Collapse column



histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT

AlbStars/histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT => SKENDERBEU I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tonė kombėtar. Barleti ishte nji

Author Topic: histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT  (Read 2350 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« on: April 19, 2008, 01:26:07 PM »
SKENDERBEU

I pari autor i jetėshkrimit tė
Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili
jetonte nė nji kohė me fatosin tonė
kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga
Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga
prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt i
kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe
fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai
kishte pasė gjithashtu mundėsin me
studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas
pushtimit tė Shkodrės prej Turqve.
Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė
gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim
tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti
nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė
shkrojtun prej nji auktori anonim prej
Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi
Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė
Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė
pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe
citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e
Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte
nga familja sunduese feodale e Beratit dhe
luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai
jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė
Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe
trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė
Muzakėve", ku kallzon historin e
Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.

Nė shekullin e XIX, dijetarė tė
kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė
veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy
shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri
nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė

                                                    Faqe 117

arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės
dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie
nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e
Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė
pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė
shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė
Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si
Anglezi Clement Moors, Francezi Camille
Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn
biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn
ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e banė
eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė
cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji
koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr
monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe.
Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve.
Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila
gėzoi menjiherė nji popularitet tė
jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi
pėrmendsh nga nxariėsit e shkollave nė
atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun.
Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi
Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji
thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me
titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri
me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės
sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan
Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė
gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr
shkencore e nji niveli shum tė naltė,
sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e
auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi
Skėnderbeun, ashtu edhe mbi
personalitetet dhe ngjarjet historike qė
kanė pasė lidhje me epopėn tonė
kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj
vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me
dallue faktet nga legjendat dhe
paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me
interpretue ngjarjet historike mbas theoris

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #1 on: April 19, 2008, 01:26:33 PM »
marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e
futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi
gueriljesh tė kohės sonė. Nga ana tjetėr tue
dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė
i duket i gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn
qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk
duket ma i bindėshėm.

Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet,
as kohėn me i studjue vet burimet
origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky
kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan
Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak
shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera.

Kthimi nė Krujė

Gjergj Kastrioti, qė muer famė me
mbiemrin Skėnderbe, ishte djali ma i vogėl
i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve
princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė
Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Mat mė
1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412
mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda
popullore, qė u thur mbas gojėdhanės,
thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur
priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji
dragoi qė ishte i madh sa e tanė Shqipnija
dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji
kishte, kur lindi, shenjėn e nji shpatė nė
krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji
interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės
dhe i pėlqente me luejtė si ushtar me vllaznit
dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.

Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e
Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue
me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt
e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6
vjeē. Kurse shifrat qė dhamė ma sipėr
tregojnė se duhet tė kenė qenė 18,
domethanė nji djal qė kuptonte nga bota
dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė
ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit.
Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se
Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng nė
                                                    Faqe 118

duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik
nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji
burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti flamurin e
luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman.
Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė,
Sulltan MuratA i n detyroi tė katėr djemt e
Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane.
Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė
Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė
Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu
dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė
Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr
emnat muslimane.

Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u
vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit.
Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė
tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės
zgjoi interesimin e tij ma tė madh. Porsa
ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque
nė lojnat ushtarake nė mes tė gjith
vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e
preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė
i pėlqente ma tepėr. Nga pamja fizike ishte
i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje,
me sy qė shkėlqenin nga gjallnija dhe
zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė
mahnitshėm. Sulltan Muratit i kishte ba
pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe
mjeshtėrija e pėrsosun nė garat me armė.
Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte,
ndėrsa vllaznit e tij duket se u mbytėn nė
nji mėnyrė qė nuk dihet mirė.

Skėnderbeu u ba komandant kavalerije
nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė
disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi.
"Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, -
shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu, si Leka i
Madh, u ngjit majė murit, ngriti
sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet". Mbas
ēdo spedite Skėnderbeu kthehej
ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe
plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės;
ushtėrija e adhuronte; komandantėt e tjerė
e kishin zili.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #2 on: April 19, 2008, 01:27:16 PM »
Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e
Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte
akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432,
Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e
cila pat si pasojė nji kryengritje tė
pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr.
Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi
kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u
shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e
krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin
Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin
turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani
dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn
komandėn e Isak Beut nga Shkupi.
Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve
dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė,
orvatja e Turqve me zaptue Beratin me
1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare
tė pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte
qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue
detyrimet qė kishte marrė kundrejt
Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin
1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder
qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm,
por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe
dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e
Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si i
vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve,
u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me
vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė
kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste
pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit.
Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e
tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai
ishte tue marrė pjesė nė nji speditė
ushtarake drejtue kundėr Kristianve
t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė
Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet
tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr
Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji
krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi
dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili
kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė

                                                    Faqe 119

librue tokat arbnore, detyroi qatipin e
Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr
guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte
kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj
Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe
proklamoi luftėn e shenjtė kundėr
invaduesve muhamedan. Ky epizod
dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė,
asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe
asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė
poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan
Noli shpall se epizodi i kthimit tė
Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht
pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e
tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon
Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės
sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me
luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije
shqiptare.

Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e
zhvillon nė historin anglishte tė
Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e
vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk
u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė
gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri
se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e
Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon
drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse
pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj
Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe
titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė
hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė
qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e
Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi
njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė
luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1
vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka
ba historis sė Barletit asht se, kur u muer
peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte
nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė
votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin
e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga
nji fuqi e huej.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #3 on: April 19, 2008, 01:27:42 PM »
Asht rasti me theksue se qysh kur
shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn
amtare, Fan Noli u ba dishepulli i
doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga
enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe
shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė
historin nė kallėpin e dogmave tė thata
marksiste mbi luftėn e klasave,
determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin
materialist tė historis qė predikojnė
dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr
ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar,
jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė,
mbasi pėr marksistėt historin e bajnė
"masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep
prova ma bindėse, na do tė preferojmė
kallzimin e Barletit mbi kthimin e
Skėnderbeut nė Krujė.

Skėnderbeu nė mes tė Turqve
dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi
kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e
shenjtė kundėr invaduesve mysliman,
Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė
principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte
vendosė garnizone ushtarake tė
pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė
mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė kufinin
linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji
kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e
ordhive anmike, tė cilat aviteshin gjithnji
nga ai drejtim.
Tė gjith Turqėt dhe Shqiptarėt qė ishin
kthye muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen
Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu
urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo
ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė
luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani
kundėr dy Sulltanve osmanlli.
Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė
Shqipnin shoqnoi kthimin e Skėnderbeut
nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh
                                                    Faqe 120

ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo
Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i
vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e
tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji
bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve
ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me
sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do
tė vonoheshin mbas gjith atyne qė
ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime
tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr
nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme.
Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend
kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn
sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn
pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme
shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin:
Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha,
Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu
edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u
mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn
e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e
Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit
Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar
i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue
numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut
drejt qėllimit tė pėrbashkėt.
Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue
garnizonet turke nė tokat e principatės sė
Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė
Shqipnis ndodheshin akoma ndėn
okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas
rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės
lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit,
detyrohej me pague nji haraē tė
pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr
pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue
vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet
ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur
Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė
kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke
kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat
dhe Elbasan.
Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit
pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #4 on: April 19, 2008, 01:28:07 PM »
dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte
marre fund gadi krejt ēdo rezistence e
orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte
ba nji provincje otomane me Despotin
Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te
cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te
bijen si grue

Bullgaria kishte pushue me qene nji
mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur
kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e
Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i
rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene
Sulltam i diktonte Perandont se ēfare
politike me ndjeke Kur perandon Jani i
Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te
mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe
ēfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba
Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at
kohe Despoti i Morės, ku memzi po
qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn
Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te
Greqis nga ana tjeter

I vetmi udheheqes kristian qe luftonte
kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i
Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene
edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi
kishte emnue Hunjadin Vojvode te
Transilvanis dhe komandant te forteses se
Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te
Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti
rastin, sikunder e pame ma nalt, me u
kthye kunder Sulltamt

Boten Kristiane te Perendimit e
perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe
okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit
dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet
shkelen kambe n'Evrope, venedikasit
filluen me ba nji politike me dy faqe mbas
tradites se Dandolos, tue synue vetem e
vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi i
Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit
te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike
                                                    Faqe 121

oportuniste qe kishte per parim me i la
duert kur punet shkonin keq

Venedikasit lejuen qe Kuvendi te
mbahej ne toke te tyne per te dhane
pershtypjen se ishin ne favor te luftes
kunder Turqve Ata derguen observues per
te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por
refuzuen me marre ndonji detyrim konkret
per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u
trondite nga qendrimi i dyshimte i
Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje
dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake
per sulmet nga lindja qe priteshin or'e ēast

Sulltan Murati e priti lajmin e
"dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze
personale qe duhej ndeshkue pa vonese
Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake
nden komanden e gjeneralit te tij ma te
zotin do te mjaftonte per te likuidue
"rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte
me nji guxim te marre

Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten
turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores,
u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i
dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por
pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer
haberin se ushteria e Ali Pashes ishte
sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e
Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se
Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte
qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000
te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit
ishin afro 2000 dhe po ai numur te
plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh
lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore
e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te
madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa
Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e
Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon
e brohonten me enthuziasem NjI i
derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne
Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa
kunore te Shqipnis.
Rasti ma i pare per bashkepunim ne

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #5 on: April 19, 2008, 01:28:33 PM »
luftė tė forcave kristiane u paraqit para
mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe
Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me
Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi.
Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė
ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti i
Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e
ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni
si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė
ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe
Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444.
Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte
njoftė si sundimtar nė principatėn e tij.
Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal
Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav
me e shkelė armėpushimin. Atėhere
Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė
Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili
ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me
vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e
ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr
Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė
dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė
me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė
sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga
pamundėsijė me mbajtė premtimin,
Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit
Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe
pranė kufinit.
Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės
qė e muerėn me sy tė keq fitoren e
Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u
trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės
i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe
kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani
dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre
tregtare jo shum tė pastra.
Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga i
Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė
shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn.
Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn
sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy
familjeve princore shqiptare pėr me i
shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji

                                                    Faqe 122

dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė
23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit,
i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė
Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi
hesapin nė gusht po t'atij viti.
Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin
tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte
humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni.
Skėnderbeu muer premtimin se Republika
e Shėn Markut do t'i paguente nji
subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė
dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė
pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr
Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum i
sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur
Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe,
tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm
tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji
aleancė me tė.

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot
pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri
turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit
prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u
mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme
para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė
fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u
nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hangėr
kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh
qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė
fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi
i parė i Krujės ndėn komandėn e vet
Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte
prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė
vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr
kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi
komandanti, kont Urani, refuzoi me
pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue.
Bombardimi i furishėm bani efektin dhe
muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi i
ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal
pėrpara murit tė krahnorve shqiptare.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #6 on: April 19, 2008, 01:29:48 PM »
Muej me radhė Sulltan Murati nxiti
ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė
rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt
duhej tė mbronin vehten nga sulmet e
trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė
pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk
e linin anmikun tė merrte frymė, tė
gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe mate-
rial dhe tė pregatiste mėsymjen.
Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu
shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė
dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu
dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij
nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata
thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma
tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve
nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas
pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan
Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u
kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, -
shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis
shqiptare".

Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė
po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye
triumfalisht nė Krujė. Ishte e para herė
qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji
ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė
krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu
muer famė si gjenerah ma i madh i botės
kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji
ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte
pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe.
Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue
gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por
humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha.
Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose
masakrue, shum krahina ishin shkretue
nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte
nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu
ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr
tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme
disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė
Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin
kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt,
                                                    Faqe 123

kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė
ngushtė tė familjes i qėndruen besnik
Skėnderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr
veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė
Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit,
Alfonsit tė V, i cili ishte anmik i
Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija
e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e
Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm
kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan
e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu),
me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė
Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej
shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen.
Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV,
pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė
Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si
mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė
krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi
forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e
Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė
Napoli dhe u suell si nji zaptues pa
shkrupulla kundrejt popullatės vendase.

Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue.
Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u
organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi
nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte
mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte
martue me tė bijėn e trashėgimtaren e
mbretit Manfred dhe ishte afrue me
Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun,
kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si
eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit.
Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė
titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej
me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at
kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė
Paleologut, kurdisi planin e nji spedite
ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se
flota aragonase tė nisej prej Barēelonės,
populli i Palermos bani vet nji kryengritje
qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane",
mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282. Turma e

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #7 on: April 19, 2008, 01:30:34 PM »
Palermos u ēue peshė tue pa nji grup
francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye
nji nuse qė shkonte nė Kishėn e Santo-
Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e
vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushė
deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e
keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė
bardhė bėrtitėn "vdekje Francezve". I gjith
qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun,
kėshtjella u zaptue dhe para mbarimit tė
ditės 2000 francezėt e Palermos ishin
masakrue. Kryengritja u pėrhap nė
krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė
28 Prill, e gjith Siēilja ishte librue nga
sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji
kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou,
Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė
kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at
mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi
nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi tė
vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje.
Dinastija Aragoneze mbajti vetėm kunorėn
e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa
dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me
sundue mbretnin e Napolit.
Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna
e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi si
trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės
dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės
dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi
mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė
dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq
para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar tė
fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por
mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi me e
quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė
Napolit dhe, mbas vdekjes sė Joannes, u
nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se,
tue dashtė me prue nė vėnd ambicjen e tij,
Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e
zunė rob dhe e prunė nė Milano.
Filipi, Duka i Milanos, u bind nga
argumentat e Alfonsit se ishte marrėzi pėr
tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė

                                                    Faqe 124

prue dinastin Angjevine nė krye tė
mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la
Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue
luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe
pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi
pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes
ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons
Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue
pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė
kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji
traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė
26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj
kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr
formė vasali i Alfonsit tė V dhe u
angazhue t'i paguente nji shumė tė
hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana
e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes
Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme
dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue
luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė
trupave aragoneze u emnue nji gjeneral
luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e
nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė
dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me
Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės
sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500
dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100
ushtarėsh katalanė zuni vend nė
kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri
mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo
fitoreje qė korrte kundėr Turqve,
Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė
plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve,
por asnji haraē nė tė holla. Traktati i
Gaetas ishte sajue si guri themeltar i
kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė
gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard.
Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija
aragoneze nuk debarkoi nė Durrės.
Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e
vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si
aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht,
disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė
Skėnderbeut e interpretuen traktatin e

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #8 on: April 19, 2008, 01:30:57 PM »
Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej.
Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te
Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale
pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue
nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne
shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me
nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit
Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa
Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te
Shqiptarve.

Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te
hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut.
Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika
ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj
Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines.
Kjo mertese prum me vehte pajtimin e
Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe
kishte marre anen e Venedikut mbas krizes
se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te
ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe
nuk japin hollesina. Martesa politike e
Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne
mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te
kater djemt' e Arianitit, nipin e
Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte
rtite ne fė muhamedane, dhe parin e
Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku
mundohej me i nxite me nji menyre ose me
nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj
Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit
Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per
vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi
Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne
vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e
Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans
shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me
sukses kur Dukagjinet provuen se nuk
kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat
e tyne nuk u shpallen botmsht.
E vetemja disfate serjoze qe pesoi
Skenderbeu gjate karrjeres se tij
ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit
te okupuem nga nji garnizon i ushteris
                                                    Faqe 125

turke. NJI kontigjent napoletan prej 200
vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e
Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u
rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm
aparatet e atehershem per te rrafe muret e
kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per
kalimin e ushteris. Komandanti i
garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda
11 ditve po te mos i vinte den atehere
ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes
vendosi me e pranue ket dorzim me
kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris
shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter.
Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim
ēthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve
te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue,
40.000 kalores Turq nden komanden e Isa
Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare
dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane
gjalle as komandantin, Muzake Topija.

Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen
dezertimet ne anen e armikut. Ai qe
shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me
thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i
Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj
Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me
Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy
Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me
Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto
dezertime tue thane se Skenderbeu kishte
fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue
aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze
te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e
detyruen rrethanat historike me ndjeke at
politike, mbasi ishte e vetemja menyre per
me iu ba balle sulmeve turke. Densa
Shqipnija ishte e ndame ne principata te
vogla autonome, Skenderbeu ishte ne
rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te
keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone
te pavdekshem u provue aty per aty kur
Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne
krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue
para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #9 on: April 19, 2008, 01:31:25 PM »
u kthye nė Krujė i penduem dhe i kėrkoi
ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbe
zemėrluani u tregue burrė shteti i vėrtetė
dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr
kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi
trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn
qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e
anmikut.

Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės
sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi nji
ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė
grushtin e vdekjes. Skėnderbeu manevroi
nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen
se nuk guxonte me iu dalė pėrpara dhe u
vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e
prisnin. Humbjet e anmikut besohet tė ken
arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė
Kastrioti kishte ardhė me ushtėrin turke
pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn
hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll
nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu tregoi
edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė
tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė
aq shumė. Mbas kėsaj fitorje tė rė qė habiti
botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun,
Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si
kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė nji letėr
drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut
tė III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson
Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si
Ushtar tė Krishtit me krahun e
pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst
i III flet pėr "birin tonė tė shtrenjtė
Skėnderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis".
Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i
shpėrblye trashėgimtarit tė Alfonsit tė V,
mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn
bujare qė i kishte dhanė i ati. Alfons
Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si
trashėgimtar Ferdinandin, birin e tij pa
kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej
origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e
Napolit nė gazep pėr shkak se ai nuk
deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr
                                                    Faqe 126

Turqve dhe dėrgoi flotėn kundėr
Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e
Alfonsit e kishte nxitė Republikėn detare tė
Gjenovės me u afrue me dinastin
angjevine. Nė vitin e vdekjes sė Alfonsit,
Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor*
i Gjenovės. Nji mot ma vonė ai organizoi
speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin.
Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra nė
duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e
ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi
ishte i kėrcėnuem nga baronėt feodal
t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte
zanė vendin e Kaliksit tė III, duel
pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj
Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se
me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu stabilizoi
marrėdhanjet me Venedikun, tue
nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė. Me
porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n,
Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli
bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund,
u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy
vjetėsh me Sulltan Muratin.

Kur u bindė se Shqipnija ishte sigurue
kundėr anmiqve tė jashtėm dhe
ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu
bani pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi
i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė
Baronve t'Italis, u mundue ta bante
Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė,
tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė
gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu e
kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė,
por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e
rrezikut trashėgimtarin e aleatit tė tij ma tė
nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė
hudhė poshtė propozimet e tij dhe mbaroi
tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk
lakmoj begatin".
Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis
me det nė krye tė speditės shqiptare pėr nė
Raguzė ku banonte nji koloni e fortė
shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #10 on: April 19, 2008, 01:31:58 PM »
madhėshtore. Mbasi pushoi disa dit,
Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku
debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe
ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant i
kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit,
Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e
pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė,
Skėndebeu filloi veprimin pėr tė shpėtue
Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e
Ferdinandit me Princin e Tarantos nė krye.
Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare
rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu
bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike,
ndėrsa ajo po tėrhiqej e demoralizueme.
Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe
dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve i
fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun
tė gjith atyne qė e vėzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, -
shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetėm
qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por
mbushi tanė Italin me famėn dhe
ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit
Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti
Skėnderbeun "Babė" dhe i dha nė posedim
tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni
Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe
mandej nė Trani e kthyen fatin e luftės nė
favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e
Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe, ma nė
fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u
dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me
u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė nė
horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.

Karakteri i Skėnderbeut dhe cilsit e tij
si prijės luftarak

Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeē kur u
ba prijėsi i kombit shqiptar nė luftėn
kundėr invaduesit otoman. Fuqija e tij
fizike dhe shkathtėsija mendore ishin nė
                                                    Faqe 127

kulm. I gjatė, i hijshėm, me shtat tė
derdhun si nji statujė, me tipare tė
skalituna dhe nji pamjf- madhėshtore,
Skėnderbeut i kishte dhanė Zoti nji fuqi
vigani dhe shpejtėsin e nji atleti te
pėrsosun nė lėvizje. Ishte nji gjeni i lindun
pėrsa i pėrket artit tė luftės dhe nji luftėtar i
pashoq pėr trimnin dhe aftėsin e tij mė iu
prie tė tjerve.
Asnji armė lufte e atij shekulli nuk
kishte sekrete pėr Skėnderbeun, por ai
ēquhej sidomos nė pėrdorimin e shpatės sė
tij tė gjatė dhe tė pėrkulun, nji shpatė qė
ēdo njeri tjetėr memzi e ngrinte me tė dy
duert. Mbasi ishte aq i fortė dhe i
shėndoshė, i pėlqente me hangėr dhe me pi
boll, por kėnaqej me pak orė gjumė, tue
mos e pasė pėr gja me fjetė atje ku tė
qėllonte. Dėfrimet e zakonshėm tė jetės nuk
i interesonin fort dhe ai gjente prehje nė
sportin e njeriut tė aksjonit si gjueti,
vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qė i
ndihmonin me mbajtė trupin nė formė tė
mirė dhe me ushqye burimet e energjis tė tij
tė pashterueshme. Guximi i tij nė sheshin e
luftės mund tė dukej krejt i ēmendun sikur
tė mos ishte shoqnue nga gjakftotėsija dhe
gjykinu i mprefet qė e vinin gjithmonė nė
gjendje me e dominue situatėn dhe me
sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij tė
bardhė dhe me shpatėn gadi pėr tė prė
kryet e anmikut, Skėnderbeu u printe
trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji nė
vendin e rrezikut ma tė madh, tue pėrbuzė
vdekjen me nji qetėsi shpirtnore qė nuk
mund tė pėrfytyrohej. Kishte shpėtue gjallė
gadi pėr nji fije kaq shpesh saqė njerzija
kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije tė
Zotit. Skėnderbeu muer vetėm nji herė nji
varrė nė shpatull, tue u rrėzue prej kalit
ndėrsa e rrethuen trimat shqiptar.
Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten
dhe vazhdoi luftėn.
Gjergj Kastrioti ishte i pamėshirshėm

