
Gruevski dhe Cėrvenkovski sėrish pėrplasen pėr emrin
Kryeministri Gruevski duhet tė tregojė se kėrkon unitet pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve pėr emrin, tha nga Strumica, kryetari i LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, ndėrkohė Gruevski ėshtė pėrgjigjur duke akuzuar se LSDM dhe partitė e tjera opozitare nga ēėshtja e emrit dhe identitetit kėrkojnė tė fitojnė pikė politike.
Ajo qė pėr momentin nuk dihet, nuk ėshtė qėndrimi i opozitės, por qėndrimi i qeverisė. Akoma nuk mund tė konstatojmė se vallė thirrjet e Gruevskit pėr ndonjė farė bashkimi nacional janė thirrje tė bashkohemi pėr procesin e zgjidhjes sė kontestit ose pėr procesin e bllokimit tė procesit. Nuk do tė ketė bashkim pa u ditur se nė cilėn platformė do tė jetė ai bashkim, theksoi kryetari i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski.
Bashkimi nuk ėshtė i mundshėm gjithnjė deri sa ēėshtjen qė e kemi si problem me Greqinė e trajtojnė sikur tė zhvillohet pėr zgjedhjet e ardhshme dhe se a do tė fitojnė njė pikė mė shumė me ndonjė deklaratė me tė cilėn do tė fitojnė ose do tė na vėnė nė pozitė tė pafavorshme. Pra, hapi i parė nga bashkimi ėshtė qė partitė politikė tė kuptojnė se nga kjo ēėshtje nuk mund tė bėjnė politikė ditore, sepse pėr momentin kjo ndoshta ėshtė ēėshtja mė e madhe nė aspekt tė interesave kombėtare dhe shtetėrore, vlerėsoi kryeministri i Maqedonisė Nikolla Gruevski.
Tezėn e Pasko Kuzmanit se mund tė humbasin emrin nėse nuk dėshmojnė se janė pasardhės tė maqedonasve antikė, Gruevski nuk deshi ta komentojė, por tha se nuk ėshtė momenti i duhur qė tė merret me ēėshtje historike.
Ne jemi Maqedonas unė kėtė e thashė, nuk jemi as antikė, as sllavė, as ku e di unė se ēfarė, ne jemi Maqedonas, kemi shtetin tonė, me Kushtetutė, popull, emėr dhe komb dhe nuk do tė ndėrhyj nė tema tė tilla, shtoi kryeministri Gruevski.
Ai gjithashtu refuzoi tė flasė pėr pėrmbajtjen e raundit tė ardhshėm tė bisedimeve me ndėrmjetėsin Metju Nimic nė Gjenevė, ndėrsa Cėrvenkovski bėri thirrje qė bisedimet tė fillojnė mė shpejtė dhe tė jenė mė thelbėsore me qėllim qė tė arrihet kompromis. /Alsat-M/