Collapse column



Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje

AlbStars/Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje => Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje E Marte, 28 Prill 2009 Gripi i derrave nuk mund te luftohet me asnje lloj vaksine. Ky eshte konstatimi

Author Topic: Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje  (Read 992 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje
« on: April 28, 2009, 05:14:12 PM »
Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje

E Marte, 28 Prill 2009


Gripi i derrave nuk mund te luftohet me asnje lloj vaksine. Ky eshte konstatimi qe ka bere Instituti i Shendetit Publik dhe pikerisht specialistet e departamentit te semundjeve infektive. Sipas ketyre te fundit, semundja eshte nje kombinim i gripit te derrit, shpendeve dhe njeriut. "Simptomat e gripit te derrit, jane te njejta me ate te gripit normal te njeriut. Shoqerohet me temperature te larte, dobesi, dhimbje te fytit, kolle dhe diare. Ajo qe do te theksoja, eshte se nuk ekziston nje vaksine kunder ketij lloj gripi" ka pohuar Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik.

Virusi

Ndersa vendet e Bashkimit Evropian jane vene ne alarm per nje perhapje te mundshme te grupit te derrave, ne Shqiperi, Instituti i Shendetit Publik bere thirrje per rritjen e masave te higjienes, me qellim parandalimin e perhapjes se virusit A-H1N1 edhe ne vendin tone. Ekspertja e Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino ben me dije se semundja eshte nje kombinim i gripit te derrit, shpendeve dhe njeriut, ndersa shton se nuk ka vaksine per parandalimin e tij. "Virusi i cili e shkakton ate, permban komponente te virusit te gripit te derrit, gripit te shpendeve dhe gripit te njerezve. Pavaresisht se quhet gripi i derrit, kemi te bejme me nje virus te ri, i cili nuk eshte identifikuar me pare. Ky nuk ka lidhje fare me konsumin e mishit te derrit. Kur themi se kemi te bejme me grip, kemi te bejme me perhapje te rrugeve respiratore dhe nepermjet kontaktit. Simptomat jane te ngjashme me ato te gripit te zakonshem", ka nenvizuar Bino. Sipas saj ne lidhje me shenjat klinike te virusit te ri, epidemiologet deklarojne se aktualisht ky virus, eshte shfaqur i ndryshem ne Meksike ne krahasim me rastet e dyshuara ne Evrope.

Masat

Duke pare situaten dhe masat e marra nga vendet fqinje, edhe Ministria e Shendetesise ka organizuar dje nje takim urgjent me specialiste te ISHP-se dhe Ministrise se Bujqesise. Pas mbledhjes urgjente, eshte deklaruar se ne Shqiperi nuk eshte shfaqur asnje rast me simptomat e gripit te derrit. "Ne Shqiperi nuk ka asnje rast te dyshuar me te ashtuquajturin infeksioni i virusit te derrit. Nuk ka vend per panik, apo ndryshim te sjelljeve tona te perditshme" tha zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. Nderkohe Ministria e Shendetesise, ka rritur kontrollet ne pikat kufitare si dhe ne qendrat shendetesore ne te gjithe vendin."Riadoptimi i te gjithave rregulloreve tona, kontroll i rrjetit te Inspektoratit Sanitar, kudo qe eshte ne Shqiperi, ne pikat e kalimit kufitar dhe jo vetem, si dhe informacion i detajuar i te dhenave qe vijne nga alerti per semundjet infektive ne Shqiperi, dhe kontakti ditor me te gjithe rrjetin sanitar evropian dhe jo evropian mbi situaten. Keto jane disa nga rregullat qe ne kemi marre. " ka pohuar Ivanaj.

Specialistet, si prekesh nga ky virus

C'fare eshte gripi i derrave, simptomat qe shfaqin njerezit

Gripi i derrave eshte nje problem frymemarrjeje tipike, qe shfaqet tek derrat dhe qe shkaktohet nga nje virus i vecante, gripi i tipit A. Mundesia per t'u infektuar eshte me e madhe tek njerezit qe jane ne kontakt direkt me keto kafshe, por pas te prekurit te pare, kjo semundje fillon te perhapet me shpejtesi nga nje person tek tjetri. Simptomat e ketij gripi tek njerezit, jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal, temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Shume nga personat e prekur nga semundja, kane pasur edhe diarre dhe te vjella te vazhdueshme. Por si prekesh nga virusi i gripit te derrave? Menyrat e transmetimit te ketij gripi jane dy; ose permes kontaktit me kafshet qe bartin virusin, ose permes kontaktit me personat e semure. Personat e prekur nga semundja, konsiderohen te infektuar pergjate gjithe kohes qe jane me kete grip dhe deri ne 7 dite pas sherimit total nga simptomat. Nderkaq ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne qe t'i kushtohet nje vemendje me e madhe, eshte per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate. Gripi i derrave eshte shfaqur fillimisht ne Meksike, ku ka shenuar 103 te vdekur dhe rreth 1.600 te prekur. Ai eshte perhapur edhe ne SHBA, ku tashme eshte shpallur gjendja e emergjences.

Femijet

Ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne qe t'i kushtohet nje vemendje me e madhe, eshte per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate.

Kur u shfaq edhe zbulua ky lloj virusi

Gripi i derrave eshte cilesuar nga specialistet si nje semundje shume e rende dhe vdekjeprurese, per personat te cilet preken. Infeksionet e para te ketij virusi jane shfaqur dhe evidentuar per here te pare ne vitin 1950, tek persona te cilet kishin kontakt te drejtperdrejte me derrat. Sipas te dhenave rezulton se ky lloj virusi, transmetohet nga derrat tek njeriu, nga njeriu tek njeriu, por jo nepermjet konsumit te mishit te derrit. Persa i perket Evropes, qe nga viti 1958 e deri me tani jane raportuar plot 17 raste te ketij lloj virusi, kurse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje virus i tille, u vu re ne New Xhersi tek nje kamp ushtaresh ne vitin 1976. Nga kjo kohe e deri me tani, specialisteve te fushes eshte dashur te bejne kerkime, dhe ka rezultuar se virusi transmetohet me lehte nga njeriu tek njeriu, por edhe nga derrat tek njeriu. Persa i perket rasteve te infektimit nga njeriu, ku virus qarkullon permes kontaktit te ngushte dhe rruges ajrore. Simptomat jane te ngjashme me ato te nje gripi normal duke filluar nga temperatura e larte, dobesia trupore, dhimbje fyti, kolle dhe rralle shfaqet edhe me diarrene.

Raportimi

Sot pritet nje raportim i Organizates Boterore te Shendetesise, ne lidhje me gjendjen e te prekurve nga virusi i gripit te derrit, si dhe masat qe duhet te marrin te gjitha vendet, per te mos krijuar nje situate epidemike.

 
 

Offline daniela

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 5522
  • Gender: Female
  • vezhgo degjo mendohu dhe pastaj fol
    • View Profile
Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje
« Reply #1 on: April 28, 2009, 10:47:53 PM »
flm per infon :) :) :) :)
njerezit ne situata te vecanta tregojne me te vertet se kush jane

AlbStars

Gripi i derrave, nuk ka vaksine ta luftoje
« Reply #1 on: April 28, 2009, 10:47:53 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: