
Fituesit tė madh tė lotos, amerikanit Milledge McCassell, pėrveē fatit, i ėshtė dashur edhe arkėtari i ndershėm. Njė arkėtar mashtrues i ka thėnė qė ka ndodhur njė gabim dhe pensionisti amerikan Milledge McCassell (72) nga New Yorku gati ka mbetur pa ēmimin e lotos prej 14 milionė dollarėve, sepse punėtori i Dynasty Deli nė Queens ka tentuar ta mashtrojė. Pasi qė arkėtarit nė ekran i ka shndritur qė tiketa e lotos ka fituar, me ftohtėsi i ka thėnė McCassellit qė ka ndodhur njė gabim dhe i ka paguar vetėm disa dollarė.
-E ēka u bė me fitimin e madh, e kam pyetur, dhe ai mė ka thėnė qė nuk ia kam dhėnė tiketėn fituese dhe ka shtuar se nuk dinte pėr ēfarė jam duke folur, tha McCasell pėr New York Daily Mail. Mashkulli anonim e ka marrė tiketėn dhe nuk ka dashur ta kthejė duke pretenduar qė e ka humbur. McCassell e ka ditur qė diēka nuk ėshtė nė rregull dhe ditėn tjetėr ka shkuar tek punėtori tjetėr, tek i cili ka pasur besim. Bashkė e kanė thirrur lotarinė dhe kanė paraqitur rastin. Pronari i qendrės tregtare, Taha Al Saidi, dramėn mbi tiketėn e ka quajtur njė mosmarrėveshje tė madhe dhe ka thėnė qė askush nuk mashtron nė qendrėn e tij tregtare. Punėtori nuk punon mė atje. Megjithatė, lotaria ka ndaluar shitjen e mėtejshme tė tiketave aty dhe ka tėrhequr gjithė aparatet. Mashtruesin tani e kėrkon policia.
Jam shumė i entuziazmuar! Kjo ka qenė njė pėrvojė mjaft e keqe - ka shtuar McCassell, ndėrsa mbesa e tij ka shtuar qė kurrė nuk do tė blejė mė nė atė qendėr tregtare.