Termi informatikė ėshtė bashkimi i dy fjalėve tė gjuhės franceze informatique, informacion (ose tė dhėna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u pėrdor pėr herė tė parė nė vitin 1962 nga Philippe Dreyfus pėr tė treguar pėrpunimin automatik aritmetik tė informacionit. Ka shumė pėrkufizime tė ndryshme se ēfarė pėrfshihet brenda termit informatikė.
"Informatika ėshtė shkencė qė merret me pėrpunimin automatik tė informacioneve me kompjuter (computer), ku me pėrpunim nėnkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrėse (input devices) dhe shndėrrimi i tyre nė sinjale (signal); transferimi i tyre nėpėr linja pėr komunikim brenda kompjuterit (BUS) me teknika tė ndryshme; deponimi nė memorie (memory); pėrpunimi nga pajisjet qendrore (CPU) me ndihmėn e softuerit adekuat (software) dhe nė fund, shndėrrimi i sinjaleve nė informacione tė kuptueshme pėr shfrytėzuesin, nga pajisjet dalėse (output devices)".
Informatika ėshtė shkencė:
e analizės teorike dhe konceptimit tė sistemeve informatike Informatika teorike,
e formimit organizativ dhe teknik tė sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
e realizimit tė sistemeve informatike, sidomos e realizimit tė komponentėve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikės qėndron kėshtu nė pėrpunimin e tė dhėnave nė lidhje me njė problem praktik, informacionet qė nevojiten pėr zgjidhjen ose trajtimin e vetė problemit. Mjeti themelor teknologjik nė tė cilin bazohet informatika ėshtė Pėrpunuesi Elektronik. Ēdo kompjuter, nga mė i fuqishmi deri tek mė ekonomiku, ėshtė i pėrbėrė nga dy elemente themelore: hardware dhe software. (hard = i forte, i rėndė; soft = i butė, i lehtė ware = pėrbėrės). Me termin hardware (shpesh shėnohet vetėm me HW) tregohet ēdo paisje fizike, pjesė e kompjuterit si pėr shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njėsite hyrėsė dhe dalėse etj.) Nga ana tjetėr me termin software tregohen programet qė pėrdoren nė kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe qė nėpėrmjet informacioneve tė ruajtura nga hardwari, prodhojnė rezultatet e kėrkuara nga pėrdoruesi.