
Haradinaj: Qeveria ka ndėrtuar njė sistem tė hajnive
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinė e vendit se ka ndėrtuar njė sistem tė hajnive qė po e ngulfat vendin.
Nė njė intervistė pėr Rrokum TV, Haradinaj ndėr tė tjera ka folur edhe pėr duelin e tij zv/ministrin Adem Grabovci, tė cilin e pati akuzuar si arkėtar tė SHIK-ut, ndėrsa ky i fundit ishte pėrgjigjur me akuza ndaj Haradinajt pėr posedim tė madh tė pasurisė sė paluajtshme.
Vėshtirė ėshtė me zhvillu debat me individ tė caktuar, pėr shkak se ata nuk i obligohen ndonjė etike, rregulli ose tė vėrteteje, por ėshtė zor sot me zhvillu debat pėr fenomene, dukuri, ta zėmė pėr hajni nė qeverisjen Thaēi, qė ėshtė njė sistem i hajnive qė po e ngulfat vendin, jetėn e vendit, dhe ėshtė ka e rrėshqet nė drejtim tė gabuar, ka thėnė Haradinaj.
Pėr me ju vėrtetu kėtė ka shtuar ai mundem me ju shpjegu vetėm raportin e fundit, tė qershorit, tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), ku shprehen shqetėsimet deri nė atė shkallė sa Kosova po shkon nė bankrotim.
Rezultat i kėsaj mosdicipline buxhetore dhe i hajnisė sipas Haradinajt - bėjnė qė investimet apo donacionet nuk i jepen Kosovės, por mbahen pezull prej atyre qė i kanė premtuar ose kanė hyrė nė obligim.
Domethėnė, kjo qe unė i obligohem qytetarėve tė Kosovės, ėshtė demaskimi i njė humbje tė madhe qė po i shkaktohet Kosovės dhe nė raste tė caktuara edhe me dhėnė shembuj konkret tė individėve. Ju e dini nuk ėshtė se z.Grabovci emri i parė qė kam pėrmendur. Kam shkuar me radhė, pėr tė shpjeguar se njė qeveri kur ėshtė e korruptuar, kjo buron nga kryetari i qeverisė, ka thėnė ndėr tė tjera ai. /Telegrafi/