
Ivanoviq i dyshuar pėr vepra tė rėnda
Njėri nga liderėt e serbėve nė veri tė Kosovės, Milan Ivanoviq, ka deklaruar se prokurorja e EULEX-it e qarkut tė Mitrovicės, Neti Amin, ka kėrkuar qė ai tė paraqitet nė polici pėr tu marrė nė pyetje.
Nė njė konferencė pėr shtyp ai ka shpėrndarė njė letėr me tė cilėn dėshmohet kjo kėrkesė e prokurores Neti Amin. Nė kėtė letėr thuhet se Milan Ivanoviq ėshtė i dyshuar pėr pjesėmarrje nė disa veprime kriminale, organizim dhe mbėshtetje tė grupeve terroriste, nxitje tė urrejtjes nacionale, raciale dhe fetare, rrezikim tė personelit tė EULEX-it dhe pjesėmarrje nė masėn qė kishte bėrė vepra penale.
Nė letėr vihet nė pah se prokurori do tė shqyrtojė urdhėresėn pėr arrestim nėse Ivanoviq refuzon tė dėgjohet nė polici.
Vet Ivanoviq i ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat dhe ka paralajmėruar se nuk do ti pėrgjigjet kėsaj ftese. Ato tė gjitha janė tė pavėrteta, me qėllim tė eliminimit tim nga ky rrafsh, ka thėnė Ivanoviq.
Ai ka pohuar se nuk i njeh institucionet e Kosovės dhe i ka porositur pėrfaqėsuesit e EULEX-it, qė duhet tė jenė neutral ndaj statusit.
Kėto gėnjeshtra do ti demantojė para institucioneve tona tė cilat punojnė nė veri tė Kosovės dhe ato le tė mė ftojnė, deklaroi ai duke shtuar se do tė kėrkojė mbrojtje nga shteti i Serbisė pasi atij dhe familjes sė tij iu janė cenuar tė drejtat themelore njerėzore pėr jetė dhe punė.
Nuk ndihem i sigurt dhe pėr kėtė do tė njoftojė partitė relevante politike nė Serbi, ndėrsa pres mbrojtje edhe nga ambasadorėt e vendeve mike nė shtetin tonė, pėrfundoi ai. /REL/GazetaExpress/Telegrafi/