
Integrimi drejt BE-sė nuk ėshtė i lehtė
Nuk ėshtė i lehtė integrimi i Kosovės drejt Bashkimit Evropian, ėshtė thėnė nė konferencėn Kosova nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian, pasi sipas tė pranishmėve janė disa ēėshtje shumė tė rėndėsishme qė duhen tė pėrmbushėn si zhvillimi ekonomik, ēėshtja ligjore si edhe ēėshtja e edukimit, dhe pa pėrmbushjen e tyre ėshtė vėshtirė tė kandidohet pėr anėtarėsim nė Bashkim Evropian.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka theksuar se vendi ynė duhet tė ketė njė trajtim tė veēantė, sepse edhe ėshtė rast sui generis dhe duhet qė tė vazhdojė mbėshtetja e mėtejshme qė tė anėtarėsohet sa mė parė ne Bashkimin Evropian.
Krasniqi iu ka bėrė thirrje tė gjitha atyre vendeve qė janė nė Bashkimin Evropian e nuk e kanė njohur Kosovėn si shtet qė ta bėjnė njė gjė tė tillė sa mė parė.
Ndėrsa deputeti nga Parlamenti Evropian, Jan Marinus Wiersma, ka deklaruar se do tė ndihmohet populli i Kosovės qė tė integrohet sa mė shpjet nė BE. Ai ka premtuar ofrimin e pėrvojave evropiane qė edhe Kosova tė arrijė sa mė parė integrohet nė BE.
Ndėrkaq, Milosh Adanoviq anėtar i Partisė Socialdemokrate tė Serbisė ka thėnė se sė pari duhet tė zgjidhen mosmarrėveshjet ndėrshtetėrore pėr Pavarėsinė e Kosovės, e pastaj tė flitet pėr anėtarėsimin e Kosovės dhe Serbisė nė Bashkim Evropian. Kjo konferencė do ti vazhdojė punimet edhe nesėr. /ktv/