
Jolie dhe Thornton bashkohen nė ekran
Aktorja Angelina Jolie dhe ish-buri i saj Billy Bob Thornon janė duke kėrkuar njė film komedi pėr tė aktruar sė bashku.
Nėntė vjet pasi qė u takuan nė xhirimet e filmit Pushing Tin (1999), dhe pesė vjet pasi qė i dhanė fund martesės sė tyre trevjeēare, dyshja janė duke planifikuar tė ribashkohen nė ekranin e madh.
Thornton thotė se ai dhe Jolie kanė mbetur miq qė nga ndarja dhe qė tė dy dėshirojnė tė punojnė sė bashku sėrish, pėrderisa nuk e luajnė rolin e burrit dhe tė gruas.
Ne kemi biseduar shumė herė, jam i sigurt se do ta bėjmė kėtė, ka thėnė Thornton pėr magazinėn Maxim.
Duam tė jemi tė kujdesshėm se do ta zgjedhim filmin e duhur. Ndoshta njė komedi. Me fjalė tė tjera nuk duam tė luajmė edhe njė film tjetėr rreth lidhjes burrė-grua. Kjo mbase nuk do tė ishte e mirė, ka shtuar Thornton
Jolie javėn e kaluar lindi binjakė, djalin Knox Leon dhe vajzėn Vivienne Marcheline, qė janė fėmijėt e pestė dhe gjashtė me burrin aktual, Brad Pitt.