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #11 on: April 19, 2008, 01:32:26 PM »
me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me
falė ata qė i kishin ba keq dhe qė i kėrkonin
ndjesė. Besa shqiptare ishte parimi i kodit
tonė moral qė ai ēmonte ma tepėr, dhe nuk
ishte punė qė t'i shmangej edhe sikur tė
rrezikonte me bjerrė gjithēka. Nė pėrgjigjen
qė i dėrgoi Princit tė Tarantos, i cili e ftonte
me braktisė mbretin e Napolit nė fatin e tij,
Skėnderbeu thoshte: "Na qė kemi pa kaq tė
mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret
Alfons, do tė baheshim me turp dhe do tė
na nxihej faqja si njerėz tė pabesė dhe pa
mirėnjoftje sikur tė mos i shtrinim dorėn tė
birit nė ditėn qė ka nevojė".
Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten
liris dhe mirėqenjes sė popullit me nji
vetmohim tė plotė. Qėllimi i tij ishte jo
vetėm t'i mbronte nga sulmet e anmikut tė
huej por edhe t'i bashkonte si nji komb tė
pamvarun. Tue dashtė me veprue si nji
prijės kombėtar dhe jo si nji shef feodal
Skėnderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga
krenėt ma tė fuqishėm tė Shqipnis, tė cilėt
donin tė ushtronin nji pushtet absolut nė
krahinat e tyne dhe nuk ngurruen tė
dezertonin nė fazėn ma tė kritikėshme tė
luftės kundėr Turqve. Gjergj Kastrioti ishte
nji Katolik i divotshėm dhe i frymėzuem
nga forca morale qė ngriti valėn e
Kryqzatave nė shekujt e maparshėm. Nė
ēdo rast tė jetės sė tij ai u mundue tė
vepronte simbas urdhnave tė fes kristiane.
Dėshiri i tij ma i flakėt ishte me fitue
zemrat e njerzve me mirėsin, drejtėsin dhe
bujarin e tij, se me i dominue me anė tė
frikės dhe tė interesit material.
Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar
Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit
pėrkthye nga Fan Noli):
"Kapedanė dhe ushtarė trima".
S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė
kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė
race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė

                                                    Faqe 128

tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj.
Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap
zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa
kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall
pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė.
Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i
Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė
kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe
nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė
helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa
ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe
shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė
mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj
dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė
dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė
tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua
fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa
dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u
kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u
futtė nė kėtė valle; po se puna duhej
mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se
duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė
derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do
t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe
ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen
fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e
mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe
mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė
prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr
dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur
kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me
ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e
vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse
rronim e hanim bashkė dhe kishim njė
zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė
nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė
n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin,
gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė
mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #12 on: April 19, 2008, 01:33:03 PM »
nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta
prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se
kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se
ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė
si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė
robėrin e barbarve, duke pritur tė mė
shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e
meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė
kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla
unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa
shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin,
renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush
e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga
varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė
kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė
prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė
aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė
bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė
ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė
unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit
kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė
ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej
tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju
ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė
zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt
me aq besė, me aqė kujdes, me aq
mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e
perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė.
Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė
punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e
saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan
me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as
shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm
fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto
me hir a me pahir, me dhelpėri a me
trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė
tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si
shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm.
Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe
s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po
pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė
pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e
kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun
pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur

                                                    Faqe 129

se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela
mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u
fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej
natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se
ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i
sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė
ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar
nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi i
garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na
lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do
t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė
gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e
marrshim Petrellėn, asnjė nga ne s' duhet tė
kthehet prapė i gjallė.
Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe
rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si
gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na
ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė.

0 Burrani!"

                        *****
Kujdesja pėr ushtėrin ishte kasaveti ma
i madh i Skėnderbeut. Ai dijti me pėrfitue
nga eksperjenca e vet pranė Sulltanit, tue
krijue nji ushtėri tė zgjedhun dhe tė
pėrhershme mbas modelit tė Jeniēerve. Por
ai nuk kishte nevojė me pėrdorė metodėn
barbare tė grabitjes sė djemve tė mitun nga
gjiu i familjes pėr me i mbyllė nė kazermat,
mbasi ēdo Shqiptar lakmonte me shėrbye
si ushtar i pėrhershėm i prijėsit
t'adhuruem tė kombit. Kjo ushtėri
kombtare, qė ishte rekrutue mbas listave tė
hartueme nga Skėnderbeu vet, nuk
kapėrcente tė dhjetmijėt. N'at kohė nuk
kishte as kazerma dhe ushtarėt banonin
nėpėr shtėpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji
ushtėri turke po i afrohej kufinit epej
kushtrimi nga kėshtjella e Krujės dhe
trimat e Kastriotit vraponin nėpėr vendet
qė iu ishin caktue. Kryetarėt e familjeve
sunduese shqiptare, qė kishin aderue nė

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #13 on: April 19, 2008, 01:33:37 PM »
kombėtare nė krye tė forcave armate tė
tyne. Por faktori vendimtar nė fitoret e
Skėnderbeut ishte garda e tij personale, e
cila pėrbahej nga dy a tre mijė kalorės. Kjo
ishte e vetėmja armė qė mund t'iu bante
ballė Turqve, tė cilėt ishin kalorės tė
lindun. Tue pėrdorė taktikėn e sulmeve tė
befta me trimat e hypun nė kuaj qė shkonin
si vetėtima, Skėnderbeu shkaktonte
rrėmujėn dhe panikun nė mes tė kambsoris
anmike, qoftė nė marshim e sipėr, qoftė kur
kishte rrethue nji kėshtjellė. Nė fushė tė
hapėt ai manevronte nė mėnyrė qė me
drejtue ushtėrin anmike nė nji tokė tė
pėrshtatun, ku mund t'i vėrsulej me
kalorėsit si shkaba dhe t'i grinte copė-copė.
Gjithmonė nė ballė tė ushtėris gjatė kėtyne
betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte
fitoren vetėm me prezencėn e tij, tue u futė
tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqėt kishin
tė drejtė me i pasė frikėn, mbasi
Skėnderbeu nuk njifte mėshirė kur ishte
tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se
anmiku ishte i tillė jo vetėm nga kombsija,
por edhe nga feja, dhe kodi moral i
Mesjetės nuk u vinte asnji kufizim
kristjanve qė luftonin kundėr
muhamedanve.
Tue mos lypė nga tė tjerėt ma shum
sesa ishte gadi tė bante vet, Skėnderbeu
adhurohej nga ushtarėt e tij, tė cilėt i
bindeshin me nji vetmohim tė plotė. Ai vet
kujdesej mbas ēdo fitoreje qė seicili tė
merrte pjesėn qė i takonte nga plaēka e
zanun prej anmikut. Ai u epte shpėrblimin
moral, qė ishte ma i ēmueshėm, atyne
oficerve dhe ushtarve qė ishin dallue ma tepėr
pėr guxim dhe trimni, tue i ftue nė tryezėn e
tij dhe tue pi pėr shėndetin e tyne.
Rrallė iu desht tė pėrdorte autoritetin e
tij si kryetar kundrejt misave tė paris
shqiptare, qė luftonin ndėn komandėn e tij
pėr kauzėn kombtare. Ai imponohej gadi
gjithnji me forcėn e karakterit tė tij, me

                                                    Faqe 130

gjykimin e pagabueshėm, me aftėsin e tij si
mjeshtėr nė artin e luftės dhe me
shembullin qė epte, t'ue dalė gjithmonė vet
pėrpara. Por Gjergj Kastrioti nuk pėrbuzte
kurr mendimin e prijėsve tė tjerė tė luftės
kombėtare. Para ēdo beteje me randėsi ai
mblidhte kėshillin e luftės qė pėrbahej nga
gjeneralėt e ushtėris dhe pjestarėt e Lidhjes
Shqiptare dhe vendosnin sė bashku planet
strategjike mbas nji bisedimi tė hapėt dhe
tė imtė. Nė rastin e rrethimit tė Beratit mė
1455, Skėnderbeu iu pėrulė vendimit tė
shumicės me pranue ofertėn pėr
armėpushim tė garnizonit turk megjithqė
vet ishte i bindun se po bahej nji gabim
fatal. Faktet e provuen se kishte pasė tė
drejtė dhe Skėnderbeu e pagoi tue pėsue tė
vetmen disfatė tė karrjerės sė tij.
Fama e Gjergj Kastriotit ishte pėrhapė
nė tanė botėn Kristiane. Ndėrsa mbretėn
dhe krenė feodal t'Evropės ishin zhytė nė
grindje dhe rivalitete personale sa mos me
pa rrezikun qė kėrcėnonte mbarė
Krishtenimin, shum 'njerėz tė thjeshtė tė
atyne viseve ishin enthuzjasmue nga
qindresa heroike e Shqiptarve ndėn
udhėheqjen gjenjale tė fatosit kombtar.
Shum qytetarė t'Evropės Kristiane, e tue
pėrfshie edhe Anglezė, kishin vrapue nė
kėshtjellėn e Krujės pėr tė luftue si ushtarė
tė Gjergj Kastriotit.
Nuk asht nji ekzagjerim me thanė se
Skėnderbeu ishte nga klasa e heronjve
legjendar, tė cilėt penda e Plutarkut i ka ba
tė pavdekshėm. Kėsaj i duhet shtue se
Skėnderbeu ishte pjestar i fundit i kėsaj
falange qė nuk dinte se ē'asht frika dhe qė
jetonte pėr tė luftue pėr idealin e liris dhe tė
mirėn e nji populli qė e kishte zgjedhė si
prijės. Merita e tij ma e madhe asht se ai
jetoi nė praku i shoqnis moderne dhe se u
frymzue nga feja kristiane. Gjatė nji ēerek
shekull, ai luftoi pėr tė mos lanė qė
Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik tė

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #14 on: April 19, 2008, 01:34:11 PM »
ēkėputeshin nga vathi i qytetnimit
perėndimor pėr disa shekuj.

Triumfi i fundit dhe vdekja e Skėnderbeut

Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas
orvatjes sė tij me zaptue Krujėn dhe nė
fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet i
11. Si nji djalosh njizet vjeēar Mehmeti i n
kishte shoqnue tė jatin nė speditėn kundėr
Shqipnis dhe kishte vuejtė nė sedrėn e tij
nga disfata. Kujtimin e ritiratės nga
Shqipnija Mehmeti i II e kishte nė zemėr si
plagė dhe nuk duronte qė Gjergj Kastrioti
tė nderohej si gjenerali ma i madh i botės
Kristiane, i cili kishte thye Turqėt nė luftė,
tue prishė kėsisoj famėn e tyne si nji popull
luftėtar qė nuk dinte deri atėhere se
ē'domethanė me humbė nji betejė. Pėrveē
kėsaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji
pengesė e padurueshme pėr ambicjen e tij
me zaptue Romėn dhe me e proklamue
kryeqytet tė Perandoris otomane.

Sulmin e parė Sulltan Mehmeti e drejtoi
kundėr Stambollit, tė cilin e zaptoi me
1453. Kur u pėrhap lajmi se kryeqyteti
lavdiplotė i Perandoris Bizantine u shkel
nga Turqėt, nji valė tmerri dhe pikėllinu
shpėrtheu nėpėr Evropėn. Bota Kristiane
priste me ankth nė zemėr se ku do tė ndalej
hovi i kėtij rrebeshi qė kėrcėnonte me perla
qytetnimin perėndimuer. Skėnderbeu me
nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si i
vetmi prijės Kristian i Evropės lindore qė
nuk kishte lėshue armėt. Prej vitit 1455 e
deri mė 1462, Sulltan Mehmeti dėrgoi
njimbasnji disa armata turke ndėn
komandėn e gjeneralėve tė tij ma tė mirė
pėr tė zaptue Shqipnin. Skėnderbeu nuk i
la as t'i afroheshin Krujės, por i shpartalloi
tė gjttha nė luginat dhe rrypinat nė mes tė
Dibrės dhe Ohrit.

Ndėrsa presjoni i Turqve bahej gjithnji

                                                    Faqe 131

ma i randė me u pėrballue, Skėnderbeu
kishte ra nė hall edhe nga intrigat dhe
manevrat e Venedikut. Logjikisht,
Republika e Shėn-Markut duhej tė
formonte nji front tė pėrbashkėt me mbretin
e Shqiptarve, mbasi Turqėt sigurisht do tė
vėrsuleshin kundėr saj ditėn qė tė kishin
shtiė Krujėn nė dorė. Kurse Skėnderbeu u
shtrėngue ta detyronte Venedikun me
lidhė nji aleancė me tė, tue krijue
pėrshtypjen sikur kishte ba paqe me
Sulltanin.

Mė 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji
fushatė kundėr Bosnjės nė krye tė ushtėris
sė tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanė
fund luftės kundėr Turqve tue nėnshkrue
mė Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qė
nuk dihen. Por, njikohėsisht Skėnderbeu
lajmėroi Papėn se ishte gadi me rifillue
luftėn kurdoherė qė ta shifte tė nevojshme.
Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne
me Gjergj Kastriotin u nėnshkrue po at vit.
Nė bazė tė kėtij traktati Skėnderbeu u
angazhue t'i shpallte luftė Turqis, ndėrsa
Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmė tė
pėrshtatun. Nji kontigjent venecjan i
pėrbamė nga 1300 ushtarė dhe kalorės u
dėrgue nė Shqipni bashkė me 2000 dukatė
pėr tė mbulue shpenximet e luftės. Djali i
Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, muer
privilegjin e trashėguem tė nji qytetari tė
Venedikut dhe u ba antar i Kėshillit tė
Madh tė paris venecjane.

Fill mbas nėnshkrimit tė marrėveshjes
nė mes tė Venedikut dhe Skėnderbeut,
Papa Piu i II u bani nji thirrje tė gjith
Kristianve me marrė kryqin kundėr
Turqve. Mjerisht apeli i tij ra nė veshė tė
shurdhėn. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i
interesuem me mbrojtė Krishtenimin. Deri
edhe Ferdinandi i Napolit, pėr tė cilin
Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk
muer pjesė nė Kryqzatė. Piu i II, tue vue
gjith besimin e tij ne Skėnderbeun dhe nė

AlbStars

histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #14 on: April 19, 2008, 01:34:11 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: