
Javėn e ardhshme shqyrtohen ankimimet e forcave politike
Kolegji Zgjedhor pranė Gjykatės sė Apelit nė Tiranė do tė nisė javėn e ardhshme shqyrtimin e ankimimeve tė subjekteve politike.
Partitė politike qė kontestuan vendimet e KQZ-sė pėr rezultatet nė e KZAZ-tė e Qarqeve Fier, Berat, Tiranė dhe Shkodėr pritet tė depozitojnė zyrtarisht pranė Kolegjit kėrkesat e tyre.
Demokratėt, tė cilėt kėrkojnė pavlefshmėri nė disa qendra votimi nė KZAZ-tė e Qarkut Fier, po punojnė pėr paraqitjen e ankesave nė Kolegj. Ndėrkaq socialistėt do ti drejtohen Kolegjit pėr ti paraqitur ankesat e tyre pėr rezultatet ne qarkun e Beratit, Fierit e Tiranės.
Nė njė konferencė tė dhėnė dje pėr shtyp, kreu socialist Edi Rama tha se "uroj qė Kolegji Zgjedhor tė mos jetė si KQZ me ligjin dhe me tė drejtėn tonė tė shkruar tė zezė mbi tė bardhė pėr tė kėrkuar zbatimin e tij.Ankesa nė kėtė institucion pritet tė paraqedin edhe PDI e PK.
Sipas kodit zgjedhor, vendimet e Kolegjit janė tė formės sė prerė. /alsat/