
Greva e urisė e opozitės pėr transparencėn e zgjedhjeve e nisur qė nė mbrėmjen e 30 prillit, ka hyrė sot nė ditėn e 13-tė tė saj. Gjendja shėndetėsore e grevistėve sa vjen e rėndohet ndėrsa thonė se janė tė vendosur t shkojnė nė fund kėsaj beteje deri nė hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Gjatė orėve tė natės, njė tjetėr grevist ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital pėr shkak tė gjendjes sė tij tė rėnduar shėndetėsore. Hasan Sula, 30 vjeē nga Tirana ka lėnė kampin e grevistėve tė vendosur para godinės sė Kryeministrisė, nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit pas mesnatės sė tė mėrkurės dhe ėshtė shoqėruar me ambulancė drejt spitalit.
Me largimin e tij shkon nė 28 numri i grevistėve qė janė detyruar tė ndėrpresin grevėn tė cilėn kur e nisėn ishin 202, prej tyre 22 deputetė tė Partisė Socialiste dhe 180 qytetarė mbėshtetės tė kauzės sė opozitės.
Deputeti socialist Ben Blushi vizitoi grevistėt nė orėt e vona tė natės, ndėrsa Sajmir Tahiri nė njė prononcim pėr News24 ju shpreh se greva e urisė do tė vazhdojė deri nė momentin e plotėsimit tė kėrkesave.
Deputeti Sajmir Tahiri i bėri apel kryeministrit Berisha tė shfaqė vullnetin pėr tė zgjidhur krizėn dhe shtoi se mazhorancės duhet tė bėjė veprime konkrete dhe jo deklarata anemike. Tahiri tha se protestat e opozitės nė tė gjitha qytetet do tė vazhdojnė. /balkanweb/