Panik nė Tokio
Paniku triumfon nė Tokio pas rritjes sė nivelit tė radioaktivitetit pranė centralit bėrthamor nė Fukoshima,ku ka patur shpėrthime tė reja mėngjesin e sotėm.Shumė banorė nxituan tė braktisin kryeqytetin e Japonisė,ndėrsa shumė tė tjerė kanė marrė produktet e nevojshme dhe janė mbyllur nė shtėpitė e tyre,duke vulosur edhe dritaret.
Shumė ambasada kanė rekomanduar punonjėsit e tyre dhe qytetarėt e vendeve tė tyre qė tė mos qarkullojnė nė zonat e prekura ,shumė turistė pezulluan fluturimet e tyre pėr nė Japoni ,ndėrsa kompani ndėrkombėtare njoftuan punonjėsit e tyre qė tė largohen nga Japonia.
Gazetarė tė mediave ndėrkombėtare kanė braktisur punėn e tyre dha janė larguar nga Japonia.
Rrezatim i ulėt radioaktivi u gjet nė orėt e para tė mėngjesit nė kryeqytetin e Japonisė Tokio,njofton agjencia e lajmeve Kyodo,duke cituar si burim qeverinė.
Nė atmosferė ėshtė gjetur jodio dhe ezium,por nuk ėshtė ende e qartė nėse kjo lidhet me shkatėrrimin e centralit bėrthamor nė verilindje tė vendit.
Gjithashtu agjencia e lajmeve bėn fjalė se nė Saitama,afėr Tokios,niveli i radioaktivitetit qė ėshtė gjetur,ėshtė 40 herė mė i lartė se niveli i lejuar.
Shqetėsim tė madh ka sjellė edhe rritja e temperaturės nė reaktorėt 5 dhe 6 tė centralit bėrthamor nė Fukushima 1.Nė momentin e tėmetit,nė kėta rektorė bėheshin punime dhe nuk ishin nė funksion.Sipas specialistėve,rritja e temperaturės mund tė vijė si pasojė e ērregullimit tė sistemit ftohės.
Mesazh dramatik i kryeministrit tė Japonisė
Kryeministri japonez i bėri thirrje popullit tė ruajė qetėsinė ,nė momentin kur zėvėndėsi i qeverisė Yukio Entao pranoi se nivelet e radioaktivitetit nė zonėn e dėmtuar nga reaktorėt,mund tė shkaktojnė dėm nė jetėn e njeriut.
Rreth zonės sė rrezikut,nė perimetrin prej 20 km,janė evakuuar tė gjithė njerėzit dhe sipas kryeministrit Kan,nuk duket qė tė ketė rrezik pėr pėrhapje tė ndotjes nga radioaktivi.
Ai kėrkoi nga qytetarėt qė tė mos dalin jashtė,tė mbyllen nėpėr shtėpitė e tyre,tė mbyllin dritaret dhe tė mos veshin rroba qė i kanė veshur jashtė.