqiptar, qe lejojne ende disa nga keto shkolla te vazhdonin punen, edhe pse ne te vertete pak e kishin ndryshuar, ose me mire te themi se e kishin fshehur objektivin e meparshem, domethene te para 1912-es, por ajo qe e shqeteson poetin eshte edhe fakti se ato tani mbaheshin me parat e taksapaguesve shqiptare.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #8 on: May 26, 2008, 03:00:36 PM »
Ja c'thote ai: "Po, edhe perpara luftes Ballkanike, Ne Shqyptari ka pase shume shkolla t'hueja. Shkolla italjane, turke e helenike, Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje", Per t'rrejte Shqyptaret me dokrra politike. ... Por, shka asht me zi, vete kombit t'ngrate kto shkolla Po i duhet sod me e imbajtun m'kambe me t'holla" Fishta kerkon qe fatin e Palokes dhe te shokeve te tij ta mesoje gjithkush: cdo shqiptar, toske e gege. Kuptohet, ai deshiron qe secili te gjykoje vete per ate qe po ndodhte brenda familjes, shkolles dhe disa segmenteve te shtetit shqiptar, qe ishin prekur nga propaganda e huaj arsimore. Ai e thote cope se atyre shkollave vec sherrin ua kemi pre. Ato e kane mbytur shpirtin krijues te njerezve tane: "Aty, po, t'huejet ne shpirt e tru na i tredhen, E pa kene t'zott t'mendojme ne me krye t'one. Na shkimen n'shpirt cdo ide e ndiesi kombetare; E nder e Atdhe, at-bote ne i dhame per pare". Ketyre mesuesve te patenzone u ve perballe mesuesin populloj Jak Specin, per te cilin kerkon t'i ngrihet nje permendore. Ja dhe motivacioni i nenshkruar nga poeti i madh: "Madje edhe Jakut puna i hecka mbare: Pse t'gjith njata . ndoj' n'ate shkolle te re, Ata te gjithe nji here mbeten shqyptare, Te zott me vjafte per Atme edhe per Fe; Mandej ma teper dolen n'za tregtare, . shoket e tyne n'Shkoder sod s'i ke; Njata reshperet e mdhej, Muzhaj e Bishka, Te shkolles s'Jak Spacit kane pase xane nder banka". Ne u ndalem shume tek poema herojkomike "Paloke Cuca", sepse ajo eshte nje apologji e vertete ne mbrojtje te gjuhes dhe te shkolles shqipe ne ato vite te renda per kombin shqiptar dhe kulturen e tij. Poeti pedagog ka besim te patundur tek fuqia e shkolles per te transformuar shqiptarin ne nje force aktive, te afte per te cuar perpara kombin e vet. "Oh! at-here, kur n'shkolle zbutun shqyptari N'mni t'ket marrun ej gjakun e dhunen, E me dije t'ket kapun ej punen Shqypnis fati do t'cilet tamam". Fishta nuk qendron vetem tek polemika, por si njeri i veprimit kalon ne terrenin konkret. Me 1902, me t'u bere drejtor i shkolles franceskane, futi shqipen si gjuhe mesimi dhe pastaj e ngriti ate ne nivelin e nje plotorje dhe me 1921 prane saj hapi gjimnazin "Iliricum" qe me 1928 nxorri maturantet e pare, te afte per te vazhduar studimet e larta kudo ne bote.Keshtu, ai krijoi per kohen nje kompleks arsimor te fuqishem qe, sipas dr.Jani Minges, perfaqesues i Ministrise se Arsimit, ne provimet e pjekurise, ishte ne nivelin e kerkesave te kohes. Fishta ben thirrje per zgjerimin e arsimit shqip ne te gjithe territorin e shtetit te ri shqiptar. "Aty nga viti 1914, thote Sterjo Spasese, me gishterinjte e dores numeroheshin shkollat fillore, qe kishin per gjuhe zyrtare shqipen. Ne artikujt "Gjuha e mesimit", "Gjuha shqipe" e ne te tjera, poeti me kembengulje lyp qe gjuha shqipe te jete e detyruar ne te gjitha shkollat fillore te Shqiperise dhe te nsite shqiptaret qe te mos tregohen te fjetur e te pergjumur, kur eshte puna e gjuhes, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit"(22). Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kerkon qe "Edhe bijave shqiptare me u dhane mesim ne gjuhe amtare". Tek "Nevoja e mesimit" Fishta u thote bashkekombasve te tij se lufta per dije nuk eshte nje kerkese e rendomte dhe tregon se cfare i ka dhene shkolla njerezimit: "M'kambe piramidat i ngrehi shkolla, I dha hije te gjalla mermerit; M'pelhure jeten ravizi te nierit, Kohet e shkueme perpara ia shtroi. Kush msoi nierin me re me fluturue? Me njeh hyjt? Me mate rrezet e diellit? N'pune me qitun vetimen e qiellit? Ane m'ane botes me ngrehun kunend? Kush msoi nierin menga pirsi rrfeja? Jetes m'i a njoftun te mshefta burimet, E vales s'detit m'i a mujtun thellimet, Edhe vendin m'e afritun me vend? Vetem shkolla ta mrekuj portini E i msoi popujt ndertime sundimit, E u dha n'dore edhe velga gjallerimit; Larg mjerijet te qete jeten u a mban" Keto ide hedhin drite mbi konceptin fishtjan ne lidhje me permbajtjen e shkolles qe, po te shikohet edhe me syrin e sotem, eshte shume i perparuar

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #9 on: May 26, 2008, 03:01:07 PM »
Fishta kerkon qe edhe njeriu shqiptar te aftesohet per ta ngritur vendin e tij ne nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor te kohes. Vete shkolla per Fishen eshte produkt i genit njerezor. Ai ka besim te plote se ajo perpunon e zhvillon aftesite kerkuese, zbuluese, perpunuese e krijuese te mendjes njerezore, te cilat perbejne shpirtin e shkences. Tek deklarimi i genit shpalosen idete e poetit pedagog per rolin e shkolles ne formimin e figurave te shquara boterore dhe kalimin e tyre ne perjetesi: "Mendjen e njeriut n'shkolle une mpreha, Ku kam rrite ata Platonet, E ato shpatat me dy teha, Demostanet e Ciceronet; Edhe t'vetmin n'jete, Homerin, Me ate Virgjilin e Aligerin, T'cileve as vdekja s'ka cka u ban" Kjo eshte fuqija cudiberese e "Temullit te dijes", sic e quan si shkollen. Geni, qe eshte personifikim i aftesive mendore te njeriut e te gjenialitetit te tij, vazhdon me tej: "Edhe zbuloj ku struket jeta, Cka asht e mire e cka asht e verteta, Bukuria kah buroi". Per Fishten mendja e njeriut eshte e plotefuqishme, s'ka kufi, ajo eshte forca qe i jep perpara zhvillimit dhe qe cdo gje e konkretizon me vepra. Ceni e mbyll deklaraten e tij madhore, qe shpreh thelbin e filozofise dhe te ideve arsimore te Fishtes dhe qe, per kohen kur u thane, jane shume te avancuara: "Per mue shekulli kufij s'ka, Synin kem ma t'kthjellte se dielli; Perendise dhe i kam perngja, Hije t'reja n'jete kah shtielli. Mbas Tenzot, une jam fuqia" Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si nje vend ku bashkohen te gjithe, prandaj ne shkollat e tija keni nxenes nga te gjitha besimet. Je nje gur nga themeli i tolerances fetare ne Shqiperi. Te gjithe, sipas Fishtes, duhet te mesojne shkencen dhe te gjithe duhet ta vene ate ne jete ne dobi te kombit te tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i perkasin te gjithe njerezimit. Ai e pranon se lufta per te fituar dije eshte pune e veshtire dhe e lodhshme, fjalen e ka per punen qe behet ne kerkim te se rese, te progresit, te shtigjeve te pashkelura. Tek "Nje lule vjeshte" shkruan: "Oh! Sa e sa here, kur ne mbramje shuen natyra, E tjeter s'ndihet, vec rryma e perroit, Qe permallshem gurgullon neper rranje e curra, Une lodhe mbi letra t't'dijshmeve t'kahmotit, Mbas t'cileve fjalen rri tue e lmue shqiptare" Ketu shfaqet sistemi i punes se tij si artist e shkencetar me rendiment te larte, qe eshte nje shembull i shkelqyer, jo vetem per te rinjte, por per te gjithe boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punes krijuese. Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk eshte kunder kultures se huaj, as kunder marredhenieve te drejta ne fushen e shkences e arsimit me vendet e tjera, por ai eshte kundershtar i prere i perdorimit te shkolles per shkombetarizimin e nje populli, qe ne kohen e tij perbente nje nga rreziqet me te madhe per lirine e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashte per te studiuar dhe nuk tregojne kujdesin e duhur per te perfituar sa me shume nga pervoja e vendeve te tjera dhe per ta vene ate ne sherbim te zhvillimit shqiptar. Eshte interesante edhe kerkesa e tij kembengulese qe meshtaret e rinj te pergatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropes, me qellim qe te mund te sillej edhe nepermjet te kesaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta eshte i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij per Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjere. Por ai nuk ka nenvleftesuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te permendim mendimet e tij per Kinen ku ne mes tjerash thote: "Por jane mjaft t'mecem kinezet e ngrate: Punen e dijen I kane zanate" Per te realizuar mbrojtjen e gjuhes e te shkolles shqipe, si mjete qe synojne jo vetem ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe per te vene atdheun ne rrugen e perparimit, ai kerkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale ne sherbim te ketij zhvillimi: "Prandaj arsyeja, vazhdon ai, e lype qe, cka asht shqiptar i penes e i dijes, T'ia shuguroje atdheut fuqite e veta E n'udhe te veje t'lumnise e t'perparimit. Nje shtet qe s'perparon asht i gja e shtime, E jete te gjate nuk ka" Kjo thirrje tingellon aktuale dhe tani. Shqiperia, kurre me shume se sot, s'ka patur nevoje per kontributin e korpusit te intelektualeve per te perballuar detyrat e medha te shekullit XXI, qe lidhen me forcimin e mendimit demokratik ne drejtim te organizimit shoqeror dhe te zhvillimit te teknikave e teknologjive te reja ne fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures etj. Ai ka vleresuar shume punen e shkrimtareve te shquar qe "mrrijten me ba te njihet gjuha shqipe si gjume mesimi gadi ne te gjitha shkolla dhe gjuhen zyrtare ne te gjitha zyrat e shtetit, si dhe leshuan rranin e pare te ndergjegjes kombetare"

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #10 on: May 26, 2008, 03:01:31 PM »
Kjo figure e perkushtuar teresisht zgjidhjes se problemeve te veshtira, qe kaloi kombi yne ne ato vite, kerkon studime te thella per te dale ne drite tere vlerat e tij, qe krijoi edhe ne fusha te ndryshme te shkencave. Konceptet e reja demokratike per vleresimin e trashegimise, po te shfrytezohen mire, e lehtesojne me shume kete pune, qe domosdoshmerisht duhet bere. Kete e thone dhe bashkekohesit e tij: "E kur me kalimin e kohes, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatres plot flake, do te permende emrin e fratit poet, figura e ketij do te shkelqeje me me force, sepse atehere do te jene zhdukur nje here e mire dhe vogelsirat me te kota te njerezve. Atehere jeta e poetit do te behet me interesante e me e pasur ne kujtime"(31) Kete perfundim e verteton dhe fakti se dikur lihej pa u permendur emri i tij edhe kur flitej per Kongresi e Manastirit, ku sic dihet, qe firme e pare, pa bere fjale edhe per shume e shume raste te tjera. Dihet se Fishta, qe qe gjalle, eshte nderuar me medalje e tituj shkencore te larte. Me rastin e 130 vjetorit te ditelindjes se tij. Keshilli i Bashkise se Lezhes e beri "Qytetar Nderi". Ne kete mbledhje perkujtimore, nje grup intelektualesh kerkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i behet nje propozim Presidences qe t'i akordoje poetit te madh titullin e larte "Nderi iKombit" per merita te shquara ne sherbim te Kombit shqiptar. Kjo deshire u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28.XI.2002. _______

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #11 on: May 26, 2008, 03:01:53 PM »
SHKUROREZIMI I POETIT KOMBETAR DHE MBETJA E TIJ FISHTE Maska politizuese qe shkurorezoi Fishten nga Poet kombetar Hyrja ne universin fishtian eshte aq e veshtire sa edhe kerkimet astronomike ne galaktikat e largeta. Kjo ndodh nga fakti se vepra e tij eshte komplekse dhe e pazakonte ne letersine shqipe te shekullit qe sapo kaloi. Zbulimet ne kete qerthull verior here varferohen nga kundershtite e vet kohes kur jetoi poeti, here pasurohen me mendesi te reja qe rilevohen sa here e sheh imet kete univers. Keshtu kjo nebuloze here ngjan si mjegull e here si grumbull margaritaresh. E zakonshmja dhe e jashtezakonshmja, e aferta dhe e largeta, e zbehta dhe e shndritshmja, epizmi dhe lirizmi, jetesorja dhe jashtetokesorja, e verteta dhe miti, te gjitha keto e bejne lexuesin, ca me shume studiuesin, te dyshoje ende ne dimensionet e galaktikes fishtane. Ajo qe e veshtireson teper shikimin ne kete nebuloze eshte arkaizmi i gjuhes veriore te asaj kohe, poema e stergjatur e kapercyer ne kohe, folklorizmi i skajshem, zbehja e interesave imediate te shoqerise shqiptare per ngjarjet e fundshekullit te XIX, maska politizuese e cila e ka shkurrorezuar nje here Fishten nga froni i poetit kombetar, tendencat e sotme per ta rikurorezuar, - madje duke shkelur mbi mbreter te tjere te kurores se letrave shqipe, - zhurma hakmarrese e perkrahesve te tij veriore, kryesisht jo letrare, te cilet ne emer te permbysjes se gjitheckaje te kaluar, neperkembin vleresimet shkencore, kufizimet mesjetare te tipit veri-jug, e te tjera si keto e bejne Fishten teper interesant per magjine e letrave shqipe. Keto kundershti po te latoheshin disi, do te na jepnin rastin ta shihnim poetin vecmas si krijues, vecmas si politikan, vecmas si njeri duke e vendosur ne pjedestalin e vet pa mbuluar me hije as Naimin, as De Raden, as Nolin e as Lasgush Poradecin... Studimi i pambaruar Studimi i vepres e Fishtes nuk ka mbaruar. Heshtja, pothuajse e plote 45 vjecare per te, do te nxiti lakmine per zberthime me te holla ne filozofine e saj, sidomos po te ribotohet i gjithe korpusi i vepres se tij, i cili nese dikur ishte i ndaluar per masen e lexuesve, sot copezohet ngjethshem duke e minimizuar ate. Ne tridhjete vitet e para te shekullit te kaluar e, sidomos, pak kohe pas vdekjes se tij, studimet, vleresimet shkollareske, artikujt propagandistike, etj., i gjejme te shumta

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #12 on: May 26, 2008, 03:02:12 PM »
Por te gjitha keto jane me teper veshtrime te njohurish, miqsh, apo dashamires te vepres se tij dhe midis tyre ka pak studiues te vertete. Megjithese ne keto flete ne do te permendim opinionet e disa figurave te njohura studjuesish te letersise shqipe, ne te vertete theniet e tyre jane botuar ne formen e artikujve perkujtimore e ka ende pak studime te mirefillta. Vecanerisht gjate viteve ’40 te shek.XX per poetin e porsa vdekur u shprehen shume krijues, politikane, njerez te medhenj brenda dhe jashte vendit, bashkekohes e bashkepunetore, jerarke te fashizmit, albanologe, etj. Sic permendem, megjithate, ne thelb ende nuk kemi nje mendim teresor... Fishta jetoi ne koherat me dramatike te historise se vendit. Pjekuria e tij poetike perkoi me kulme te historise kombetare ne te cilat ai mori pjese intesivisht si intelektual dhe poet. Duke qene shqiptar ne gen, - aq sa shpesh eshte akuzuar si nacionalist i skajshem, - ai beri te gjitha perpjekjet per ta lartesuar emrin e Shqiperise pikerisht kur ai rrezikohej te shuhej. Burri dhe frati, intelektuali dhe poeti dinte t’i terhiqte njerezit me fjalime frymeplote duke i treguar kombit te vet vlerat e medha qe zoteronte. Fuqia atdhetare e "Lahutes", e cila u shumekopjua si Bibla dhe Kurani "Lahuta e Malcise", vepra me e gjere e tij, eshte sot, por ka qene edhe me pare, qerthulli ku vertiten opinionet pro dhe kunder kurorezimit te Fishtes si poet kombetar". "Lahuta" here eshte quajtur nje "Iliade" shqiptare, here nje imitacion sllav, e here nje grumbull poemash te Eposit te Veriut te qepura si me pe te bardhe. Keto kundershti, megjithate, sic do te shohim, nuk e zbehim fuqine atdhetare te "Lahutes" e cila ne kohe te caktuara te historise shqiptare te shekullit te XX eshte mesuar permendesh e recituar si ungjilli. Te gjendur ne tehun e gremines serbo-sllave shume kosovare e dine sot thuajse permendesh "Lahuten", ndersa ente botuese ne Kosove, Maqedoni e gjetke ne diaspore e kane shumekopjuar si edhe Biblen apo Kuranin. Shumica e studjuesve jane te mendimit se shtysa e pare per krijimin e "Lahutes se Malcise" jane veprat homologe te disa poeteve te medhenj te Dalmacise e Kroacise si ato te Ndre Kacicit, te kryevepres se letersise kroate "Vdekja e Smajl Age engicit" te Ivan Mazhurinicit te cilin Fishta e dinte permendesh. Edhe ndikimi i boshnjakut Gege Martiniqi ishte po aq i madh. Ballafaqimi i Eposit tone te Veriut me ate sllav ka qene i vazhdueshem e dramatik. Ca me teper n-_herat kritike te historise dhe formimit te shteteve te reja pas perandorise osmane. Gjithmone ka pasur perpjekje te shumeanshme per ta pervetesuar kete gjerdan perlash te krijimtarise popullore. Nder shqiptaret Fishta ka qene i pari qe iu vu punes per te vertetuar poetikisht shqiptarine e Eposit, sikunder Kadareja, 40 vjete pas tij do te perpiqej te shtrinte gjeresine e krijimtarise popullore drejt krahinave te jugut ne vepren e tij "Autobiografia e popullit ne vargje". Fishta me "Lahuten" krijoi nje forme letrare vertete te perkohshme, por ajo qe nje trashegimi e shkruar tanime qe perbente thelbin e races shqiptare, pa te cilin nuk ka jete as historia, as gjeografia dhe as virtytet morale.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #13 on: May 26, 2008, 03:02:34 PM »
Te ndermerrje nje hap te tille ne kushtet e tronditjeve te fillimit te shekullit te XX ishte pa dyshim nje kontribut i dores se pare, por edhe nje sprove letrare e guximshme. Personazhi real i kryevepres Me vlere njohese per ne eshte ndoshta casti i lindjes se idese per te hyre ne kete univers te madh sic eshte "Lahuta". Permendem inspirimet e poeteve dalmate e kroate, por shtysa perfundimtare, me sa shihet, do te ishin vete njerezit qe e rrethonin poetin-frat. Ne vitin 1920 Gjergj Fishta emerohet zevendesfamulltar, per pak dite, ne katundin Rapesh te Hotit. Aty ka rastin te njihet me malesorin Marash Uci, nje nga personazhet e vepres se tij te ardhshme, i futur ne "Lahute" me emrin e vertete. Malsorit i pelqeu menjehere frati i ri dhe nisi ta vizitonte tri here ne dite. Bisedat e tyre silleshin kryesisht ne kujtimet e luftrave te fundit, sidomos per betejen e ures se Rzhanices ne te cilen Marashi kishte marre pjese.Tregimet e ngjeshura te atij malesori i forcuan Fishtes idene per te shkruar kenget e para te "Lahutes se Malcise" veper qe do te ngjallte aq debate e kundershti qe ne gjallje te poetit, por sidomos pas vdekjes se tij. Faik Konica, sponsor i Fishtes Ja se si u botua edhe vjersha e pare, ajo me titull "Te Ura e Rzhanices". Faik Konica dergoi te At Pashko Bardhi ne Shkoder 200 franga te cilat ai kishte mundur t’i mblidhte nga dashamirres austriake per te botuar disa vjersha te Filip Shirokes, i cili ate kohe ishte ngushte ekonomikisht. Por me qe poeti, edhe perpos ndihmes, nuk i kishte gati vjershat, At Pashk Bardhi nuk e la rastin te humbiste. Ai e dinte se Fishta po ate kohe kishte nisur te shkruante dhe ia mori krijimet. Ne paranteze duhet te pohojne se vargezimet e para te Fishtes ishin ca vjersha humoristike te cilat ai i sajonte aty per aty. Me kete perkrahje, pra, "Te Ura e Rzhanices" `shte botuar nga Vitalini ne qytetin Zare te Dalmacise. Rreth botimit te kenges se pare te "Lahutes" ka kontradikta. Lasgush Poradeci thoshte se ajo e ka pare driten rreth vitit 1900, c’ka e pergenjeshtron At Bardhi, kurse Eqerem abej e tregon ate te botuar ne vitin 1905. Kohe e trazuar...Sidoqofte ajo pati jehone te menjehershme, aq sa kur e pyeten vet Marash Ucin ne se ngjarjet e kenges "Te Ura e Rzhanices" ishin te verteta, malesori i perlavderuar atje tha: "Dicka ka shtuar..." Dicka ka shtuar...dote thoshte se qe lufta, historia, bemat e shqiptareve qene aty. Kjo kishte rendesi te madhe per poetin e ri Fishte dhe per opinionin letrar te kohes, sikunder ka rendesi per cdo krijues mendimi se vepra e tij ngjeth e lexuesi e mendon ate per te vertete. Mendojme tani per te padjallezuarin Marash Uci, i cili veshtire ta dinte se ku mbaron historia e ku fillon letersia!... Ne qoftese Naimi e De Rada ishin perpjekur ta ringjallnin Shqiperine permes bemave te Gjergj Kastriotit, Fishta nuk mund t’i rihynte me kesaj ndermarrjeje.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #14 on: May 26, 2008, 03:03:02 PM »
Nje epos i ri per Skenderbeun a’priori do te deshtonte jo vetem per riperseritje te ideve, por edhe nga qe plasa e hapur nga levizjet e reja te shqiptareve kunder pushtimit turk e kishin ndare shtatin e heroit nga epoka e re e fillimit te shekullit. Ishte ndoshta kjo arsyeja perse Fishta zgjodhi si lende letrare luftrat e gjalla te clirimit, jehona e te cilave ishte ende e fresket dhe duheshin perseritur...Poeti i nis ngjarjet e "Lahutes" ne mesin e shekullit XIX, do t’i sillte ato te Kongresi i Berlinit e deri te famkeqja Konference e Londres qe i copetoi shtatin Shqiperise. "Poeti, - thote abej - pati per truall ate treve, ne dukje te ngushte, qe quhet Malsia e Veriut me qender simbolike Shkodren, ate qytet te lashte, i cili dikur kishte qene kryeqender i nje mbreterie ilire. Grumbullin epik te poemes e perbejne banoret dinarike, te vrazhde e plot nerva, nga te cilet dalin dalengadale trimat kryesore. Themelin shoqeror e formon fisi me jeten e tij te perditshme, sic na shfaqet te Kanuni i Leke Dukagjinit; kjo eshte jeta e familjes se madhe te pandare, me pushtetin ateror "patrias protestas); jeta e ndarjes se puneve, e prerjes se flokeve femijes, e mikpritjes dhe vllamise se shenjte, e nderimit te pleqve, jeta e beses, bese-burri dhe bese-fisi.Eshte nje jete-lufte me armet perhere ne brez per t’u ruajtur nga armiku; me marrje gjaku, ose me gjak te blere a te falur bujarisht..." Ndonese treva e ngjarjeve te "Lahutes" nga ky perkufizim ngjan teper e ngushte,- Malesi e Shkodres-Mali i Zi,-bota shqiptare e pershkruar ne te eshte shume e madhe; aq e madhe sa te perbashketa ka ne universin e malesoreve te Verilindjes, "Kosova), te Lindjes, "Diber), e te Jugperendimit "Laberi). Gjithkund ketu zoteronte, ku me shume e ku me pak, Kanuni i shkruar e i pashkruar...Eshte njesia shqiptare e shperbere, e coptuar, qe i sjell poetit dhe keqkuptime me lexuesin e sotem. Por Fishta e dinte se kjo njesi e vogel e fisit mbaronte te njesia e madhe e kombit. Krejt toni qe pershkon poemen, pasqyrimi i gjalle i jetes se perditshme te popullit i jep "Lahutes" vleren e nje eposi.Vertete Fishta ia fillon me bariun e mocem Marash Uci, por mberrin te burri i madh Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Keshtu vepra e Fishtes ka marre karakter mbare kombetar aq sa e kaluara dhe e ardhmja ngjan aty sikur te jene pjekur fatalisht ne nje pike simbolike me njera-tjetren. Per trimt e mocem e te forte shqiptare, por edhe malazeze, poeti kendon se paskan lindur me shtate zemra. Nje lufte mbaron keq sepse u fillua nje te premte ne vend te se martes. Te paarmet nuk vriten.Te rinjte e te rejat qe vdesin te pamartuar u behet "dasma e te vdekurve", perhapja e se ciles nder popujt ballkanike ka qene e gjere.Keshtu te "Lahuta" Tringen e vdekur zanat e veshin me rrobat me te bukura, e nisin nuse dhe vene keshtu ne varr. Edhe besimi popullor na paraqitet teper i pasur. Neper livadhe e male, nder gryka e nden dh jetojne Zana, Ora, e bukura e Dheut, Shtojzovallat lodruese; dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere, neper ujevara levizin Flocka; shtrigat shkojne kaluar mbi breshka te stermedha. Bota e lashte, e zbehte, tronditese per nga pluhuri qe i ka rene persiper ringjallet keshtu rishtas duke na sjelle nje jete si prej magjie te poetit te vertete. Elementet madhore moderne te Fishtes Letersia e sotme moderne, "ose moderniste, sic e kemi quajtur me percmim dikur), i ka te vetat keto kontrapunte hipnotizuese e kalime befasuese nga realja te irealja, nga toksorja te qiellorja qe nga "Komedia Hyjnore" e Dantes, te rusi Bulgakov me romanin e tij disident "Maestro dhe Margarita", qe nga Kamy te "Murtaja", e deri te Ernesto Sabato e romani i tij madhor "Mbi heronjte e varrezat".

AlbStars

Gjergj fishta ....
« Reply #14 on: May 26, 2008, 03:03:02 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: