Collapse column



Gjergj fishta ....

AlbStars/Gjergj fishta .... => Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në

Author Topic: Gjergj fishta ....  (Read 3599 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #15 on: May 26, 2008, 03:03:36 PM »
Ky i fundit njohes i shkelqyer i psikologjise e folklorit te popujve latinoamerikane, por me sa duket, njohes edhe i perrallave dhe epeve te shqiptareve, nga qe e konsideron veten gjysmearberesh e gjysmeitalian, te gjitha keto, kane forma te tilla letrare te cilat mund t’i quajme fishtiane... POr kjo eshte nje teme tjeter e cila do te kerkonte nje trajtim te vecante. Sidoqofte arkaizmi i Fishtes ka elemente madhore te modernes... Thame qe ne fillim se ndikimet e poezise popullore te Fishta jane aq te pranishme sa disa here populli nuk e di se ku nis folklori dhe ku mbaron poeti. Krahasime te shumta ne "Lahute. .." jane marre nga folklori ose jane mbrujtur me frymen e tij. Ketej shpjegohet edhe enthuziazmi i madh qe zgjoi vepra ne popull. Po Fishta ka vjelur nga kjo gurre jo vetem krahasime, por edhe kenge te tera dhe i ka perlidhur ne vepren e vet.Ato strofa mallkimi te oso Kukes kunder knjaz Nikolles te Matit te Zi te kulla e Vranices jane marre besnikerisht nga nje kenge popullore shkodrane. Prej nje kenge te vjeter ushtaresh jane marre edhe vargjet me te cilat u falet Miran Leka i vrare shokeve te tij. Le te bejme nje krahasim...Shumekush e njeh te famshmen "Kenga e Ures se Qabese" "Mbece, more shoke mbece/Pertej uren e Qabese/ Te m’i fale nenese/ Te dy qete te m’i shese/ T’ia ape nigja se rese/ Nde pjete nena per mua/ T’i thoi se u martua/ Nde thote se c’nuse muarr/Tre plumba nde kraharuar/Gjashte nde kembe e nde duar/Nde thente se c’krushq i vane/ Sorrat e korbat e hajne..." Le te shohim tani "Lahuten", kenga e 18: "Amanet o shoke te mi/Neper Darde kur te kaloni/Armet e mia barre t’i coni/ N’oborr te kulles dhe t’mi lshoni/Nanes as tates mos m’u kallxoni/ Pse jane te vjeter e i verboni...Ne pervetet nana per mues/Thoni djali t’asht martue!/ Ne pervetet se c’nuse muer/Muerr nji plume ne krhanuer/ Ne u pervetet se c’dasmore pat/ Pat tre korba ndoje per ngiat/Ne u pervetet se c’zoja knojshin/Orrla e sorra m’te rrmojshin! Sipas albanologut te shquar austriak Hahn kjo kenge e mocme ka qene teper e perhapur ne Shqiperi. Por, shton abej, rreth ketij mendimi,- duke iu referuar librit te Furielit "Kenge popullore te Greqise" eshte edhe nje kenge kleftesh, "kusaresh). Varianti grek, "perkthimi im, M.Q.) eshte pak a shume keshtu: "Po te pyesi shoqeria gje per mua,/Mos trego se si humba, se si vdiqa i shkreti/Por thuaj vetem se u martova me shkretetiren e huaj/ Pata pllaken e zeze per vjehre, dheun e zi per grua/ Dhe ato guricka ishin kuneterit..." Prej poezise popullore eshte marre nga Fishta edhe kenga e trimit shqiptar Gjergj Elez Alia, i cili me emrin dhe bemat e tij ka shtegtuar deri ne Bosnje e Maqedoni, ndersa ne "Lahute" ka zene vend te vecante ne Kengen 22 te titulluar "Tringa". A jane keto e te tjera nje plagjiature e Fishtes, apo nje nevoje krijuese per ta bere me te besueshme vepren e tij, per ta bere ate me te pranueshme ne shpirtin e popullit, duke pasur parasysh edhe nivelin kulturor te asaj kohe, si edhe vet femijerine e letersise shqipte?A ka vend per dyshime ne nivelin e tij krijues, sic akuzohet diku? Poeti eshte vende-vende aq madhor sa te dritheron me vargjet e tij. Edhe ne krahasimin qe beme me larte, me variantin e Fishtes te "Kenges se Ures se Qabese" ka disa nderhyrje te tij me te vertete shekspiriane, me nje dramacitet qe i kalon kufijte e njerezores. Kujtoni vargun..."Pse jane te vjeter e i verboni!", po t’u thoni prinderve sa jam vrare. Ose ne vend te vargut tosk "Sorra e korbat e hajne", kemi "Orrla e sorra m’te po rrmojshin! "Pjesa e dyte e vargut, sidomos, eshte ngjethese. Jo e hane, sic mund te jete perfytyrimi i perditshem. Kuptohet, kufoma e mbetur jashte haet nga korbat. Jo! Fishta na thone se ato rrmojshin! Rrmojshin ne trupin e te vdekurit, apo i hapnin varrin me kthetrat e tyre? Nje metafore e pashoqe! Po ka edhe vargje te tjera qe flasin per kete gjuhe te bukur

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #16 on: May 26, 2008, 03:03:59 PM »
Tringa: Ardhun shtatit si "breshana"/Syllin hyll, ballin si hana/Dishka bore e dishka bryme/ Si njaj hulli ne ferfellime. Ky lirizem e vesh kryevepren epike te shkulur nga rrenja, trupi dhe truri i races shqiptare me tisin e mrekullueshem te ndjesise. Ketu qendron edhe gjenia e Fishtes. Ai u mendua t’u shamnget klasikeve greke e romake; pra nuk do te binte as ne kurthin e madheshtise se "Iliades", te Homerit as ne te "Eneides" se Virgjilit. Dimensioni i madh i shpirtit te fratit Por studjuesi i viteve ’40, Mark Ndoja, u paraprin paragjykimeve te mevonshme pe Fishten. Kjo ndodh te Fishta, - shkruan Ndoja- jo per arsye te gjendjes se tij shoqerore prej frati, por edhe te gjendjes se tij shpirterore. Fishta lirik nuk e ndjen kurre nevojen te rreket, te meket, te psheretije ne poezi. As ka nevoje te pershkruaj ne Beatrice, apo ne Laure". Dhe vertete, me sa duket bukurrise femerore Fishta i referohet si ide, si shpirt dhe eshte i lumtur qe e zbulon, e trazon, e shkruan. Femra ne vepren e Fishtes eshte perfshire ne totalin shqiptari-armiku dhe atje intriga ka kete dimension te madh.Te libri "Vallja e Parrizit" gjejme poemen e gjate "Jerina" dicka teper e bukur per shpirtin prej frati e murgu te Fishtes. "Zana Erato: Si pasqyra i ndritka ftyra/Zana e Vizitorit: ’po i ndritka dora porsi bora/Zana Erato: Brye me voes e bryme prej qielle/ Njesh me "Lila" e "Drondafile". Zana Klope: Kqyrrja syrin porsi hyll/ kah e cil e kah e mbyll/ Si ajo hana neper pyll! Ora e Dukagjinit: Kah po qeshka me njat goje/ Si ajo drita kah t’agoje! Zana Euterpe: Kur e thanka kah nji fjale/Si njaj flladi neper hale. Kurse ne kengen e XXVI te "Lahuta" kemi keto vargje per femrën: "T’rrafte e mira si t’ka ra/ Bjeshke e vrri qe m’ke shkelqa/ ...T’uj m’u la e tuj m’u flladite/ Here n’per hane e here neper drite/ Drue po m’ngirhesh akull-o/Drue po fike mua e vedin-o". Fishta, frat i zhytur ne boten e tij mistike, se ciles i beson me gjithe fuqine e shpirtit, ndonjehere sikur arrin te clirohet nga kjo letargji dhe ta shohi edhe vet shen Marine, femren e pare te universit kristian, nene e Jesu Krishtit, si qenie njerezore. Por ky eshte vetem nje cast. "Ate vashe te hyjnueshme/ Te Nazaretit, veshe me rreze dielli/ I bukur si hana e porsi drita e gzueshme/ N’ballkue te qiellit" Vini re figuren, universin kristiano-fishtan: N’ballkue t’qiellit! Por me gjithe kete kundershtimi ndaj percaktimit kategorik te Kadarese sa e nis duelin, por nuk e fiton deri ne fund. Le te shenojme ketu jo vetem "Vallen e Parrizit", por sidomos "Mrizin e Zanave", te cilin edhe vet Kadareja e ka quajtur vepren me te arrire te Fishtes. Ndersa ne mbetemi te mendimit se femra mbetet nje kornize e bukur, por e painkuadruar sa duhet ne dramen letrare. Krijesat e Fishtes "eksplozione vullkanike" Nje tjeter studjues i Fishtes, Pashko Gjeci, shenon se: "personazhet e Fishtes, me teper se krijesa te gjalla duken si eksplozione vullkanike te natyres shqiptare". Idea Shqiperi lartesohet ne te gjithe vepren shume me teper se nocioni Njeri. Kjo prish shume ekuilibra letrare, sidomos kur vepra shihet me kendveshtrimin e sotem. Shfytyrimi i personazheve tej madheshtise njerezore, kurora epike qe u vendos poeti ne koke i bene ata ne shumicen e rasteve jotokesore. "Bini Toske, ju bini Gege/ Si dy rrfe qe shkojne tue djege/" ose "Kur ia behe n’ate fushore/Oso kuka rrfe mizore!" Rrufeja, rrfe, sic thote poeti, si veprimi me dinamik, me shkaterrues, me pervelues, me i shndritshem, nuk ka per Fishten fuqi djallezore, sic haste gjetke ne letersi, por eshte vullneti zoti dhe ky vullnet u falet shqiptareve ne luften e tyre te drejte. "Edhe hana do t’a dije/ Edhe dielli do t’kete pa/ Se per cark ksaj mrekullie/ Si Shqypnija "i vend nuk ka!" Edhe ketu dukurite qiellore si dielli e hena trajtohen si krijesa te zotit, sikunder edhe rrfeja, prandaj poeti i urdheron ato te ndricojne mrekullite shqiptare. Rastet "kur zbehet" filozofia e tij kristiane Megjithese i befasuar nga klasiket, sic kemi permendur, Fishta nuk ben ate qe ben Horaci pagan; t’i cmitizoje keto trupa qiellore sepse nuk i ka per hyjni.Por edhe Fishta bie shpesh zhguni i fratit, ashtu si padashur, dhe ai zbulon qarte raportet jete-vdekje

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #17 on: May 26, 2008, 03:04:24 PM »
Filozofia e tij kristiane zbehet ndonjehere dhe dhimbja per humbjen behet me e prekshme. Predikimi se njeriu pas vdekjes shkon ne parajse a ne ferr, se vdekja eshte vullnet zoti dhe duhet pritur me qetesi, per poetin eshte disi ndryshe. "Rektin mbare jeta per nen fyell t’kerricik’e/Te Dekes se shemtueme, t’permnershme, mizore/ Vetem Burrnia- nje burrni celike/ Asa’i rrshet dore!" "Burrnia-"Mrizi i Zanave") Kjo veperr, sic eshte pranuar tanime, eshte vellimi me i arritur i poetit. Ndonese vemendja e lexuesve u perqendrua ne me te shumten e heres te "Lahuta", si verpa me gjigande me vlage popullore, studjuesit paten mendime te tjera. Mjafton te permendim ketu vargjet monumentale per gjuhen shqipe te cilat u recituan ne aq e aq vende, u referuan ne simpoziume e aktivitete albanologesh. "Porsi kanga e zogut t’veres/ Qe vallzon n’blerim t’Prillit/ Porsi i ambli fllad i eres/ . lmon gjit e drondafillit/ Porsi vala e bregut t’detit/ Porsi gjama e rrfes-zhgjetare/ Porsi ushtima e nje termeti/ Njashtu a’gjyha jone shqyptare!" Batuta e Fishtes per shkrimtaren e huaj Kur nje shkrimtare e huaj e pyeti Fishten se c’kishte per te ndodhur po te humbte Shqiperia, (jemi ne prag te Luftes Ballkanike e asaj Boterore), ai iu versul. "Kishin me plase edhe malet tona!" Thenie me dramatike nuk mund te gjendej. Por ketij atdhetarizmi te larte, ketij nacionalizmi te skajshem, i bie ndesh qendrimi i Fishtes ndaj pushtuesve italiane. Jo vetem qe ai nuk e denoi kete pushtim, por punoi per ta forcuar uren permes Adriatikut. Fotografite e kohes qe tregojne procesionin e varrimit te Fishtes jane kuptimplote. Ai percillet per ne banesen e fundit si nje jerark i fashizmit, me pankarta e banderola me figuren e Musolinit, ndersa flamuri shqiptar qe kryqezuar me sopatat e Viktorit. "Ai vdiq ne vitin 1940-shkruan Kadareja, kur vendi ishte ne kulmin e zise se roberise, kurse vet ai e majen e nje lavdie, perndritja e se ciles ngjante ogurzeze ne sfondin mortor fashist.Varrimi i tij i organizuar me madheshti nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri vendas katolik e nga Vatikani i Romes, ishte njekohesisht edhe varrimi i nje epoke ne letersine shqipe". Kjo pike teper e diskutueshme e karakterit te poetit beri ate qe verpa e tij te strukej bibliotekave personale, te grisej nga medioker, te denigrohej dhe ai te zbriste nga pjedestali i atdhetarit dhe poetet.Ai qe ishte armiku me i madh i shkjave sllave, aq sa, sic nenvizon perseri Kadareja, nuk shkoi me tej se konflikti shekullor nderetnik midis shqiptareve dhe sllaveve, ai qe e shpalli kete konflikt gati kozmogonik, ai shpejtoi te pershendeste pushtimin italian. Pretendimi se vepra e Fishtes u perndoq nga qeveria komuniste vetem se aishte prift, nuk duket te jete e sakte, pasi letrat shqipe kane njohur edhe nje prift tjeter poet, Ndre Mjeden, vepra e te cilit u publikua gjeresisht. Per armiqesine e perjetshme qe Fishta shfaq ne verpen e tij ndaj fqinjit sllav kritika letrare, por edhe ajo politike, kane rezervat e veta. Shprehet mendimi se nuk i lejohej nje poeti te shekullit te XX te mos shihte ne kete kob, "armiqesia shqiptaro-sllave,- shenimi im.M.Q.), asnje drite e asnje rruge pajtimi, madje as aq drite sa jepte here-here edhe eposi zemerak i veriut. Perbetimi i tij makaber se..."N’meni t’shoqi-shoqit kemi le!" nuk le shume shtigje kristiane per te dy popujt. Dhe ngjan keshtu se ky percaktim eshte fatalisht i pashmangshem. Por pas ketij rrembimi, Fishta leshon nje drite te ngrohte kur shenon me poshte

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #18 on: May 26, 2008, 03:04:45 PM »
"Zoti n’qiell e na mbi toke/ Por gjithnji vllazen e shoke!" Poeti ishte ai qe ishte Te jete vetem nje cast reflektimi kristian ky kundershtim i penalitetit te poetit? Si ta shpjegojme ndryshe miratimin qe ai i beri pushtimit italian? Si ishin raportet e Vatikanit me perandorine e II musoliniane dhe sa kishin ndikuar ato ne pushtimin e Shqiperise? Te kete qene nje perkedhelje e forte sedre pranimi i tij anetar i Akademise se Arteve italiane ne prag te pushtimit? Pavaresisht ketyre mendimeve figura dhe vepra e Fishtes jane te pandara nga njera-tjetra, megjithe kundershtite e tyre. Ato duhen pare e studjuar me vemendje e objektivisht sepse veshtiresite jane te shumta. Ketu nuk thame pothuajse asgje per aktivitetin politik, diplomatik e arsimor te Fishtes, sepse nuk synonim aty. Eshte e pamundur qe jeta pertej zhgunit te fratit, por edhe pertej mantelit te poetit, te mos kete lene gjurmet e veta ne te gjithe kete profukt letrar, por edhe steril qe krijoi Fishta. Mund te thuhet se deri sot eshte folur e shkruar shume per te, sikunder eshte bere pak. Duhen eliminuar me pare paragjykimet ideore e fetare, pastaj ndasite veri-jug qe here-here shfaqen si reminishenca te rrezikshme, madje duke luajtur edhe me madheshtine e figurave qe perbejne guret kilometrike te historise kombetare, duhen pare gabimet politike te Fishtes ne raport me kohen, si edhe me vet karakterin e tij si njeri. Por kjo nuk do te thote aspak se koha duhet sjelle ne studime mentalitete konjukturash e rregjimsh. Poeti ishte ai qe ishte. Le te sjellim ne fund te ketyre opinioneve vleresimin e njerit prej albanologeve me te medhenj te huaj, prof.dr.Norbert Jokl. "At Fishta, ky gjeni i rrenjosur ne token amtare te popullit shqiptar, njohes i kthjellet i letersise se popujve klasike e jetes shpirterore te kombeve te tanishme te Evropes, arriti deri ne majat e larta te kultures".

Offline Vera™

  • ♥▒Qikë Për Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Gjergj fishta ....
« Reply #19 on: May 26, 2008, 03:05:06 PM »
Gjuha shqype Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjلma e rrfés zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; a' e ambël fjala e saj, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'eshte nevoja, flet e t'veten e lén mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thلnun, se eshte një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhلnun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn k'ta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mل para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp ma s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xْni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kenë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për té gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, N'per gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
 

lindamullaj

  • Guest
Gjergj fishta ....
« Reply #20 on: May 28, 2010, 09:54:32 PM »
 welcome c figure e sintakses eshte n' t'zjarrtat valle t'ameshimit

AlbStars

Gjergj fishta ....
« Reply #20 on: May 28, 2010, 09:54:32 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: