
GND nga 1 dhjetori nis seancat dėgjimore
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ka vendosur qė me 1 dhjetor tė filloi seancat dėgjimore nė rastin e Kosovės.
Institucionet e Kosovės kanė mirėpritur vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr fillimin e seancave dėgjimore pėr rastin e Kosovės, tė paralajmėruara prej njė dhjetorit.
Ministria e Jashtme e Kosovės vlerėson se nė kėtė mėnyrė pritet qė procesi i ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės, tė pėrfundojė nė njė afat sa mė tė shpejtė.
Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės poashtu ėshtė nė pėrfundim e sipėr tė deklaratės sė dytė me shkrim, e cila do t'i dorėzohet Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė deri mė 17 korrik.
Fillimi i seancave dėgjimore, sipas ministrit Hyseni, mundėson qė procesi gjyqėsor tė mund tė pėrfundojė nė muajin mars apo deri nė fund tė muajit prill tė vitit 2010. /rtv21/