Collapse column



HASIJE SELISHTA-KRYEZIU

AlbStars/HASIJE SELISHTA-KRYEZIU => LULE AJRI poezi                               Hasije Selishta Kryeziu Lule ajri poezi Boton Fondi pėr Letėrsi, Art e Kulturė “Brezi 81”

Author Topic: HASIJE SELISHTA-KRYEZIU  (Read 3650 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« on: January 11, 2010, 05:09:38 PM »
LULE AJRI

poezi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Hasije Selishta Kryeziu

Lule ajri

poezi

Boton

Fondi pėr Letėrsi, Art e Kulturė

“Brezi 81”

Redaktor

Merxhan Avdyli

Recensentė

Flamur Maloku

Mehmetali Rexhepi

Lektor

Nebih Bunjaku

Ballina Planetagrafike-

Brahim Behluli
 
 
 

 

 

Hasije Selishta Kryeziu
 
 

Lule ajri
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #1 on: January 11, 2010, 05:10:29 PM »
Flamur MALOKU

Esencat shėnjuese/diskursive

 ___________________________________

 

 

                Poezia e Hasije Selishtės Kryeziut,       formulohet duke e krijuar njė sistem tė ligjėrimit/figurimit. Ligjėrimi, nė tekst bėhet ligjėrim i figurshėm i shtresuar nė variante, qė njėherėsh bėhet shenjė e identifikimit pėr tekstin-poezinė, gjithnjė duke e pėrforcuar figurėn e tekstit, e cila bėhet shenjė themelore e kuptimėsisė. Figurat formėsohen nė diskursin e tekstit, gjithnjė nė funksion tė semantikės. Poezia sa vjen e bėhet mė e hapur si tėrėsi estetike nė lexim. Shenjat kuptimore tė shtresuara nė formė tė diskursit/poezisė, gjatė leximit e interpretimit bėhen shenja universale. Kėtu, bota personale bėhet botė universale. Dihet se diskursi universal i 
 
 

poezisė  jeton gjithnjė duke shėnjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndėrlidhen, ēdoherė nė sintetizim tė idesė/tematikės. Mbi kėtė parim mundėsohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjė mė qėllim tė identifikimit tė vet strukturės poetike. Struktura e tekstit analizohet pėrmes esencave shėnjuese, tė cilat reflektohen nė poezi.  Esencat shėnjuese artikulohen nė tėrėsinė e shkrimit fiksional, ēdoherė duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve  tematike.

Zbrazėti/vetmi

                 Variantet e shumta personale shtresojnė tema/mitema, tė cilat nė poezinė e Hasije Selishtės Kryeziut artikulohen nga njė gjendje shpirtėrore me pėrplot emocione. Gjendja shpirtėrore-subjektive portretizohet pėrgjatė realizimit tė shkrimit fiksional. Individualja bėhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila nė poezi paraqitet me njė dhembje e dėshpėrim. Pra, jepet dhembja e dėshpėrimi, karshi kohės e situatės. 
 
 
 

Koha dhe situatat e pėrjetuara nė shpirtin e subjektit bėhen zbrazėti/vetmi. Kjo edhe mė shumė e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatėn, padyshim nė strukturėn e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalė shndėrrohet nė pėrjetim tė rėndė. Pėrjetimet e  figuruara marrin gjithnjė dimension tė theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bėhet pėrfaqėsim e theksim i Botės/Jetės/Ekzistencės. Lufta personale dhe ballafaqimi pėr njė ekzistencė jetėsore, bėhet preokupim shpirtėror e fizik. Mbi kėtė ide subjekti ndėrton e rindėrton vuajtjen e madhe. Jo rastėsisht ligjėrimi identifikohet e figurohet mė mollėn e rėnė para kohe; Nėn degė molla e rėnė/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Kėto mendime tė shprehura nė tekst, japin atė qė quhet vuajtje e brendshme individuale, qė del ashtu nė heshtje personale, pėrballė vėshtirėsive  jetėsore e tė qenit femėr. Zbrazėtia e krijuar shpirtėrore, dhe pamundėsia e veprimit, e bėn poeten tė ligėshtuar dhe tė ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi kėtė mungesė tė veprimit, lindin nė diskurs edhe kontrastet ideore, tė cilat nė pėrgjithėsi tė sistemit ndėrtojnė figurėn, duke u bėrė para sė gjithash edhe shprehje e njė revolte subjektive. Kontrastet e shumta nė strukturėn e tekstit venerohen dukshėm, tė cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundėsisė. Edhe pse pamundėsitė janė tė shumta nė jetė, e pėrgjatė jetės, shprehja personale-subjektive gjithmonė rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e poezive.   

Venerim pėrmbyllės 

                Duke i parė tė gjitha thyerjet shpirtėrore nė jetė, dhe pamundėsitė e veprimit, e tė qenit femėr, poezitė  nė esencė nuk e japin asnjėherė dorėzimin personal karshi jetės. Vuajtja njihet si shenjė personale, e cila gjatė  shkrimit bėhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese pėr (Tjetrin), kjo bėhet edhe status i kodit llojor, pėrgjatė kategorizimit/shkrimit. Hapėsirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnė pėrherė nė tė mirė tė diskursit/tematikės. Kėrkimi i vazhdueshėm i shtresave tė pėrvojės autentike nė tė gjithė poezinė, bėhet themelor/pėrcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e pėrforcohet. Mbi kėtė, autentikja nis e hapet nė diskurs tė 
 
 

pėrhershėm. I gjithė pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, nė kohė  pėrjetimi, formohet nė shenja e

variante tė  relativizuara. Pra, jeta relativizohet nė rikthim kah figura, nė variante tė shumta. Nė kėtė mundėsi tė  shprehjes, skema thyhet, ku jeta bėhet figurė/shkrim. Duke qenė kėshtu, vargu i poezisė nuk mbingarkohet nė kuptimėsi, pėrgjatė njė bote  fiksionale. E gjithė kjo poezinė e Hasije Selishtės Kryeziut e bėn tė jetė mė pranė lexuesit tė dashuruar nė diskursin e poezisė.
 
 

  Prishtinė,

                                                                                                     5 mars 2009
 
 
 
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #2 on: January 11, 2010, 05:11:23 PM »
Ndarja
 

Nuk e di ē’ tė duhen sytė e mi

Kur nga terri janė  lodhur

Njė pjesė e kanė prej shiu

Njė pjesė e vetullės

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetėr nė Ulqin 

Njėra dorė nė Rozafė

Tjetra nė Shkup

Po  ēamėria

Mė the kam gishtin

E bukur pėr unazė

Por unė jam shumė larg

Si mund tė pėrqafohemi

Kur trupi ėshtė ndarė

Mos mė thuaj se mė  ke harruar

Kur unė yllėza jote jam aq larg

 

 
 
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #3 on: January 11, 2010, 05:12:21 PM »
Kahe 
 

Kemi mundur

Tė mos e prekim robėrinė

Nėn pushtet

Tė mos digjemi pėr liri

Kemi mundur

Tė provojmė  vdekjen

Si kemi lindur

Tė mos na merr zjarri

Dhe tė jemi dėshmitarė

Pėr tė gjithė ata qė ranė

 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #4 on: January 11, 2010, 05:13:12 PM »
Kėmishė  robėrie
 

Nė kėmishėn e robėrisė

U pikturuan petalet e luleve

Me gjethet duke rėnė

Lėkura ndizet nė mua

Nga gurėzimi i etjes

Mes mureve tė ftohta

Marr frymė

Nė derėn e vjetėr

Ajkuna e bardhė digjet

Ende hetimet vazhdojnė

Ato janė sekrete
 
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #5 on: January 11, 2010, 05:13:59 PM »
Kur nuk isha nė Berlin

Nga Molla e Kuqe

Ma ndryshuan kufirin
 

Nėn mollė kam ėndėrruar

Hėnėn e yjet

Nata duke i ruajtur

Por nuk e di

Pse nuk isha zgjuar

 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #6 on: January 11, 2010, 05:14:43 PM »
Po thahem shqip
 

Nė njė gotė  pritjeje

Jam djegur

Sė bashku me luleborėn

Kam shumė etje

Po thahem shqip

Nėpėr muret e zeza

Ende nuk dihet

Cilat gota

Mbushen nga shiu

Aktori rri para Teatrit

Me duar nė xhepa

Ēka mė duhet

Heshtja e tij

Dhe ėndrrat

 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #7 on: January 11, 2010, 05:15:43 PM »
Gota e dėshpėrimit
 

Nėpėr dhomėn time

Zjarri udhėton

Sa pushteti e egėr jam

Shumė vite

Frymėmarrja ime

Ėshtė avulluar

Mos mė pyetni

Se cili trėndafil i bardhė

Ka pirė ujė

Nė gotėn time tė  dėshpėrimit

 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #8 on: January 11, 2010, 05:16:33 PM »
Pezull
 

Nė kulmin e lartėsisė

Ėndrra e sajuar shpresashumė

Derėhapur luan nė pėrbashkėsi

Trungu i pemės mollėn mban

As e verdhė as e pjekur

Nė dilemė jam a ta marr

Para meje gota pėrgjysmė

Pėrzihen mendjet nė avullim

Ta zbraz gotėn a ta mbush plot

Kėpuca ma vrau kėmbėn

Dora ėshtė ngrirė

Si ta hap dritaren

Qė  ajėri tė mos ngulfat

Si ta kap atė lartėsi

As nė tokė as nė qiell

Pezull rri

 

 
 
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #9 on: January 11, 2010, 05:17:28 PM »
Vallėzim gurėsh
 

Doli njė thėrmi prej  guri

Dhe u fut nė rėrė

Guralecėt tjerė

Pas tij filluan vallėzimin

Gurėt do tė vėllazėrohen

Rėra motėrzohet

Nė pėrbashkėsi

Vallėzimi madhėrohet

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #10 on: January 11, 2010, 05:18:18 PM »
Tharja 
 

Kur kam parė defektet

Si shndėrrohen nė pėrparėsi pushteti

Kam filluar tė thahem

Si pėr vetėvrasje

Egėrsia mė pikturon

Me ngjyrė tė zezė

Mos tė mė sheh askush

Se si po thahem

Do tė lodhem shumė

Nėse lulet vyshken

Nuk mund tė ik

Pa e matur vesėn e tyre

Para se tė vetėvritem nga tharja

Do t’i zhduk defektet

Pėr tė rifreskuar gjethet

Qė kanė filluar tė zverdhen
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #11 on: January 11, 2010, 05:19:01 PM »
Melodi tjetėr
 

Tėrė jetėn jam lutur

Qė tė rrėzohen muret e larta

Tė krijuara

Nga marrėzitė e stepura

Njė letėr kam shkruar

Pa i vėnė pikė  askund

Pėr tė paralajmėruar

Kohėn e vrarė 

Nė portėn e alarmuar

Ajri po mbyllet

Nuk e deshifrova

Nėse ajri sėrish prishet

Apo kujtesa avullon

Kur tė gjitha kėngėt

Janė gati pėr t’u kėnduar

Mendjefikurit bėrtasin

Pėr melodi tjetėr

 

 
 
 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #12 on: January 11, 2010, 05:19:50 PM »
Avullimi ėndrrave
 

Jam lodhur nga ėndrra

Duket edhe ajo e egėr

Kur pyes veten diēka

Dhe nuk mundem t’i pėrgjigjem

Shumė herė thashė  diēka

Tė gjitha ėndrrat u avulluan

Nė mes njė kafazi

Mbetur kaherė

 

 
 

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #13 on: January 11, 2010, 05:20:38 PM »
Ikja e ēasteve
 

Tė gjitha udhėt

E hijendjekjeve

Tė njėjta janė

Ēastet mė ikin

Offline shaban cakolli

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 444
    • View Profile
HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #14 on: January 11, 2010, 05:21:27 PM »
Robėria mė pikturon
 

Ende zgjohet robėria

Dhe mė pikturon

Tė mbyllur nė kornizė

Nuk e deshifrova

Nėse frymėmarrja ka ndryshuar

Nė grevėn e urisė

Nė tė gjitha rrugėt mure

Mozaiku i tyre mashtron

Nuk ka kė tjetėr

Pos skeletit

AlbStars

HASIJE SELISHTA-KRYEZIU
« Reply #14 on: January 11, 2010, 05:21:27 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: