Collapse column



histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT

AlbStars/histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT => SKENDERBEU I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tonė kombėtar. Barleti ishte nji

Author Topic: histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT  (Read 2350 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #15 on: April 19, 2008, 01:34:43 PM »
mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis
pėr nė Ragusė qė ishte caktue si piknisja e
shefave kristian pėr tė lanēue Kryqzatėn.
Fati i zi e deshi qė ai tė vdiste rrugės dhe,
bashkė me tė, u varros shpresa e fundit e
nji fronti tė pėrbashkėt kundėr anmikut
otoman. 1 goditun deri nė thelbin e zemrės
nga kjo vdekje e papritun, Skėnderbeu
ndaloi menjiherė pregatitjet pėr me shkue
nė Raguzė. Por ai i kishte shpallė luftė
Sulltanit tė nesėrmen e ditės kur Papa bani
thirrje pėr Kryqzatėn kundėr Turqve.
Kėshtu qė Shqipnija kishte ngelė vetėm
pėrballė sunduesit otoman tė ndezun
pishė, tue pasė si aleatė Venedikun, qė pak
mund t'i besohej. Pa bjerrun kohė, Sulltan
Mehmeti nisi Ballaban Pashėn nė krye tė
ushtėris turke pėr tė shembė reduktin e
fundit tė rezistencės kristiane nė kėt anė tė
Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji
renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikėn
luftarake tė Skėnderbeut dhe reflekset* e tij
nė sheshin e betejės. Nji dyluftim pėr
vdekje nė mes tė kėtyne dy prijėsve
vazhdoi katėr vjet pa nji fitore tė plotė pėr
asnjanėn palė.
Ishte pikėrisht gjatė fushatės sė parė
kundėr Ballaban Pashės qė Skėnderbeu
muer varrėn e parė dhe tė vetme. Tė dy
ushtėrit ishin perleshė afėr kėshtjellės sė
Stefigradit. Skėnderbeu si gjithmonė iu
printe trimave Shqiptarė atje ku lozej fati i
luftės. Kali i tij u plagos randė dhe heroj
kombėtar u pėrplas nė tokė dhe vrau supin
tue u pėrpjekė mbas cungut tė nji peme. Pėr
nji minutė i ra tė fikėt nga dhimbja e
madhe. Roja e tij e rrethoi nga ēdo anė,
ndėrsa Turqėt sulmonin me rrėmbim. Me
nji pėrpjekje gadi mbinjerzore luani i
Arbnis u ēue nė kambė, hypi mbi nji kalė
tjetėr dhe u vėrsul kundėr anmikut tė
mahnitun dhe tė tmerruem.
Nė ndeshjen e dytė me Ballaban
Pashėn, Turqėt zunė rob disa nga

                                                    Faqe 132

gjeneralėt ma tė mirė tė Skėnderbeut, ndėr
tė cilėt edhe vet Moisiun e Dibrės. Me
urdhėn tė Sulltanit ata pėsuen nji vdekje tė
llahtarshme tue iu rrjepė lėkura pėr sė
gjalli. Mbarė kombi shqiptar i vajtoi si
martirė tė atdheut. Nė betejat e
mapastajme, Shqiptarėt e xhindosun nga
zemrimi, nuk lanė ma gjallė asnji Turk qė
ra nė duert e tyne. Sulltan Mehmetin, qė
kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma
vendi. Ai u nis vet nė krye tė nji ushtėrije
prej 200.000 vetėsh pėr me i dhanė nji
mėsim tė fundit kėtij kombi tė vogėl qė nuk
ndigjonte me iu pėrulė. Sa muer lajmin,
Gjergj Kastrioti vrapoi pėr me u kapė me
fuqin invaduese sa ma larg kah lindja.
Mbrojtja e kėshtjellės sė Krujės i ishte besue
Tanush Topijės. Me gjith pengesat qė i
vuni fuqija e lehtė shetitėse e Skėnderbeut,
ushtėrija turke mėrrijti para mureve tė
Krujės dhe topat filluen me vjellė gjylet e
tyne prej guri. Mbrojtėsit e fortesės
simbolike nuk i tronditėn topat dhe as qė i
tėrhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se
fitorja nuk ishte as pėr sot, as pėr nesėr, u
largue nga Shqipnija tue lanė Ballaban
Pashėn me vazhdue rrethimin e Krujės. Ai
kuptoi nji gja: me mundė Shqiptarėt nuk
ishte punė aq e lehtė sa me zaptue
Stambollin, prandaj u kthye nė kryqytetin e
tij pėr tė pregatitė nji speditė nė shkallė
edhe ma tė gjanė.
Po nė at kohė, Skėnderbeut nuk i kishte
mbetė ma veēse trimnija dhe vullneti mos
me u pėrulė derisa kishte fuqi tė luftonte. 1
dishpruem nga apathija dhe verbnimi qė
mbretnonin nė botėn Kristiane, ai u vesh si
ushtar i thjeshtė dhe shkoi vetėm nė Romė
pėr me kėrkue ndihmė. Peshkopė dhe
Kardinalė duelėn me e pritė dhe nji turmė e
madhe Romakėsh e brohoriti me
enthuzjasmė. Nė nji ceremoni tė
shkėlqyeshme qė u mbajtė nė Bazilikėn e
Shėn-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorė tė

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #16 on: April 19, 2008, 01:35:15 PM »
vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė
bekueme. Por si ndihmė financjare pėr tė
vazhdue luftėn, u mblodhėn vetėm 7000
dukatė. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi nė
Napoli, ku mbreti i dha nji shumė tė
hollash dhe, aq sa kishte, armė dhe pajime
lufte.
Ndėrkaq, rrethimi i Krujės vazhdonte
dhe gjėndja e tė rrethuemve ishte ba e
padurueshme. Skėnderbeu porsa u kthye
nė atdhe nxuer shpatėn dhe u turr kundėr
anmikut nga malet pėrmbi Krujėn qė
mbajnė sot emnin e tij. Ballaban Pasha u
zue nė pritė dhe vdiq nga plagėt qė muer
n'atė ndeshje. Armata turke mbeti pa
udhėheqės dhe u shkatėrrue. Shumica e
ushtarve tė Sulltanit u vranė dhe fare pak
muejtėn me dalė gjallė nga Shqipnija.
Shqiptarėt nuk patėn kohė me marrė
frymė, kur nji tjetėr ushtėri turke u ēfaq
pėrsėri para mureve tė Krujės. Por edhe kėt
herė fortesa legjendare nuk u dorzue.
Sulltani i tėrbuem i dha urdhėn ushtėris
me djegė e shkretue viset e Shqipnis ku
arrinte dora e saj. Por falangat e vetėtimta
tė Gjergj Kastriotit e ndoqėn anmikun
kamba-kambės tue ba kėrdin nė radhėt e
tij. Mbas dy javė qė kaluen me plaēkitje dhe
shfarime, Turqėt me Sulltanin nė krye u
kthyen nė Stamboll tė brengosun nga
pikėllimi i disfatės.
Ky ishte triumfi i fundit i Skėnderbeut.
Nji mot ma vonė, me 17 Kallnuer 1468,
heroi i ynė kombėtar, qė kishte dalė i
pacėnuem nga gjith ato beteja, u mposhtė
nga nji ethe e mallkueme qė nuk i gjindej
dermani. Ai kishte shkue nė Llesh me
kryesue nji kuvėnd tė Lidhjes Shqiptare
pėr tė shestue plane qė tė nxirrej anmiku
prej Shqipnis. Prijėsi i pazėvėndėsueshėm
la kėt botė para se Kuvendi tė merrte
ndonji vendim. Akti i tretė i tragjedisė
shqiptare u luejtė pa tė, dhe epilogu ishte
ai qė mund tė pritej.
                                                    Faqe 133

Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen
e Shėn Kollit nė Llesh, tė cilėn e kishte
rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar
derdhi lotėt ēurk, tue vajtue mbretin e
adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji
ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme,
dhe qė kishte fitue respekt dhe admirim nė
ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė
habitėshme qė dukeshin gadi si nji
mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se
Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e
vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer
Krishtėnimi qė ka bjerrė shpatėn dhe
mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa
dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė
kemi anmik nji tjetėr luan si ai". Dhjetė vjet
mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė
nė Llesh, ēelėn varrin e tij dhe banė
hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue
se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta,
mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se ai vet
nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė
njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė saqė, pak kohė
mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri
turke qė ishte tue invadue krahinat e
Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr
kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu po iu
printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė
Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė flamuri me
shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e
Krujės. Mbrojtjen e siguronin trimat
Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji
kontigjent venecjan ndėn komandėn e
Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj
Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16
Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė
kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija
dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini ishte vra
dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, i
pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun
solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue
jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk
mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #17 on: April 19, 2008, 01:35:47 PM »
nė skllavėri. Ky ishte fundi tragjik i luftės
epike qė heroi legjendar i Shqiptarve bani
pėr nji ēerek shekulli kundėr invazionit
otoman.
Fjalėn e fundit mbi vėndin e
Skėnderbeut e kanė thanė dy Papė, Kalikst
i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka
konfirmue historija. Piu i II shkruen kėshtu
nė Komentarėt e tij: "Ai kaloi gadi gjith
jetėn e tij tue luftue pėr kauzėn Kristjane.
Asht zor me gjetė nji prijės Kryqzate qė
mund tė krahasohet me tė". Papa Kalikst i
III ka pėrmbledhė me kėt fjali tė goditun
randėsinė historike tė luftės sė
Skėnderbeut: "Si nji pendė e patundėshme,
ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe i
pengoi tė zaptonin Evropėn Kristjane".
Mandej e tanė Evropa shprehu
admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetėr
edhe pėr disa shekuj me radhė. Nė librin e
lutjeve tė Mbretneshės Elizabeth tė Anglis
botue mė 1559, dita e vdekjes sė
Skėnderbeut mban kėt shėnim: "17
Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirė
Skėnderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues i
Turqve".
Mė 1597, fisniku francez Jacques de
Lavardin (Zhak dė Lavardin) shkroi
biografin e plotė tė Skėnderbeut. Vepra e tij,
bazue kryesisht nė Barletin, asht frymėzue
nga dashurija dhe admirimi i kulluet pėr
heroin tonė kombėtar. Nė Parathanjen e tij,
Lavardini i drejtohet aristokracis franceze
me kto fjalė: "Kjo asht jeta e Gjergj
Kastriotit, i quejtun Skėnderbe nga Turqėt,
Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshėm i
tė cilit meriton pa fjalė tė pėrmendet nė
tempullin e Kujtimit".
Vepra e Lavardinit inspiroi poetin
francez Ronsard me shkruejtė nji vjershė
kushtue Skėnderbeut. Mbasi kujton
ngadhnjimet e lashta tė Epirit, poeti
vazhdon:
                                                    Faqe 134

"... Dhe Skmderbeu mundės i Skithve
Qė prej gjith Azis, Ungjillin kanė dėbue
O ti, nder i kėtij shekulli
Oshqipiar i shėnuem prej Fatit
Dora jote mundi Turcjėt njizet e dy herė
Shtine tmerrin nė rradhėt e tyne,
I bane me lanė eshtnat nė muret e Kėshtjellės.
Por ti do tė kishe vdekė, i harruem nga njerzimi,
Sikur pėrpjekja e devotėshme e tė ditunit
                                                              Lavardin
Tė mos kishte pėrjetėsue betejat e tua..."

Sir William Temple, burrė shteti dhe
shkrimtar politik anglez i shekullit tė XVII,
e ven Gjergj Kastriotin nė rradhėn e
prijėsve luftarak dhe Perandorve luftėtar
ma tė mėdhenj tė historis. Nė nji vepėr mbi
Virtytet Heroike, ai shkruen: "Gjergj
Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun
zakonisht me emnin Skėnderbe, si dhe
Hunjadi, nėnmbret i Hungaris, janė dy
gjenerala ngadhnjimtarė dhe burra me
karakter tė naltė qė luftuen sa qenė gjallė si
ēempjonė tė Krishtenimit. Ata ishin ba
tmerri i Turqve dhe, tue pasė vetėm nji fuqi
tė vogėl ushtarake, u banė ballė me sukses
pėr kaq vjet sulmeve tė pėrsėritun tė gjith
ushtėris otomane".
Voltaire shkrojti mė 1754: "Sikur
Perandorėt e Bizantit tė kishin qenė si
Skėnderbeu, Perandorija Romake e Lindjes
nuk do t'ishte ēdukė".
Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert
mbi historin e luftrave shkrojti me 1756:
"Skėnderbeu ua kalon tė gjith prijėsve
ushtarakė tė lashtė dhe modernė si
udhėheqės i nji armate tė vogėl defensive".
Historiani i famshėm Eduard Gibbon
qė ka shkruejtė veprėn klasike mbi
"Dekadencėn dhe Ēdukjen e Perandoris
Romake" dėnon Skėnderbeun pse dezertoi
Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe i
bani luftė bamirėsit tė tij. Ai e gjykon
Skėnderbeun mbas parimeve morale tė

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #18 on: April 19, 2008, 01:36:24 PM »
shekullit tė XVIII, tue harrue se tre shekuj
ma parė bahej nji luftė pėr vdekje nė mes tė
dy koncepteve* tė papajtueshėm moraliteti
dhe marrėdhaniesh njerzore. Me kto
mėndje ai duhet tė kishte denue gjithashtu
edhe mbretin Vladislav tė IV tė Polonis dhe
Hungaris, i cili shkeli, ndėn nxitjen e
Nuncit papal Kardinal Cesarini,
armėpushimin prej dhjetė vjetėsh qė kishte
nėnshkrue me Sulltanin mė 1444 nė
qytetin Szegedin.
Nė ditėt tona, Peshkopi Fan Noli asht
mundue tė ēmojė rolin e Skėnderbeut me
kriterin objektiv tė historianit dhe herė-
herė, tue u ēveshun krejt prej ngroftėsis sė
ndjenjės patriotike. Ai e pėrfundon kėshtu
librin e tij: "Skėnderbeu bani pėr 25 vjet nji
luftė tė mraparojes sė Krishtėnimit dhe
kėsisoj ia prishi planet Muratit dhe
sidomos Mehmetit tė II me organizue

                                                    Faqe 135

speditėn kundėr Romės. Dihet si fakt se mė
1489, domethanė nji mot para se tė vdiste,
Sulltan Mehmeti kishte lanēue fushatėn e
Italis, tue shkelė kambė nė Otranto. Por
mbas vdekjes sė tij erdhė nė fuqi Sulltan
Bajazidi, i cili nuk ēante kryet pėr zaptime
tokash. Suksesori* i tij Sulltan Selimi
drejtoi ushtėrin kah lindja dhe Evropa
Perėndimore shpėtoi nga rreziku i
invazjonit otoman".1

Historianėt modernė e ēmojnė
Skėnderbeun si nji nga shefat ushtarak ma
tė mėdhenj tė gjithė kohėve. Ata e njofin se
mbreti i Shqiptarve mbet vetėm pėr me
pėrballue fuqin kolosale tė Sulltanit dhe se
bani tė pavdekshėm emnin e Krujės, tue
detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye
mbrapa dy herė mbas disfatave qė pėsoi
nga dora e Skėnderbeut

AlbStars

histroria e gjergj Kastrioto SKENDERBEUT
« Reply #18 on: April 19, 2008, 01:36:24 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: