Collapse column



Historia e Ismail qemailt

AlbStars/Historia e Ismail qemailt => Vlora nė lashtėsi quhej Aulona. Ajo pėrmendet nga shumė udhėtarė dhe kronikanė tė huaj, si njė nga qytetet - skelė kryesore tė Ilirisė sė Jugut, qė

Author Topic: Historia e Ismail qemailt  (Read 2254 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« on: April 12, 2008, 06:45:13 PM »
Vlora nė lashtėsi quhej Aulona. Ajo pėrmendet nga shumė udhėtarė dhe kronikanė tė huaj, si njė nga qytetet - skelė kryesore tė Ilirisė sė Jugut, qė lulėzoi pas rėnies sė Apollonisė dhe Orikut.
Emri i Vlorės ėshtė ndėr tė paktėt emra gjeografike tė bregdetit lindor tė Adriatikut qė i ka qėndruar kohės qysh nga lashtėsia. Nė bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emėr gjeografik del i njė lashtėsie pak a shumė tė pėrafėrt me ato tė Durrėsit, Shkodrės, Lezhės dhe Ulqinit. Kėta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohės nė rast se vendbanimet e emėrtuara prej tyre nuk do tė kishin pasur njė vazhdimėsi pėrdorimi nė radhė tė shekujve… Njė pjesė e mirė e popullsisė sė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve mundi t'i rezistonte proēesit tė romanizimit dhe mė pas tė sllavizimit, qė pėrfshiu pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik", nėnvizon nė studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.




Sipas materialeve arkeologjike, dėshmohet se nė bregdetin e Vlorės, ashtu edhe nė prapavijėn e tij, pėr vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore tė shumė qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtės.
Tė tilla janė ato tė "Shpellave tė Velēės", "Shpellave tė shkruara tė Lepenicės" (nga mė tė rrallat nė Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesė" (Himarė) apo "Mozaikėt e Mesaplikut", pasuri e rrallė kombėtare. Vendbanimet tumulare tė Vajzės, Dukatit, Mavrovės, "Pitosa" tė Mallkeqit tregojnė pėr autoktoninė dhe vazhdimesinė etno-kulturore tė ilirėve nė periudhėn e bronxit dhe tė hekurit.
E njėjta gjė dėshmohet edhe nė vendbanimet e tjera tė lashtėsisė qė janė qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadėraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar nė shek. V p.e s., ėshtė njė nga qytetet e pakta tė Ilirisė jugore qė ka pasur jetė 1000 vjeēare, ku spikat mė shumė ndėrtimi nė terren malor i stadiumit antik madhėshtor, i ndėrtuar me blloqe tė mėdhenj gurėsh.
Nė jug tė qytetit tė Vlorės gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenė njė nga portet mė tė lashte tė bregdetit tė Vlorės, i themeluar si vendbanim nė shek. VI-V p.e s.
Oriku u bė port i fortifikuar, bazė e rėndėsishme ushtarake nė Adriatik dhe nė shek. II-I p.e.s ishte kantier i rėndėsishėm detar pėr ndėrtim e riparim anijesh, gjė qė favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha tė Llogarase dhe Sera e Selenicės. Nė shek.I p.e.s. Oriku shėrbeu si kryeurė e fuqive pushtuese tė kohės, arenė luftrash midis Romės, Maqedonisė dhe Ilirisė, si dhe nė luftėn rivale midis Ēezarit e Pompeut qė i solli Orikut shumė shkatėrrime. Nė shek.II p.e.s., Oriku u godit nga njė tėrmet i fuqishėm dhe u shkatėrrua duke e humbur rėndėsine e tij, pa mundur tė rimbėkėmbej mė. Ishte pikėrisht koha kur nė gjirin e Vlorės del nė pah njė tjetėr qytet-Skelė, qė ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dėshmi arkeologjike e lashtėsisė dhe autoktonisė ėshtė edhe vetė simboli i saj - "Vajza aulonase", njė skulpturė "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtėr vendas me gurin gėlqeror tė Kaninės, qė simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit - Skelė tė Aulonės sė lashtė e gjejmė tė pėrmėndur nė shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Kėto tė dhėna burimore pėrputhen me tė dhėnat e tjera tė pėrafėrta, siē janė dėshmitė arkeologjike pėr njė kėshtjellė, port e bankinė tė madhe (kėshtjella e Jangjeēit, Triport), qė kanė ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykėderdhjen aty nė Lagunėn e Nartės. Por,ndoshta kur Vjosa u largua nė drejtimin verior,Triporti humbi mundėsinė dhe rėndėsinė. Pikėrisht nė kėtė kohė duhet tė ketė origjinėn Aulona port i spostuar nė JL, e cila del si skelė - qėndėr tregėtare - dhe Kanina - qėndėr administrative - ushtarake nė shek. VI e.s. Fakti qė nė shek.V-VI e.s., ka pasur nė Vlorė edhe njė peshkop,varur nga metropoliti i Durrėsit, tregon se Aulona ka qenė vendbanim me rėndėsi. Kėtė e mbėshtet edhe zbulimi i viteve tė fundit i traktatit tė murit rrethues mbrojtės, fortifikues nė qėndėr tė qytetit tė sotėm tė Vlorės (pranė monumentit tė Pavarėsisė) si dhe zbulimi i disa dėshmive tė reja pėr ekzistencėn e molit tė vjetėr, nė afėrsi tė stacionit tė trenit.


Gėrmimet e fundit nė Kaninė dhe Himarė kanė dhėnė dėshmitė e tjera pėr kulturėn ilire tė antikitetit tė vonė dhe mesjetės sė hershme, pėr autoktoninė dhe vazhdimesinė iliro-arbėrore dhe mesjetare shqiptare. Nė shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatė mesjetės, Aulona pėrmėndet nė listėn e qyteteve bregdetare si port i rėndėsishėm, me detari tė zhvilluar, qė tregėton vaj ulliri, kripė, valanidh, lėndė drusore, ullinj si dhe panairet qė bėheshin nė afėrsitė e Vlorės, ashtu edhe nė vende tė ndryshme tė Europės. Edhe nė grykėn e Vjosės ishte skela e Spinaricės, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin tė pranishėm edhe konsuj tregtarė tė Raguzės, Venedikut etj.
Nė mesjetė Vlora dhe viset e saj ranė nėn pushtimin normand mė 1081, mė pas nėn pushtimin e Venedikut mė 1205 dhe atė tė sundimit tė Hohenstaufenėve gjerman, siē e pėrshkuan edhe Jireēeku nė studimin e tij.
Si njė qėndėr e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe nė mbrėtėrinė e Arbėrisė mė 1272, ku kronikat e kohės shėnojnė lulėzimin e zejtarisė, tregėtisė, blegtorisė dhe pemtarisė, tė pėrfshirė si despotat mė vete.


Njė rol tė madh nė jetėn politike, ushtarake e shoqėrore tė Vlorės, ka lozur edhe familja e madhe Arianitėt, tė cilėt pėrmėnden nė shek.XI, nėpėrmjet tė parit tė tyre Arianit Komnen Golemi Topisė, sidomos nė shek. XV-XVI. Njė nga figurat e shquara tė shek.XV ėshtė Gjergj Arianiti, i cili organizoi qėndresėn kundėr pushtuesve osman mė 1431-1432 e mė pas nė grykat e Labėrisė. Me bėmat e tij, Gjergj Arianiti mori pėrgėzimet e Fuqive tė Mėdha tė Europės tė asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skėnderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur nė zoterimet e tij nė jug dhe nė Shqipėrinė e Mesme. Nė Kuvendin e Lezhės, mė 2 Mars 1444, pėr t'i bėrė ballė rrezikut tė pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndėr tė parėt krerė sundimtarė shqiptarė, nė kėtė lidhje ushtarake mbarėkombėtare. Nė shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorės nė njė nyje tė rėndėsishme tė Adriatikut pėr pushtimin e Italisė.
Nė regjistrin turk tė vitit 1520 shėnohen 701 familje vendase dhe 531 familje ēifute. Kjo dėshmon pėr njė klimė paqėsore e tolerancė ndaj ēifutėve nė qytet nė njė kohė kur gjetke ata persekutoheshin egėrsisht. Kėshtu qyteti pėrmblidhte 6300-6500 banorė. Nga Vlora u nisėn fuqitė ushtarake osmane kundėr Italisė sė Jugut, mė 1480, kundėr kryengritjes sė himarjotėve mė 1492 dhe shėrbeu si bazė e sulltan Sulejmanit kundėr Korfuzit, mė 1537. Po nė kėtė vit u ndėrtua kėshtjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurėt e sė cilės u morėn nga kėshtjella e Jangjeēit nė Zvėrnec dhe nga muri rrethues i Aulonės.


Nė shek.XVII-XVIII Vlora ishte njė nga limanet mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė sė Jugut, pas Prevezės, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitė. Nė skelėn e Vlorės ishin ndėrtuar depo tė mėdha pėr grumbullimin e prodhimeve buqėsore e blegtorale tė fshatarėsisė, ku pėrfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrės dhe Myzeqesė. Nė eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti mė Triesten, Venedikun, Vjenėn, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinėn, Maltėn e Qipron. Nė portin e Vlorės hynte rregullisht ēdo javė vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", tė cilėt vetėm pėr vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuēi, ullinj tė vjelur - 11.000 barrė, kripė - 1.5 milion kilogram, lesh tė palarė - 15.000 okė, lėkurė qengji e lepuri - 20.000 copė, breshka - 40.000 copė, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish tė therur, peshk tė kripur, vezė peshku, serė, asfalt, misėr, tėrshėrė, thekėr, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltė tė bardhė Kanine, verė tė Nartės dhe verė "Vlosh" tė Vlorės.


Njė artikull i kėrkuar ishte edhe stralli i gurores sė Drashovicės, qė pėrgatitej me blloqe dhe ashkla. Pėr eksport, gėzofet prej lėkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft tė preferuar pėr Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markės "Vlonjak", qė ishte mė i lashtė se marka italiane dhe frėnge, dallohej pėr prodhueshmėri tė lartė, vaji dhe regjie lėkure. Nė vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrėnjė ullinj.
Vlora njihet si njė vatėr e rėndėsishme e patriotizmit ndėr shekuj, ku pėrpjekjet pėr liri, pavarėsi dhe prosperitet kanė qenė nė shpirtin e ēdo vlonjati.
Luftrat kundėr pushtimeve tė huaja dhe pėrpjekjet pėr pėrhapjen e arsimit shqip bėnė qė nė Vlorė tė krijoheshin shumė shoqėri patriotike.
Nė vitet 1908-1912 klubi "Labėria" u bė njė vatėr e ndezur e pėrpjekjeve pėr pavarėsinė e vendit dhe luftėn kundėr pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i kėtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Ēelja e shkollės shqipe tė Muradies (7 Gusht 1908) ishte njė ngjarje e shėnuar nė jetėn arsimore tė Vlorės.
Por ngjarja mė kulmore e qytetit tė Vlorės ishte 28 nėntori 1912 kur plaku i urtė e diplomati i shquar Ismail Qemali, sė bashku me delegatėt e ardhur nga vise tė ndryshme tė vendit, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė dhe njėkohėsisht ngriti flamurin kombėtar nė Vlorė. Kėshtu Vlora u bė kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė pavarur.


Mė 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianė. Pas zgjerimit tė pushtimit italian nisi rezistenca kundėr pushtuesve. Nė vitin 1920, pas Kongresit tė Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombėtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake nė Luftėn e Vlorės. Lufta e Vlorės ėshtė njė nga epopetė mė tė lavdishme tė shqiptarėve. Vlora u kthye nė "Termopilet" e Shqipėrisė, siē thoshte patrioti Halim Xhelo.
Nė vitet 1920-1924 Vlora u pėrfshi nė rrjedhėn e proēeseve tė demokratizimit tė jetės sė vendit. Kėtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqėrisė "Bashkimi" (1922). Njė rol tė madh nė kėto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombėtare", "Fjala e Lirė", "Shpresa Kombėtare" etj qė botoheshin nė Vlorė.
Nė Luftėn e Dytė Botėrore Vlora u bė njė nga vatrat e rėndėsishme tė Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti njė barrė tė madhe tė Luftės dhe kontributi i saj ishte i shquar.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #1 on: April 12, 2008, 06:46:16 PM »
Qė Ismail bej Qemali ka patur funksione tė rėndėsishme administrative nė perandorinė osmane, qė ai u shqua shumė shpejt si njė prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė saj, qė postet e tij tė larta ka ditur t'i pėrdorė me dinakėri pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkėatdhetarėve tė tij, qė nė kohėt kur u duk qartė se njė nga rrugėt mė tė mundshme qė Shqipėria tė krijonte kushte tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e saj dhe pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė vendit ishte pėrmbysja e regjimit autokrat tė sulltanit tė fundit Abdyl Hamidit II, Ismail Qemali hyri nė bashkėpunim me lėvizjen nacionale-borgjeze tė turqve tė rinj, qė drejtohej kundėr absolutizmit tė sulltanit... tė gjitha kėto historianėt tanė kanė kohė qė na e kanė rrėfyer.

Ashtu siē kanė rrėfyer tė qartė dhe kohėt e syrgjynosjes sė tij nga Porta e Lartė, shtatė vitet e internimit nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės, ku dhe do tė krijonte lidhjet me shoqatat e ndryshme tė lėvizjes shqiptare.

Ndėrsa fundi i viteve '80 e rikthen sėrish Ismail bej Qemalin pranė Portės sė Lartė. Ai qė e kishte surgjynosur e thirri sėrish, nė kohėt kur i duhej mė shumė. Kėtė nuk na e tregon mė historia e ndėrtuar nga studiuesit tanė, por nga vetė sulltani i fundit, Abdy Hamidi II, sipas rrėfimit tė tė cilit skicohet njė portret i ri i Ismai Qemalit, disi ndryshe nga ai i formatizuar me konture tė sakta nga historia jonė. Sulltani i fundit, ndėrsa tregon jetėn e tij, qė nga ditėt e para kur e sollėn nė pushtet e deri nė ditėt e fundit tė perandorisė sė tij, na zbulon me sinqeritetin e tij njė fakt qė nuk rrjedh aspak i forcuar, pėrkundrazi, vjen krejt i natyrshėm: ka qenė njė moment kur ai dhe Ismail Qemali nuk janė parė si rivalė tė njėri- tjetrit, por si dy aleatė tė shqetėsuar pėr tė mbrojtur ligjin dhe pėr tė shpėtuar Perandorinė. Njė moment i tillė e shumė tė tjerė si ai, qė zbulojnė anė tė panjohura tė Ismail Qemalit, deri nė ditėn kur mbėrriti nė Shqipėri pėr tė ngritur flamurin nė Vlorė, zbulohen nė librin "Sulltani i fundit" tė Mishel de Gres, qė ėshtė sjellė nė shqip nga "Plejad". E sipas kėsaj historie, plaku i Vlorės ka ditur tė luajė me dinakėri, jo vetėm pėr Shqipėrinė. Karriera e mbarė politike, aq sa arrin tė bėhet dhe president i parlamentit turk, nė kohėn mė tė keqe tė sulltanit tė fundit, ėshtė njė tregues i qartė i kėsaj loje.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #2 on: April 12, 2008, 06:46:45 PM »
Rishfaqja e Ismail Qemalit pranė Portės sė Lartė ndodhi nė kohėt kur sulltan Abdyl Hamidi II po ndjente fundin e perandorisė sė tij dhe kur i duhej tė bėnte pėrēapjet e fundit pėr tė mbijetuar. Ishte koha kur Anglia dhe Rusia, qė kishin qenė nė njė garė tė egėr dhjetėvjeēare xhelozish, urrejtesh, luftrash tė hapura dhe konfliktesh tė padukshme, u afruan me njėra- tjetrėn. Njė afrim ky, qė habiti gjithė botėn e qė e pikėlloi shumė sulltanin, sepse ky bashkim i rivalėve tė vjetėr, do tė thoshte pėr tė fundi i politikės sė pėrēarjes, tė cilėn e kishte pėrdorur me sukses gjatė shumė viteve tė krizės. Nė njė moment tė tillė sulltani tregon nė libėr se kishte arritur tė pyeste papushuar veten: "A kishim arritur ne, kombi dhe unė nė fundin fatal, tė cilin e kisha parashikuar prej shumė kohėsh e qė isha pėrjekur tė shtyja deri tani?" E si tė mos mhjaftonte ai bashkim rivalėsh, krizėn e sulltanit do ta shtonte dhe komiteti "Bashkim Pėrparim", qė nė tė njėjtėn kohė kishte evoluar nė lėvizjet e tij. Abdyl Hamidi II rrėfen nė kėtė libėr se "isha informuar dhe kisha rėnė nė gjurmėt e njė komiteti, qė mund t'i kishte rrėnjėt nė gjithė Maqedoninė e Shqipėrinė, madje dhe nė disa qytete tė Turqisė aziatik, ndaj ngrita njė komision special, kinse pėr ta ispektuar kėtė grupim".

Por objetivi i komisionit ishte qė t'i jepte fund veprimtarisė sė komitetit tė shoqėrisė "Bashkim e Pėrparim". Ndaj mė 16 korrik shpalla njė amnisti pėr tė gjithė anėtarėt e komitetit "Bashkim e Pėrparim". Por kjo nuk do tė zgjidhte asgjė. Ndaj sulltan Abdyl Hamidi II u dorėzua pėrpara kėrkesės sė vazhdueshme tė kėtij komiteti pėr rivendosjen e menjėhershme tė kushtetutės sė vitit 1876. "Mė 17 dhjetor 1908 u zhvillua ceremonia e hapjes sė parlamentit. Nė orėn 11 nė Parlament filluan tė vijnė deputetėt dhe personalitetet e larta. Nė orėn njė fiks, deputetė e zyrtarė tė tjerė, u ēuan nė kėmbė, me njė heshtje varri. Midis deputetėve tė Shqipėrisė dallova Ismail bej Qemalin, qė ishte kthyer nga mėrgimi. Kur sekretari lėshoi, gati si njė sfidė, frazėn e fjalimit tim "Nė kundėrshtim me tė gjithė ata qė kishin mendim tjetėr, ne shpallėm vėnien nė fuqi tė Kushtetutės dhe urdhėruam zgjedhje tė reja", deputetėt e prishėn heshtjen duke treguar njė miratim solemn".

Por nuk qe e thėnė qė tė pėrfundonte me kaq. Parlamenti i sapo ēelur u pėrēa sepse pėrkrahės tė shumtė tė rivendosjes sė ligjit tė shenjtė tė Sheriatit u ngritėn kundėr laicitetit tė Kushtetutės. Ata ishin tė shumtė: oficerė, funksionarė, fshatarė, punėtorė, tregtarė... "Nė agimin e 13 prillit tė vitit 1909", shkruan Abdyl Hamidi II u zgjova nga tė shtėna pushkėsh. Qarkullonin fjalė shumė alarmante: regjimentet do tė hidheshin njėri pas tjetrit nė kryengritje", kujton sulltan Abdyl Hamidi II. Nė njė momnet tė tillė, sipas rrėfimit tė sulltanit duket qartė qė Ismail Qemlai ka dhėnė kontributin e tij, qė brenda parlamentit. Njė kontribut qė nė pamje tė parė nuk duket se ka tė bėjė shumė me Shqipėrinė. "Ismail bej Qemalit i ishte dashur tė pushtonte centralin telefonik tė Parlamentit, sepse ndėrtesa ndodhej nė duart e ushtrisė. Jashtė ndėrtesės ndodheshin rreth njėzet e pesė mijė ushtarė, kurse holli dhe galeritė e dhomės sė deputetėve ishin plot me njerėz tė armatosur e ku nuk bėhej asnjė oficer i gjallė. Ministrat, pėrfaqėsuesit e Komitetit "Bashkim e pėrparim", presidenti i parlamentit ia kishin mbathur mė parė. Nuk kishte mė qeveri, nuk kishte mė parlament, hierarkia ushtarake nuk ekzistonte

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #3 on: April 12, 2008, 06:47:32 PM »
smail Qemali u kėrkoi ushtarėve tė dilnin nga salla, por ata nuk pranuan. Debati mes ushtarėve dhe deputetėve ishte i fortė. Mė nė fund u vendos qė njė pėrfaqėsi tė vinte tek unė, tė mė kėrkonte tė rrėzoja qeverinė dhe tė amnistoja rebelėt. Pėrfaqėsinė e kryesonte Ismail Qemali, por kur mbėrritėn pranė Portės sė Lartė, njė kordon i gjerė ushtarėsh e ndaloi. Urdhėri ishte qė tė mos lejohej absolutisht askush tė kalonte, prandaj tytat e pushkėve u drejtuan nga karrocat e dėrgatės. Ismail bej Qemali zbriti nga karroca e tij dhe u pėrpoq tė bisedonte por pa rezultat. Pėrfaqėsia u kthye nė drejtim tė Parlamentit, ndėrkohė qė njė breshėri e vazhdueshme tė shtėnash krijoi njė panik tė pėrgjithshėm". Duke mos patur mundėsi ta takonte drejtėpėrsėdrejti, Ismail Qemali iu lut nė telefon sulltanit tė emėronte njė vezir tjetėr tė madh, duke e bindur se shkarkimi nga detyra i funksionarėve, i njerėzve, qė deri atėherė kishin qenė nė pushtet, imponohej nga nevoja e zgjidhjes urgjente tė situatės, pėr tė shmangur anarkinė dhe pėr tė frenuar veprimet e ushtrisė, qė ulėrinte nė sheshin At Meidan. Por sulltani kishte hezituar nė fillim i bindur se: "Emėrimi i njė veziri tė madh tė ri do tė mė kompromentonte me kryengritjen, pikėrisht nė ēastin kur unė dyshoja nė natyrshmėrinė e saj. Mė vinte neveri tė dilja garant, duke mos patur fare tė bėja me ta. Megjithatė tė gjithė mė konsideronin autorin e atij reaksioni koservator qė mė sė shumti ishte drejtuar kundėr shoqėrisė "Bashkim e Pėrparim".

Dhe Ismail Qemali nuk e kishte lėnė me aq, sepse pėrmes sulltanit kėrkonte tė shuante kryengritjet ndaj komitetit "Bashkim pėrparim". Kishte kėmbėgulur sėrish nė telefon nga parlamenti. "Ai mė pėrshkoi pamjen e sheshit At Meidan, qė e vėrente nga dritarja ku ushtarėt ulėrinin gjithnjė e mė shumė: Vdekje komitetit! Vdekje Bashkim Pėrparimit! Ismail Qemali vazhdonte tė mė lutej pėr emėrimin e njė veziri tjetėr, sepse ishim nė prag tė njė kaosi tė gjakderdhjes e se fantazma e luftės civile vinte rrotull". Pas kėsaj telefonate, sulltani tregon se i dėrgoi njė telegram zyrtar Parlamentit, ku njoftonte emėrimin e vezirit tė ri, qė quhej Xhevat Pasha. "Kur ia bėra tė ditur nė telefon Ismail Qemalit kėtė vendim, dėgjova njė psherėtimė lehtėsimi, qė doli nga goja e tij. Ai mė falenderoi pėr vendimin, qė u mor nė ēastin e duhur, sepse ushtarėt po ndizeshin gjithnjė e mė shumė". Sulltani i dėrgoi dhe njė telegram zyrtar parlamentit, ku konfirmonte emėrimin e kėtij veziri dhe njė amnisti pėr rebelėt. E dėrgoi vezirin e ri nė Parlament me njė defter ku tregohej krijimi i qeverisė sė re. "Sapo mbėrriti ai nė parlament dhoma e deputetėve u mblodh"-, kujton sulltani, -"Gjashtėdhjetė deputetėve, iu shtuan dhe dhjetė tė tjerė. Ata zgjodhėn president, me vota tė plota, Ismail Qemalin". Me njė post tė tillė tė lartė, Ismail Qemali do tė dinte tė luante mirė tashmė. Qė nė fillim iu lut sulltanit qė tė emėronte sa mė shpejt njė ministėr lufte. Sulltani vendosi Et'hem Pashėn.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #4 on: April 12, 2008, 06:48:10 PM »
Nė kohėn kur do tė njoftoja Ismail Qemalin pėr zgjedhjen qė kisha bėrė, linja telefonike u ndėrpre, ndaj e nisa menjėherė Et'hem Pashėn nė Parlament, pėr tė ndihmuar ligjshmėrinė". Kryengritjet kishin arritur nė kulmin e tyre. Vetė ministri i ri i Luftės arriti tė vendosė disi qetėsinė. Por, nė fakt ishte njė qetėsi e rreme. Turma tė acaruara njerėzish sulmonin zyrėn e komitetit "Bashkim Pėrparim" ndaj tė gjithė ata qė kishin mbėshtetur regjimin e "Bashkim pėrparimit" pėrpiqeshin tė iknin. Ministra, pashallarė e gjeneralė gjenin strehė nė ambasadat e konsulltat. Turma tė tjera tėrrisnin "Duam sovranin". "Ishim kthyer nė kohėn e jeniēerėve. Popullsia myslimane kishte filluar vjedhjet me armė. prania e ushtarėve vetėm sa kishte ndikuar nė egėrsimin e masakrave, sepse ata bashkoheshin me vrasėsit. Por unė nuk kisha tė drejtė tė ligėshtohesha e tė lija pas dore punėn. Duhej shpėtuar ēfarė mund tė shpėtohej. Vesha uniformėn dhe vendosa pėr tė pritur vezirin e madh, qė sapo ishte emėruar, ministrat dhe figurat kryesore tė shtetit. Ndoshta ishte njė ceremoni e papėrfillshme, por nė kėto rrethana, duhej ruajtur formaliteti mė shumė se kurrė". Ndėr figurat shtetėrore ishte padiksutim dhe Ismail bej Qemali.

Madje ky do tė ishte momenti ky ai do tė bėhej mė i dukshėm se kurrė e kur sulltani mė shumė se kurrė do ta konsideronte si krahun e tij tė djathtė. Eshtė pikėrisht ky moment qė na zbulon njė marrėdhėnie tė ēuditshme mes sulltanit tė fundit turk dhe Ismail Qemalit. "Pasi u larguan gjithė tė ftuarit e tjerė, mbajta Ismail Qemalin, presidentin e ri tė Parlamentit, tė cilin nuk e kisha parė prej nėntė vjetėsh, periudhė gjatė sė cilės, ai kishte qenė nė mėrgim jashtė shtetit". Ajo ēfarė kujton mė pas sulltani tingėllon paksa ēuditshmė megjithatė ai nė librin e tij tė kujtimeve rrėfen se: "Atė ditė nuk ishim kundėrshtarė tė njėri- tjetrit, por aleatė tė shqetėsuar tė mbronim ligjin dhe tė shpėtonin Perandorinė". Pastaj vijon njė djalog vėrtet shumė miqėsor, ku duket qartė "dorėzimi" i sulltanit. Ai iu betua, pėrpara Ismail Qemalit, pėrpara Profetit dhe Kuranit, se nėqoftėse dikush do t'i hidhej tek kėmbėt e t'i lutej tė rivendosja absolutizimin, pėr tė ruajtur fronin, nuk do ta pranonte. Ndėrsa Ismail Qemali i qe pėrgjigjur se problemi kryesor ishte tė rivendosej rregulli dhe disiplina nė ushtri.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #5 on: April 12, 2008, 06:49:16 PM »
"E si pra Bej"- e kishte pyetur sulltani ndėrsa Ismail Qemali kishte ulur kokėn pa mundur tė ofronte dot asnjė zgjidhje. Nuk kishte patur vėrtetė njė zgjidhje tė tillė apo nuk kishte dashur, kjo nuk mund tė thuhet. Sulltani na bėn tė qartė njė gjė nė rrėfimin e tij: "Kur Ismail Qemali doli, edhe pse punėt nuk kishin pėrparuar nė asnjė drejtim, unė pata bindjen se kisha fituar njė mik. Kjo fitore kaq e vogėl mė dha njė fije besimi". Njė miqėsi kjo, nuk do tė mund ta zgjaste shumė. Pak ditė pas atij takimi kokė mė kokė me Ismail Qemalin sulltani do tė merrte lajmin se komandanti i trupave tė Maqedonisė, nuk e njihte qeverinė e re dhe se do tė marshonte drejt kryqytetit pėr tė rivendosur regjimin kushtetues. Atėherė sulltani kishte kuptuar se kur kishte pranuar kushtetutėn, padashur kishte prishur llogaritė e rebelėve. "Nė fakt kundėrshtimin tim ata e kishin si shkak pėr tė mė rrėzuar, ndaj dhe si tė zemėruar kishin shpikur kėtė kundėr - revolucion qė mė veniste pėrfundimisht". Ditėt qė pasuan mbretėroi njė gjysmė anarkie. "Po luftohej me tėrbim midis ushtarėve tė rregullt dhe rebelevė. Ishte revolucion, ishte luftė, ishte fundi". Nė kėtė krizė, Ismail bej Qemali do t'i afrohej sėrish pėr ndihmė. "Mė thirri nė parlament", kujton vetė sulltani". Dhe ndoshta ky ishte dhe takimi i fundit mes tyre, sepse situata erdhi gjithnjė e mė e acaruar. Ishte shpallur gjendja e shterrethimit. "Linjat e komunikimit ishin ndėrprerė. Ishim mė tė izoluar se kurrė.

Tė kėrcėnuar ishin dhe kampionėt e liberalizmit: Qamil pasha, veziri i madh i vjetėr, vendosur nga komiteti ishte arrestuar nė shtėpi. Ismail bej Qemali duke patur frikė se i rrezikohej jeta u strehua nė ambasadėn angelze". Deri kėtu arrin rrėfimi i sulltan Abdyl Hamidit II, pėr mardhėniet me Ismail Qemalin. Mė pas historia e tij vazhdon me fatin e tij, deri nė ditėt e fundit tė perandorisė dhe tė vetė jetės sė tij. Nė ato ditė kur Ismail Qemali do tė vijonte me ato pėrpjekjet qė tashmė janė rrėfyer dhe njohur nga historia, pėr tė vazhduar pastaj tė gjitha atkimet diplomatike qė do finalizoheshin me hyrjen triumfale nė Vlorė, ku ai ish presidenti i Parlamentit turk, tashmė kryemisnistėr i Shqipėrisė do tė shpallte Pavarėsinė. Duke hyrė nė historinė zyrtare shqiptare, jo me tė gjithė tė vėrtetat e sė kaluarės

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #6 on: April 12, 2008, 06:50:32 PM »
Vlorė. Korrik 1917. Ismail Qemal bej Vlora shkruan: “Rindėrtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e indipendencės sė tij, do tė
ishte njė nga faktorėt mė efikas pėr paqen nė Europė e nė Botė. Kjo ndėrtesė ballkanike mund tė konsolidohet vetėm me forcimin e Shqipėrisė, e cila pėrbėn njėrėn nga tė katėr kolonat qė e mbajnė pėr tė mos u rrėzuar”.
Kanė kaluar plot 95 vjet, nga viti i largėt 1913, kur Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mbledhur me urgjencė pėr t’i dhėnė fund konfliktit ballkanik do vendoste, pas debatesh tė shumta, njohjen e pavarėsisė qė populli shqiptar, me nė krye Ismail Qemal bej Vlorėn, kishte shpallur botėrisht mė 28 nėntor 1912.
Qė pas periudhės sė lavdishme tė Heroit legjendar, Gjergj Kastrioti, kur Shqipėria u pushtua pėrfundimisht nga Perandoria Osmane, populli shqiptar se kishte ndėrprerė asnjėherė luftėn pėr tė fituar lirinė e tij mirėpo, tani, pėrveē qėllimit madhor dhe aq tė shumėpritur pėr t’u shkėputur pėrfunimisht nga Perandoria dhe pėr tė qenė zot i fateve tė tij, objektivi kryesor i Kuvendit tė Vlorės ishte ruajtja e njėsisė territoriale shqiptare, kundrejt ushtrive ballkanike, tė cilat, nė luftė kundėr Perandorisė Osmane, e konsideronin Shqipėrinė pjesė pėrbėrėse tė kėsaj Perandorie dhe po depėrtonin pėrditė e mė thellė nė truallin shqiptar, me qėllimin e qartė pėr ta ndarė e copėtuar mes tyre. Menjėherė pas nėnshkrimit tė Aktit tė Pavarėsisė, Ismail Qemali, i ngarkuar Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohėshme, njoftoi Fuqitė e Mėdha mbi kėtė ndryshim tė jetės politike tė kombit shqiptar duke i dėrguar, njėkohėsisht, telegram Ministrive tė Jashtme tė aleatėve ballkanik ku, ndėr tė tjera shėnonte:
“Shqiptarėt gėzohen qė mundėn tė hyjnė nė familjen e popujve tė lirė tė Lindjes e, duke mos pasur tjetėr qėllim veēse tė jetojnė nė paqe me tė gjitha shtetet fqinje, shpresojnė:
Se ky ndryshim i jetės kombėtare edhe Qeveria e Pėrkohėshme kanė pėr t’u njohur prej Qeverisė sė Madhėrisė sė Tij Mbretėrore;
Se ē’do veprim armiqėsor nga ana e ushtrive tė Tij brenda nė tokėn kombėtare tė tyre ka pėr tė pushuar sė vepruari edhe se gjithė viset thjesht shqiptare tė pushtuara sot prej ushtrive tė Aleatėve kanė pėr t’u lėshuar prapė.
Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme / Ismail Qemal”[1].
Padyshim, shtetet ballkanike, tė etura pėr tė pushtuar tokat shqiptare, nuk e morėn parasysh vendimin e shqiptarėve dhe ushtritė e tyre vazhduan pushtimin e Shqipėrisė, duke kryer kudo masakra ē’njerėzore ndaj popullsisė civile. Nga ana tjetėr, Fuqitė e Mėdha, nė ditėt e para tė dhjetorit e njohėn nė parim pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Ministri i Jashtėm anglez, Edward Grey, pėr t’i dhėnė fund konfliktit ballkanik, thirri me urgjencė mbledhjen e Konferencės sė Ambasadorėve, nė Londėr. Duke qenė i bindur se “fjalėn e fundit nė ēėshtjen e kufijve do ta thoshte diplomacia europiane”[2], Ismail Qemali mendoi ta kryesonte vetė delegacionin shqiptar, pranė Konferencės. Mirėpo nė kėtė drejtim ai u pengua, si nga Flota greke, qė mbante tė bllokuar Vlorėn, ashtu edhe nga Qeveritė e Romės dhe Vienės tė cilat “e kėshilluan” se (sipas fjalėve tė Ministrit tė Jashtėm austro-hungarez, Berchtold): “nė ato momente prania e tij nė Shqipėri ishte e domosdoshme”[3]. Duke parė se Konferenca po fillonte punimet, Ismail Qemali mblodhi Kėshillin e Ministrave dhe formuan njė delegacion tė pėrbėrė nga personalitete shqiptare qė ndodheshin jashtė vendit. Si anėtar tė delegacionit u zgjodhėn: Rasih Dino (kryetar), Mehmet Konica, Filip Noga dhe Sotir Kolea. Vetė Ismail Qemali porositi telegrafisht Rasih Dinon qė delegacioni tė mbronte me vendosmėri ēėshtjen shqiptare dhe t’i paraqiste njė “Memorandum Konferencės sė Ambasadorėve pėr njė pavarėsi sa mė tė plotė tė Shqipėrisė: kufij etnikė, historikė e gjeografikė sa mė tė gjerė”[4].
Mė 2 janar 1913, delegacioni shqiptar, i dorėzoi Ministrit tė Jashtėm anglez, Edward Grey, Memorandumin me kėrkesat shqiptare. “Sot qė zgjidhja pėrfundimtare e problemit ballkanik ngrihet me forcė, -shkruhej nė Memorandum, -populli shqiptar nuk do tė durojė qė tė drejtat e tij tė jenė pjesėrisht tė sakrifikuara e qė e ardhmja e pavarėsisė sė tij tė jetė ndėrtuar mbi baza pak tė qėndrueshme. Njėherėsh parimi i vėnė “Ballkani popujve ballkanikė” nuk mund tė konceptohet dot me njė ndarje qė nuk ėshtė frymėzuar plotėsisht nga rregulla sa njerėzore aq edhe tė drejta. Pra nuk mund tė vendoset paqja e plotė nė gadishull derisa kufijtė qė i janė njohur ēdo entiteti politik s’do tė jenė bazuar nė vijat kufitare gjeografike e etnografike tė ēdo shteti. Fara e grindjes dhe e turbullimit do tė mbetet gjithmonė e gjallė kur tė vihen nėn njė pushtim tė huaj toka tė banuara nė shumicė prej popullsisė shqiptare. Duke ngritur zėrin nė emėr tė popullit shqiptar, qė pėrfaqėson nė pėrgjithėsi Qeveria jonė e Pėrkohėshme... kufijtė qė kėrkojmė ne janė kėta: duke ndjekur njė vijė demarkacioni, nisur nga kufijtė e mbretėrisė malazeze qė pėrfshijnė veēanėrisht, me gjithė hiterlandet pėrkatėse, qytetet e Pejės, Mitrovicės, Prishtinės, tė Shkupit e tė Manastirit deri nė Meēovė, duke u shtuar kėtyre kufijve, kufijtė e sotėm deri nė Prevezė. Duke kėrkuar kėtė caktim kufijsh, populli shqiptar ka pėr qėllim tė mbajė me fqinjėt e vet marrėdhėnie sa tė pėrzemėrta aq dhe tė qėndrueshme. Pavarėsisht nga ēėshtjet etnike, gjeografike e historike qė mbizotėrojnė nė favor tė kėtij caktimi tė arsyeshėm, ėshtė e dobishme tė shtojmė se nė zvogėlimin e kufijve natyrorė Evropa do ta rrezikojė shtetin shqiptar, duke e vėnė nė njė pamundėsi materiale pėr tė bėrė jetėn e vet tė merituar, mbasi do tė jetė kėshtu i privuar nė pikėpamje ekonomike nga burimet domosdo tė nevojshme pėr zhvillimin e tij normal.... Populli shqiptar ėshtė i bindur qė nė rregullimin e konfliktit tė sotėm, Fuqitė e Mėdha nuk do tė lėnė pas dore shqyrtimin e pikave tė vėna nė dukje me anė tė kėtij Memorandumi dhe nuk do tė mbeten kurrė indiferente kundrejt kėrkesave tė drejta tė njė kombi tė denjė pėr njė fat mė tė mirė, i cili ka vuajtur nė tė kaluarėn dhe e ka mbėshtetur nė tė ardhmen besimin e tij mė tė thellė e shpresat e tij mė tė shtrenjta”[5].

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #7 on: April 12, 2008, 06:51:10 PM »
Siē shikohet nė kėtė “Memorandum”, kėrkohej qė brenda kufijve tė shtetit tė ri tė pėrfshiheshin jo vetėm krahinat e banuara nga shqiptarėt, por edhe ato krahina ku shqiptarėt pėrbėnin pakicėn. Orientimi i Ismail Qemalit “ka mundėsi qė tė jetė formuluar si njė variant taktik... pėr tė kundėrbalancuar kėrkesat absurde shoviniste ballkanike, me qėllim qė pasi nė Konferencė, brenda dhe jashtė saj, tė bėheshin ballafaqimet e kompromiset, tė sigurohej maksimumi i mundshėm i trungut etnik shqiptar”[6].

Ndėrsa nė kryeqytetin anglez vazhdonte punimet Konferenca e Ambasadorėve, Ismail Qemali, duke pėrfituar nga vizita qė Duka Montpensier bėri nė Vlorė, pa marrė parasysh kundėrshtimet e Romės dhe Vienės, mė 30 mars 1913, “i pėrshėndetur me brohoritje nga mbarė populli”[7], u nis me yachtin “Mékong” tė Dukės, pėr nė Europė. Nė pėrbėrje tė delegacionit qeveritar ishte heroi legjendar kosovar Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Dhimitėr Berati dhe dy djem tė Ismail Qemalit, Et’hemi dhe Qazimi. Gjatė udhėtimit pėr nė kryeqytetin anglez, Ismail Qemali ndaloi nė Romė, Vien dhe Paris ku zhvilloi takime me Ministrat e Jashtėm tė kėtyre shteteve[8]. I bindur se fati i Shqipėrisė varej pikėrisht nga pėrfundimi i punimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, Ismail Qemali kohėn mė tė madhe tė misionit tė tij diplomatik e kaloi nė Londėr, duke i kushtuar ēėshtjes kombėtare tėrė energjinė e tij, eksperiencėn e madhe, miqėsitė dhe lidhjet me diplomatėt anglezė. Por, megjithė pėrpjekjet e tij tė shumta, megjithė bindjen nė legjitimitetin e kėrkesave dhe shpresėn nė njė zgjidhje sa mė tė drejtė tė tyre, Konferenca mori njė vendim jashtėzakonisht tė padrejtė ndaj ēėshtjes shqiptare. Vetė Ministri i Jashtėm anglez Grey, njėkohėsisht kryetar i Konferencės, nė pėrfundim tė punimeve tė saj, do “justifikohej” pėrpara “Dhomės sė Komunėve” se: “Vėshtirėsitė pėr tė arritur njė marrėveshje rreth kufijve tė Shqipėrisė ishin mjaft tė mėdha.... Jam i bindur se kur ky vendim do njihet do jetė objekt i shumė kritikave nga ana e kujtdo qė ka njohuri mbi gjendjen e brendėshme... Por duhet patur parasysh se objektivi kryesor ishte qė tė mbaheshin raporte tė mira midis Fuqive tė Mėdha dhe, duke qenė se ky akord mbi Shqipėrinė kishte arritur kėtė qėllim, u arrit njė pėrfundim esencial nė interes tė paqes nė Europė”[9].

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #8 on: April 12, 2008, 06:51:58 PM »
Pa pritur pėrfundimin e punimeve tė Konferencės, Ismail Qemali u kthye nė Vlorė. “Simpatia qė mė treguan gjatė misionit tim, -do kujtonte mė pas, -qe i vetmi ngushėllim pėr zemrėn e plasur tė Shqipėrisė. Mė shumė se gjysma e territorit tė vendit tim iu dha Serbisė, Malit tė Zi e Greqisė. Qytetet mė tė lulėzuara dhe rajonet mė prodhimtare na ishin shkėputur. Shqipėrisė i kishin mbetur, nė pėrgjithėsi, zonat mė tė thata dhe mė shkėmbore. Kėshtu, tė pėrplasur edhe njėherė nė njė dėshpėrim tė zi dhe me tė ardhmen e errėt tė vendit tim qė posa kish lindur, na mbeti ngushėllimi qė tė dėgjonim se duhej tė sakrifikoheshim pėr interesat e pėrgjithshme tė Europės. I nėnshtruar fatit, por jo me kurajo tė humbur, u riktheva nė Shqipėri, i mbajtur vetėm nga mirazhi se kushte mė tė favorshme do t’i lejonin asaj nė tė ardhmen, qė tė realizonte aspiratat e saj tė ligjshme”[10].

Megjithė vėshtirėsitė e shumta qė iu desh tė pėrballonte gjatė periudhės sė qeverimit tė tij, krahas masave pėr tė mbajtur tė bashkuar vendin, Ismail Qemali nuk i rreshti pėrpjekjet pėr tė larguar nga trualli shqiptar ushtritė pushtuese. I gjendur nė njė situatė tė brendėshme mjaft tė rėnduar dhe pėr t’i dhėnė fund pėrēarjes brenda vendit, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali, me njė akt tejet demokratik, dha dorėheqjen nga Qeveria e Vlorės, dhe ia kaloi pushtetin pėrkohėsisht Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, “me kusht qė ky i fundit tė merrte nė dorė qeverisjen e gjithė Shqipėrisė”[11]. Dy ditė pas dorėheqjes, mė 24 janar 1914, ai u largua nga Shqipėria dhe, deri sa vdiq, jetoi kryesisht nė Itali, Francė dhe Spanjė duke vazhduar pėrpjekjet nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, tė pėrqėndruara kryesisht nė sensibilizimin e opinionit publik europian ndaj ēėshtjes shqiptare, nėpėrmjet artikujve tė ndryshėm nė shtypin perėndimor

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #9 on: April 12, 2008, 06:52:43 PM »
Mjaft interesant, nė kėtė drejtim, ėshtė artikulli i gjatė “Shqipėria dhe shqiptarėt”, qė ai publikoi nė revistėn prestigjoze londineze, “Quarterly Review”[12], nė faqet e sė cilės kishin publikuar shkrimet e tyre dhe kishin bashkėpunuar personalitete tė shquar si William Gifford, George Canning, Lord Byron, Walter Scott, Robert Southey, Ugo Foscolo, etj, etj. Nė kėtė shkrim, pasi jep njė panoramė tė shkurtėr tė historisė sė popullit shqiptar, tė dokeve dhe zakoneve, tė vendit ku ata jetonin, tė sakrificave tė tyre nė mbrojtje tė lirisė, tė luftės heroike nėn udhėheqjen e Heroit Kombėtar Skėnderbe, Ismail Qemali pėrshkruan qartė periudhėn e vėshtirė qė kaloi Shqipėria gjatė viteve 1908-1914, dhe “i tėrheq vėrejtje” Fuqive tė Mėdha pėr qėndrimin e padrejtė qė mbajtėn ndaj popullit mė tė lashtė tė Ballkanit, duke e sakrifikuar pėr tė mbrojtur interesat e tyre. Duke e ditur qė pėrfundimi i Luftės do i ulte sėrish nė tryezė Fuqitė, Ismail Qemali e mbyll shkrimin e tij duke i bėrė thirrje Europės pėr tė korrigjuar gabimin e tyre: “Jemi tė bindur, -shkruante ai, -se njė akt drejtėsie nė favorin tonė do tė ishte me pėrfitim jo vetėm pėr ne, por edhe pėr ata qė kėrkuan zmadhimin e tyre nė shkatėrrimin tonė. Rindėrtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e indipendencės sė tij, do tė ishte njė nga faktorėt mė efikas pėr paqen nė Europė e nė Botė. Kjo ndėrtesė ballkanike mund tė konsolidohet vetėm me forcimin e Shqipėrisė, e cila pėrbėn njėrėn nga tė katėr kolonat qė e mbajnė pėr tė mos u rrėzuar”[13].
Nė prag tė pėrfundimit tė Luftės shqiptarėt e Amerikės, tė grumbulluar rreth “Partisė Politike”, duke vlerėsuar patriotizmin dhe aftėsitė e mėdha diplomatike tė Protagonistit tė Pavarėsisė, e zgjodhėn pėrfaqėsues tė tyre nė Europė me mision “pėr tė siguruar e garantuar pavarėsinė e plotė politike dhe ekonomike tė Shqipėrisė e pėr tė realizuar ndryshimet e nevojshme tė kufijve shqiptarė, qė tė futeshin brenda kufirit ato toka, ose krahina, tė banuara kryesisht nga shqiptarėt, tė cilat, Konferenca e Ambasadorėve e Londrės, mė 1912-13, ia dha padrejtėsisht Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi”[14].
“Jeta m’u pėrtėrit, -u pėrgjigjej Ismail Qemali, -nga nderi qė Partia Politike e gjithė tė dashurit bashkėatdhetarė mė bėnė... Kėtu nė Paris, si nė Londėr e nė Amerikė, kam shumė zotėrinj politikanė qė mė janė zotuar pėr ndihmėn e tyre si nėpėr gazetat ashtu edhe nėpėr qarqet politike. Pėrveē kėsaj, kam njė mik tė vjetėr, i cili qė sot ka filluar tė fitojė simpatinė e Kryetarit tė Amerikės pėr ēėshtjen tonė, dhe kam shpresė tė arrijmė ndėn njė fitim tė plotė pėr Shqipėrinė. Ju lutem pėrsėri, tė mos flini nė kėtė kohė kur armiqtė tanė po punojnė ditė e natė pėr tė copėtuar Shqipėrinė. Venizelloja, Pasiēi e tė tjerė venė e vinė vetėm e vetėm pėr kėtė shkak. Por e drejta jonė ėshtė kaq e fortė sa, njė lėvizje nga ana jonė arrin tė fitojė simpatinė e gjithė qeverive tė mėdha... E mira jonė ėshtė pa dyshim qė gjithė shqiptarėt tė jenė tė bashkuar nė kėtė luftė kombėtare edhe delegatėt e “Vatrės” si ata tė “Partisė Politike” tė pėrpiqen me shpirt e me zemėr pėr bashkim...”[15].

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9787
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com
Historia e Ismail qemailt
« Reply #10 on: April 12, 2008, 07:06:11 PM »
Refresh. shume interesante historia... flm.

AlbStars

Historia e Ismail qemailt
« Reply #10 on: April 12, 2008, 07:06:11 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: