Collapse column



KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT

AlbStars/KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT => • Kanuni i Lekė Dukagjinit, vepėr e Shtjefėn Gjeēovit ribotohet sipas botimit tė vitit 1933 shtypur nė Shkodėr L I B R I I PARĖ K I S H A Artikull i

Author Topic: KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT  (Read 3257 times)

0 Members and 2 Guests are viewing this topic.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT
« Reply #15 on: April 24, 2008, 01:30:49 PM »
216. Ara, vźshta, kopshti e livadhi, xāna, prozhme e zabele, jānė tė dame me kufij.

§.217. Kujrija, mali e bjeshka jānė tė perbashkta si per te ngulun tė tbanave, si per landė e almiste, si edhč per drū.

§.218. Shpijat plangēore munden me pasė mā se nji per tekė (thuper), qi u kan mbetė trashigim prej tė dalunve faret.

§.219. Aj, qi tė shkojė me ngūlė vathė a tbānė nė bjeshkė, me truell, kopshtė a ndo'i copė arė, po desht me i ēilė i ēilė e jesin tė tijat, e nuk mundet kush as me e ndalė e as me e xjerrė prej atij vendi.

§.220. Mrizat a lisat, qi lźn kush per me mrizue gjān, nuk mund t’i a presė kush, pse jānė t'atij, qi nguli mā i pari n'at vend.

§.221. Me u dyndė nji shpi e me u zhgulė fare prej katundit tė vet, po s'e shiti trollin e token, ashtū do t’i rrīje e nuk ką tager kush me ngulė mbė 'to.

§.222. Po shiti token me lang e me plang, vendi i tbānės āsht i tij, e mje qi tė qindrojė shpija e tij, nuk mund t'i pushtojė kush.

§.223. Se e cilla shpi e katundit nė Flamur ką tager me shtī nė pūnė aq tokė nė kujri sa' tė pershīje rreth e rreth me głr tė hjedhun me dorė tė majtė.

§.224. Aty, kū tė fillojė me mifé do Vulet kambkryq, do tė mārrė nji paperdhok nė dorė tė majtė, edhč e hjedhė nė kater ānė kryq e rreth vedi aj vend āsht i tij. Heret kan pas doke me hjedhė latushen (spaten).

§.225. Token e ēilne nji herė a per kopshtė, a per arė, a per tbāanė, edhč ne e lashtė djerr i zoti per qinda vjeē, tjeterkush i katundit as i flamurit nuk mund tė hījė me e pūnue. Djalė mbas djalit jet e tija. qi e pat ēilė i pari. (Malcija e Lezlies).

§.226. Aj, qi mos t’i biej mbrapa tbānės sė vet per 10 vjet. mbas 10 vietėsh i del dore e i jet
aij, qi t'a xājė i pari. (Oroshi)

NYE I PESĖDHETEPESĖT.
Me ba vlla kėnd nė katund.

§.227. Me bā vllą kend nė katund, don me thānė me pelqye nji shpi tė flamurit tė huej, qi tė mundet me ardhė e me ngulė nė katudn tė flamurit tjeter.

§.228. Si t'a bājė vllą at shpi katundi, kushdo i kėtij katundi mundet me i a shitė token, porse nder kater kufijt.

§.229. Nė bjeshkė, nė vrrī e nė kujri, si tė katundit si tė flamurit gjā s'i shitet e pjesė zotni mi nuk mundet me pasė kurr, sā per kullosė e per drū e almiste i nepet lirija e perdorimit per nderė.

§.230. Zyrevet tė perbash k ta tė katundit do Vu pergjegjet.

§.231. Mort e darsem. peng e giobė e uhąn e miellit e ką uhazisht me katund. Do t'apė giobė, ashtū edhč ne pjesė tė giobės ka tager.

NYE I PESĖDHETEGJASHTĖT.
Kujrija.
“kujrija shkon pėr tym”

§.232. Kuirija āsht vendi, qi e ką perbashknisht nji katund a nji flamur per kullosė, per landė, per drū, per gjojė e per tjera nevojė.

§.233. Kujrija nuk dahet, por, są shpi a tyme tė jenė nė katund, kan tager nė kujri tė katundit, e są tyme tė jenė nė flamur, kan tager nė kuiri tė Flamurit.

§.234. Visarin e kujris s'mund e shesė nji pą tjerė, dāmi e fitimi āsht i tė gjitha tymeve tė katundit a tė flamurit.

§.235. As arė, as včshtė. as kopshtė s'mund tė ēilė kush nė kujri. pą u pushue pūna prej gjith katundit a prej tlamurit.

§.236. Kush vźn ndo'i pźme nė kujri, aj, qi e vuni, ką tager mbi landė tė sajė e mund t'a presė kur t’i mbushet mendja, porse tjeterkush nuk mund t'i a ngulė spaten.

§.237. Pźma e landa e vūme nė kujri, āsht e atij, qi e ką vū, porse kokrrat i han kush tė mundet pą muejtė me i ndalė aj qi e ką vū.

KRYE I TREMBDHTĖT.
KUFINI.
NYE I PESĖDHETESHTATĖT.
Kufijt e tokės nuk luhen.

§.238. Kufini perbāhet prej gurėsh tė mdhaj e picigiatė edhč ngulen są nen, aq mbi dhé. Per kufi mund tė sherbejė edhče ndo'i landė e montueme.

"Guri i kufinit kąa dishitarė mbrapa".

§.239. Guri i kufinit ką per rreth dishmitarė. Kėta jānė a gjashtė a dymbdhetė paperdhokė (gurė tė vogjel), tė cillt vorrohen nen dhé rreth e rreth prit tė kufinit.

§.240. Nė tė ngulun tė kufijve, posė shpijave nder fjalė, duhet tė jenė edhč pleqt e katundit, pleqt e flamurit e saą mā shum prej tė rish e fmish e edhč prej katundesh tė rrethit, qi tė mbahet nė mend kufini.

§.241. Se e cilla tokė. po kje arė a livadh, kopshtė a vźshtė, prozhem a zabel, xānė a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan tė damet me kufi.

§.242. "Kufini i ngulun nji herė, nuk luhet mā".

§.243. Eshtent e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jānė paraz. Me lueit kufinin āsht nji si me lueit me eshtent e tė dekunve.

§.244. Aj, qi tė hījė me dą kufij, a me drejtue ndo'i kufi tė harrue, do t'a mārrė nė shpirt, do tė ngarkojė nė cup tė krahit nji głr e nii būcė dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katundeve, a dy Flamurve, tuj ngulė kufinin e ri a tui kallxue shźjet e kufijve tė vjeter.

§.245. Me głr e dhé nė cup tė krahit, plaku, qi prīn nė tė dąm tė kufījve tė vieter, do tė perbehet para se tė niset.

§.246. Mėndyrėt e bés mbas Kanunit jānė njekėto:
1) Per ket głr e dhé (ase per ket peshė), me tė cillat e ngarkova vedin, per shka kam pasė ndie prej sa parėsh, vźset e kufijve jāné kźnė sikurse do tė ju diftoj tash, e mė są m'ą mźrr mendja e shpirti, s'do t’i randohem kurrnjanes lagje".
2) Ter ket peshė, kėtū e kėtū kan kźnė kufijt e hershem e kėtūu po i nguli edhč un. bajsha n'at jetė, nė kjofsha tuj iu rrźjtė."
3) Ter ket peshė, e cilla m'u randoftė n'at jetė, njekėtū jānė kźnė shźjet e vjetra tė kufijve, si mė ką pasė kallxue tatgjyshi, kłr ishe carnerdhok e bari dhizėsh me 'tź. Aj e ką pasė mārrė n'at jetė, se kufijt jānė kėtū e kėtū, e per mbas fjalės sė tij edhč un po e mārr nė shpirt."
4) "Mu randofčt nė ket e n'at jetė kjo peshė, mos shkosha me shpirt kah kufijt e vjetėr."

§.247. Si t'a mārrsh me peshė (si t'a mārrsh gurin e kufinit nė krah), s'ką burrė, qi mund t'a luej.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT
« Reply #16 on: April 24, 2008, 01:31:34 PM »
248. Po i u dha plakut guri e plisi, i vūni nė krah e u vū per me diftue kufijt, nuk mund tė dalė kush me e ndalė, por i thohet: Prīj prą, e mos pūnojsh me tė drejtė, kjo peshė tu randofčt n'at jetė!

§.249. Si t'a ngulė kufinin plaku, do tė mbajė doren mbi 'tź edhč thotė ai qi e luejtėt ket głr, atij i u randofčt n'at jetė"

§.250. Kush t'a luel kufinin me qellim qi me ngatrrue a shpin me shpi. a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej sė folmesh e sė falmesh. po u hetue, posė giobes e faqes sė zezė, atij i randohen edhé damet, qi do tė shkaktohen prej kėtij ngatrrimit.

§.251. Po u bā ndo'i vrasė mbas ngatrrimit tė kufinit tė luejtun. Ngatrresi do tė lajė per giobė 100 desh e i ką, e grīhet katundisht.

NYE I PESĖDHETETETĖT.
“Kufini nuk ban lak.”

§.252. Per me shporrė ēdo pamarrveshtje, kufini s'do tė lakojė e s'do tė shkojė dredha-dredha, por do tė ēajė drejt.

NYE I PESĖDHENANDĖT.
“Kufini i fituem me gjak.”

§.253. Me u shty kush mbrenda kufinit tė huej pą diejtė se āsht vendi i huej, e kush s'i shkoi te dera as s'i bāni zā, per me i thānė se ką kalue ne e huejen, edhč nė pasėt bā ndo'i dam nė landė a nė shkado diten e pengut, s'i vźhet me lą gjā per dame tė bāme, veē se del vendit, mbasi duel i huej

§.254. Po u kapen per kufij vllazen, a kushrīj, a fisi me fis, a katundi me katund, njiqind me u vrą, veēse fiken, se kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt do t’i shgatrrojn.

§.255. Me ndollė vrasa mund nė kohė tė tė damit tė kuffjve, a me qillue vrasa nder bari nė mal, tui u shty nder vedi per kahė kufiit e kullosės nė mal a nė bieshkė, atbotė kputet ēdo pleqni per kah vendi i kufinit. "Aj mé lypi pashtrakun, un i a ktheva hekurin e ēarkun". Aty kū t’u ngulen muranat, jet vendi i kufinit.

§.256. Gurėt e muranave lesin per kufij per gjithmonė.

§.257. Me qillue se vriten dy vetė flakė per tlakė e bukur larg prej shoqi shoqit, kufini i njanės lagje jet ke murana e njanit. e i tjetres ke murana e tjetrit.

§.258. Vendi. qi āsht nderrnjet dy muranave, jet i tė dyja lagjeve.

§.259. Me ndollė se i vrami nuk rrxohet prej pushket, e i ep zźmer vedit e shtyhet, kū tuj u ēue, kū tuj u rrxue rrshanas kah kufini i huej, sado kthellėt me hī, aty kū tė rrxohet, e i lodhun prej varret, des, i varret murana, ajo muranė jet per kufi, edhepse nė vend tė huej.

§.260. Vendi i jet atij katundi e Flamuri, tė cillvet u perkitte i vrami, qi u shty, e s'ką burrė, qi guxon me luejt muranen, qi mbet per kufi, pse u muer me gjak e me rradake tė lamun.

§.261. Ky tager āsht vetem kłr tė vriten per kufij e jo per ēdo vrasė.

NYE I GJASHTĖDHETĖT.
Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasė tė ngarkueme.

(Heret heret, kłr ską kźnė pushka ndoshta, nė tė dąm tė kufive qitej nė pūnė gurapeshi per kufije t'aferta, e per tė lartat bāhej gadi nji rrasė a głr są bindi me nji "kush i del!" d.m.th. me u ngarkue me tź.).

§.262. Dy flamuret e ngatrrueme do tė gjźjshin ka nji burrė tė fuqishem e tė dąmt e kufive do t’u lźhej atyne.

§.263. Me guraesh: Aj, qi mbrrijte me hjedhė gurin kah vendi i huej mā larg, aj vźnd i jitte flamurit tė tij. Mā ēiltas: po e ferfllova gurin un mā larg, t'a mirrshe at vend ty, po e ferfllove ti, m'a mirrshe vendin.

§.264. Me rrasė a gurė tė madh nė shpinė: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tź. Aj, qi shtyhej mā larg, vendi i kufinit tė flamurit tė tij do t’jitte aty. (Si i Nen nderfandori nė Fusha tė Lugjeve nė Mal Shźjt tė bjeshkve t'Oroshit.)

NYE I GJASHTĖDHETEPARĖ.
Kufini i ngulun me “spatė”.

§.265. Po mė ngushtoi nevoja me xjerrė ndo'i landė a prej se s'kām bjeshkė, ase nuk mund tė gjźjė aso lande, qi mė lypet, rroki latushen (spaten) e hīj nė bjeshkė tė huej. Mbas krizmes sė spatės, vīnė rojtarėt e bjeshkės edhč mė gjźjn tuj trupue arrnej tė perhjedhun.

§.266. Po u shterngue me tė shpejt darnēori, e i punoi fuqija e krahve, edhč i dha spatės tuj e ngulun rnje mė tū nė trup t'arrnźnit, e po s'mund e xueren rojtarėt e bjeshkės, kufini i flamurit tė kėtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i ką pasė ndollė Gjokė Buēės s'Kaēinarit me Kushnź.)

Oroe: Kufijt e fituem me gjak, me gurapesh e me tė ngulun tė spatės, do tė njehen nder kanune Vigājsh, per arsye qi per tė fituem tė tyen ką pūnue fuqija per tė shporrė marren e korin. Do tė kuptohen edhč mā kjartas, kłr tė fillojm me īmtue doket e Maleve t'ona.

NYE I GJASHTĖDHETEDYTĖ.
Udha e katundit.
“Udhėt janė drejt e tokės”

§.267. "Udha e shtegu nderrnjet dy megjeve lypė pashin e vet".
a) Udha e lagjeve tė katundit do tjét e gjānė tetė pllāmbė, kater pllāmbė niani, kater tjetri.
b) Per tė ngulun tė gardhit nderrnjet dy arnajve, do tė lźhen tetė pllambė: są njāni są tjetri.
c) Po s'kje udhė katundi, por udha e dy kufijarve, kėta, nė laēin rrugė nderrnjet, do tė lānė ka nji pllambė per shoq, ashtū qi kufini tė jesė nė mjedis, po s'lān rrugė, gardhin do t'a thurrin zbashkut.
d) Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufinit tė huei do tė fillohet, są āsht trashsija e ledhit.
e) N'u ndertoftė shpija, do tė ndertohet larg kufinit tė huej są xźn vend streha.
f) N'u ēilėt pusi, do tė ēilet aq larg, są mos t'a thithė ujėt e pusit tė kufijarit, ase są āsht e gjānė gryka. "Ujėt āsht gjaku i tokės."
g) Po u vū ullīni a fiku a ēdo landė e dobishme, do tė vźhet pźsė kambė larg kufinit tė huej, po su bajtė, do'vū dhetė kambė larg kufinit.
h) Po bīni landa mbrenda kufinit, porsč teper afer kufinit tė tjetrit, po s'e shkmesi i zoti, kufijari ką tager me e shkmesė e me largue damin: "Jezullin e huej shkmese, mje kū tė mrrīje kmesa".
i) Po desht kush me vū ndo 'i landė ēfaretdo, dhetė kambė do t'a largojė prei kufinit tė huej.
j) Landa a péma, qi i bān dam arės sė huej me hije, a do t'a zhgulė i zoti, a do t'i a lajė darnin e pervjeēem tė zot't t'arės (Malėsija e Lezhės).
k) Kush t’i presė kuei a lande a pémé rreth shpijet, veē prej mnijet, 500 grosh do t’i lajė tė zot't tė landės a tė pźmės sė preme.

NYE I GJASHTĖDHETETRETĖ.
Udha e madhe.

§.268. Udha e madhe do t'jét e gjānė aq, są mund tė kalojė kali me barrė e qét me zgiedhė.

§.269. Udha ndjekė dellin, e s'ndalet as mund pritet.

§.270. E mira e perbashkėt i paravźhet dāmit tė veēanėt.

§.271. Pūna e largon udhen e madhe, porsč s'mund e qesė nujė, kū mbytet bagtija, as nė shkallė (shkamb), kū then qafen bagtija".

§.272. Po e largove udhen e katundit prej vendit t'and, nuk do t'a terthorzoish shum, edhč mundim e sė ndreqmes do t'a hjekish vetė.

§.273. Po e ndreqe keq, nė tė gjet dami ty, e paē per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty tė zhgarkohet, e do t'epsh arsye permbas damit.

§.274. "Udha e Flamurit do tė jét e gjānė aq, są āsht e gjatė shtīja e Flamurit".

NYE I GJASHTĖDHETEKATERT.
Udha e verbėt.

§.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbėt, po kje nė kater kufij t’ue, ndryje e token pūnoje.

§.276. Po kje shtegu i kźnė gjthherė, kū kan kalue kambsorėt (shokėt e katundit), porsč tuj t'a shkaktue dāmin nder amaj. kopshtīje, nder vźshta e nder pźmajė, ne e mbyllsh. do tė ēilish nji tjeter., por jo teper nė tė rrethuern.

§.277. Po kie shtegu i lshuern per nderė e me fjalė, e tė del dhūnė, ké tager me e ndry, e, me i lshue fjalė katundit tė mos tė bije mā aty pari.

§.278. Po kje shtegu kū kan kalue shokė, krushq me nuse e percjellsa me tė dekun, a kah Kisha a kah vorret, e kźnė aty rnotit, nuk mund e ndrysh.

§.279. Per tė luejtun tė ēdo shtegut duhet, dąemos, pelqīmi i katundit.

NYE I GJASHTĖDHETEPESĖT.
Pashtraku.

§.280.’’Pashtrakun epe vetė, perndryshe t’a marrin edhe me perdhuni’’.

§.282. Po u xū nji tufé e hueja nė mal a nė vrrī tė flamurit tjeter, i zoti i tufės do tė lajė pashtrakun.

§.283. Dāmi i pashtrakut do tė lahet me krye berri.

§.284. "Kumbona e ogiēit nuk mund, tė mirret pashtrak, āsht ndera e tufés.

§.285. I zoti i mallit nuk ką tager me prekė tufen e as me mārrė me dorė tė vet berrin, dora e tė zott tė tufés do t'i a apė vetė berrin per dām.

§.286. I zoti i malit nuk ką tager me zgiedhė berrin, por do tė mārrė at berr, qi t’i apė dora e bariut.

§.287. Njiqind herė nė ditė nė hīfėt tufa e huej nė mal tė huej, aq berre do tė lajė i zoti i tufės.

§.288. Po s'u gjegj bariu me lą pashtrakun, e u ēue i zoti i malit me disą shokė edhč i rą pré tufės nė mal tė vet, atbotė si katundi, si flamuri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej tė zot't tė tufės. Katundi e flamuri i bariut a do t'a ngushtojn me lą pashtrakun, a do tė hjekin dore prej si.

Offline Vera™

  • ♥▒Qikė Pėr Dreq▒♥
  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 1703
  • Gender: Female
  • ♥η'нση αту кυ ѕ'נє тι♥
    • View Profile
    • AlbStars.Com
KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT
« Reply #17 on: April 24, 2008, 01:32:42 PM »
P U N A



NYE I KATERDHETEGJASHTĖT.

“Puna len shtegun”.

§.289. Puna e largon udhen e madhe, porsé s'młnd e qesė nd'ujė, kū mbytet bagtija, nė shkallė (shkamb), kū then qafen bagtija" (Shif Nye LXIII, "Udha e madhe" 271.)

§.290. Po tź kaloi mun neper vend t'and udha e madhe e t’u mbush mendja me e ēilė at vend, udhen młnd t'a largojsh, porsé nuk młnd e qesish neper prroje e rmore a buzė ujnash, as me e njitė shkrepave e shkambijve.

§.291. "Puna e luen shtegun". Po t’u rnbush mendja me punue at tokė, neper tė cillen āsht shtegu i katundit, punoje, porsé shtegut do t'i gjźjsh vend.

§.292. Kanūja s'don qi t’i bahet kuej dām toka, e prandej thotė sč "Shaterkazi e luen udhen", porsé udha e shtegu do tė perligien me nii vend tjeter.

NYE I KATERDHETESHTATĖT.
Bulbu.

§.293. Bulg thirret njaj, i cilli hinė me punue token e njaj zotnije.

§.294. Zotnija do tė kujdeset me ndertue nii ksollė, §.mdheskė a kullė per bulg e per shpiarėt e ti).

§.295. Per qe, si tė baj me zotnin.

§.296. Po pat qet e vet bulgu, punon, token e są, per hu, si tė vendohet me tė zo'n e tokės.

§.297. Po s'pat qet e vet bulgu, nuk młnd t'i mārrė njeti, por tź zotnija i tokės.

§.298. Almiset, hekurishtat e tė prefunt e tyne, jānė nė shpinė tė bulgut.

§.299. Me dą e me reshtė ujėt e vis, e me jau vū menden dasave, detyra e bulgut āsht.

§.300. Po theu ujėt e vis nė rend tė huej e nė mende tė vet bulgu, dāmin e ląn bulgu.

§.301. Me i ēilė qerme (hendiqe) tokės, detyra āsht e zotnis e jo e bulgut.

§.302. Tė thurmen e tokvet e ką bulgu e jo zotnij a.

§.303. Lavrimin e tokvet, tė mjellmen, tė mifinen, t'ujtmen, tė korrunt, tė ēveshunt i ką bulgu e jo zotnija.

§.304. Gjithshka tė mbjellė bulgu nė tokė tė zotnis (ēdo bīmė), do t'a dajė me zotnin mbas vendimit, qi tė ken bā.

§.305. pźmė (fiq, arra, shega, molla dardha e kėso tjerash) bulgu i shkundė e i mbledhė e i dąn pergjymės me zotnin.

§.306. Bulgu ką tager me ēilė nji copė kopshtė nė tokė tė zotnis e kėtź per vedi, są per lakna, qepė, hudra e per perime tjera.

§.307. Nė vźftė edhč duhąn n'at kopshtė, e ką per vedi.

§.308. Nė vźftė bulgu a duhąn a kertolla jashta kopshtit tė caktuem, i ką pergjymės me zotnin.

§.309. Ne e pasėt bulgu gjān e zotnis pergjymės, kashta i rrīn bulgut e me pleh do tė plehnohen tokėt. Mundin e pūntoris e hjekė bulgu.

§.310. Nė pasėt livadhe tė njituna me tokė tė bukės, bulgu i kositė e sānen e dąn pergjymés me zotnin; porsé tė thurmen e t’ujtmen i ką bulgu.

§.311. Kullosen e livadhevet e ndalė bulgu, qi i ruejti, i thurri, i ujti e i kositi e zotnija nuk młnd t’i a apė tjeterkuej, porsé edhč gjaja e zotnis do tė kullosė nder'to.

§.312. Sanen e livadhevet bulgu e vźn mulląr, porsé tė bajtmen e ką zotnija.

§.313. Tė korrmen, tė qiruemen e tė shimen e misrit e ką bulgu, perposė ne e mbledhėt zotnija nder koteca rrūm a kallzė edhč e grumbullon n'oborr tė vet; atbotė bulgu i a bąn e per tė qiruemen mendon zotnija.

§.314. Per t'ujtun tė perimevet tė kopshtit, bulgu mčrr ujėt nė rend tė tokve tė zotnis.

NYE I KATERDHETETETĖT.
Farkatari.

§.315. Farkės (si edhč Kishės, mullīnit e perbūjtores) s'i pritet kush mik".

§.316. Farka e ką me rend, si edhč mullīni".

§.317. Farketari do tė farkojė me at rend, qi i bjen kush hekurishtat.

§.318. Farketari nuk do tė shikjojė dashamirisin, as nuk do tė veēojė tė pasmin prej tė papasmit, tė largtin prej tė ngiatit. Detyra etij āsht me i a vū menden rendit.

§.319. Mundi i farketarit lahet koshiq per pendė tė dheut.

§.320. Farketari āsht nė detyrė me farkue, porsé hekurin do t'i a bijė sč i cilli per vedi.

§.321. Rrshiqi, frysi, kullma e tjera vegla jānė tė farketarit. Eshken do t’i a bijn tė zotėt e hekuravet.

§.322. Detyra e farketarit āsht me mabathė e me prefė hekurishtat rrokull vjetit.

§.323. Tė zotėt e hekurishtavet kąn diten e vet tė caktueme ką nji herė nė vjetė; e nė két rend tė farkimit i a kąn detyrė farketarit buken e ditės e pūntorin. Rrokull vjetit s'i kanė detyrė.

§.324. Farketari āsht i lidhun me farkue per nji vjetė e nuk młnd tė kthejė kend.

§.325. Po shtoi gjā prej hekurit tė vet farketari, tė zotėt e hekurishtavet do t'i lajn tė hollat per hekur, qi ką prish perta.

§.326. Per farkim tė vargojve, tė kurthave, tė hekuravet tė qźnit e tė hekurīshtave tjera, qi nuk hijn nė bulki, po desht kush me i farkue, mundin e farketarit do t'a lajé posaēe.

§.327. Rrogen e farkimit s'āsht nė detyrė kush me i a ēue farketarit tź dera: do tė dalė vetė me e mbledhė.

§.328. Farketarin me shpi tė tij nuk i kapė detyra e ushtris.

§.329. Detyra e farketarit āsht me farkue ką nji spatė krye dhetė vetėsh tė katundit tė vet, qi dalin n'ushtri.

§.330. Farketari, me giithė tė shpis sė tii prej kurrnji zyres sė katundit nuk āsht i jashtūem.

NYE I KATERDHETENANDĖT.
Mullini.

§.331. "Mullīsi e perbūjsi do tė flźjn nė njānin brryll".

§.332. Mullīsl do tė rrījė gadi nātė e ditė są per rojė tė barrve, są per tė bluem, są edhč mos t'u hupė giā barrtorve.

§.333. Gjithshka t’u dorėzoin mullīsve barrtorėt, do t'a mārrin me pergjegj*e.

§.334. Po hupi gjā, dāmi āsht i mullīsit e jo i barrtorit, aq są u hupi mullīsi, do fu lajė.

§.335. "Mullīni e farka e Un me rend."

§.336. Me at rend, qi tė vījn barrtorėt, mullīsi āsht nė detyrė m'u blue barrėt, pą pasė para sysh mik e dashamirė.

Offline elisi-alidem

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 932
  • Gender: Male
  • Elisi
    • View Profile
KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT
« Reply #18 on: March 26, 2009, 09:24:01 PM »
Te mos i mohojme as keqinterpretojme vlerat tona kombetare Shqipetare!
(Ribotim)

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT, VLERAT E TIJĖ DHE KEQPĖRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NĖ SHQIPERI, NGA INDIVID TĖ VEĒANTĖ,
DHE NGA POLITIKA SHQIPĖTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

Nė periudhėn mė tė vėshtirė pėr kombin dhe popullin Shqipėtarė, atėherė kur Shqipėria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej nė rrezik ekzistenca e kombit shqipėtare... Nėn kujdesin e drejtpėrdrejte tė burrit tė madh tė kombit Shqipėtarė Lekė Dukagjinit, prijės i Dukagjinit, u mblodhėn krerėt mė tė shquar tė burrėrise dhe intelegjencės Shqipėtare tė asajė kohe, ku bashkuan mendimet pėrfundimtare tė tradites dhe zakoneve Shqipėtare nė tė gjitha fushat e jetesės, duke pėrpiluar atė dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ?KANUNI?.

Lekė Dukagjini e mori atė inisiative nė atė moment delikat pėr fatet e Kombit dhe tė popullit shqipėtarė, nė njė kohė kur shumė vėnde tė ballkanit dhe mė gjėrė, nuk kishin, jo vetem njė Kanun ligjor tė ngjashėm, por as norma zakonore tė njohura gjėrsisht nė tė gjithė kombin e tyre, e aq mė pak nė arenėn Ballkanike, apo deri nė dyert e perandorisė Osmane e me gjere...

Pra nė atė periullė, kur ballkanit po i kėrcnohej jo vetėm njė barbari 500 vjeēare e sapo filluar, por po i kėrcnohej edhe njė asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e ēdo gjėje tė trashiguar gjatė shekujve nga ato vėnde... Nė atė pikė kulmore pėr historinė e Kombit Shqipėtare e shohim Prijėsin e Dukagjinasve Lekė Dukagjinin, jo thjeshtė si njė prijės i njė krahine me tradita e zakone tė hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipėtare.

Por, si njė njeri qė vihet nė krye tė atijė misioni historik, humanitar, njerzor shqipėtarė, pėr tė shpėtuar jo vetem kulturėn, traditat, zakonet e popullit shqipėtarė, por pėr ti vėnė gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombėtarė shqipėtarė, pėrballė, armikut pushtues e shkatrrimtarė. Dhe per ti thėnė se ne jemi shtet, komb mė vehte, me zakonet dhe traditat tona qė nuk guxon askush tė na i shklasė. Nė tė njėjtėn kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjė llojė ligji as pushtimi prej perandorisė Osmane. Ligje tė njė pushtuesi qė tentonte tė zhdukte zakonet, traditat, kulturėn e Kombit Shqipėtarė, pėr tė vendosur ato tė vetat...

Nė atė periudhe delikate dhe mjaft tė rrezikshme pėr popullin dhe kombin shqipėtare, Lekė Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat mė tė menēur tė trevave veriore shqipėtare. Bashkim nė njė kuvėnd, nė tė cilin u shtruan nė njė diskutim tė gjėrė, traditat, zakonet, shekullore tė popullit tė thjeshtė, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhėn mė tė mirat dhe mė tė drejtat pėr ti bashkuar nė njė tė vetėm e mbarė kombėtare, qė do tė quhej ?Kanuni?.

Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do tė thote: ?Prerje e drejte?, pra vėndosje drejte pėr ēdo njeri, si pėr atė qė ėshtė i pasur apo i varfer, si pėr atė qė ėshtė i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe pėr atė qė ėshtė njeri i thjeshtė dhe pa ndonjė prezencė nė shoqėri. Pra Kanuni do ti gjykonte njėsoj fajtorėt dhe do tu jepte njėsoj pafajsinė tė drejtėve, tė pafajshėmve... Pas atyre kuvendeve tė gjata, tė kryepleqve tė malsinave, Dukagjinit, e krahinave tė tjera, Lekė Dukagjini pas mbledhjes se mėndimeve tė tė gjithe kryepleqėsisė Shqipėtare anė e mbanė.

Duke i bashkuar dhe seleksionuar nė njė tė vetėm, nxorri tė perfunduar ?Kanunin?, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: ?Kanuni i Lekė Dukagjinit?. Pėr vetė meritėn qė pati ai burrė i madh i kombit nė organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme tė historisė Shqipėtare. Ai ishte ?Kushtetuta? e parė kombėtare, ku i thotė botės dhe njerzimit, se populli Shqipėtarė ėshtė i kompletuar me ligjet e veta, bazuar nė zakonet tradicionale shekullore Shqipėtare si dhe nė themel tė vet ka dhjetė urdhėnimet e tėnzot sipas biblės sė shėnjtė... Kanuni ishte pėr atė kohė njė deklarim botrisht; se Kombi Shqipėtare ėshtė komb katolik, qė i falet dhe i lutet Zotit, qė njeh biblėn e shėnjtė dhe njeh ?Benė? sipas biblės e zakonit shqipėtare. Pra ėshtė njė vėnd Europian, qė po deklarohej kundėr nderhyrjeve ushtarake osmane nė Shqipėri, nė ballkan e mė gjėrė...

Qė prej atijė momenti tė daljes sė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pushtimi osman nuk do tė ballafaqohej vetėm me qėndresėn e armatosur tė popullit Shqipėtarė, por dhe me fuqinė morale qė u dha mbarė shqipėtarve vetė Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atė mbėshtetje shpirtėrore, unitet bashkimi e vllazėrimi, pastėrti e besė ndėrmjet njėri tjetrit, shuarje tė grindjeve e ngatrresave midis vllezėrve Shqipėtare. U dha pra, njė pėrsosmėri nė motivimin e vetė jetės nė tė gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmėrinė ndaj tė kqijave e padrejtsive...



Ne Kanun nuk thuhet se vriten femite as grate per gjak!
Nuk thuhet se izolohen grate as femijet per gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrase njeriun per fjale goje, per te shame e as per te rame!
Nuk thuhet qe kur ndodh nje vrasje duhet me ba vrasje tjeter...
Por thuhet askush nuk ka te drejte me ja marr jeten tjetrit, pervec ai Zot qe ja ka fal jeten njeriut!
Ai qe ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jeten i ka borxh jeten e vet, gjykimit te pleqve, te fisit, te shoqnise, te njerzise...(keto fjale i ke dhe ne bibel e Kuran).
Vrasja e njeriut te qet ne gjak!
Gjaku falet prej fisnikve, prej njerzve me njerzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetem atehere kur vrasesi me nje pervujtesi pendimi te thelle para botes, njerzise, shoqnise dhe fisit te viktimes, para pleqve qe e pleqnojne ate vrasje, din me u perul me rrespekt pendimi dhe kerkon falje burrnisht!
Atehere falet gjaku!
Ligji Amerikan e vret njeriun, kur ja merr jeten tjetrit...
Pra vete Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka nje themel te ngjashem me kushtetuten Amerikane ne lidhje me mbrojtjen e jetes se njeriut, me rrespektimin e trinomit "Per Zot, e Fe e Atdhe"!
Kanuni kurre nuk e ka demtuar as Veriun as Jugun, por i ka shpetuar nga asimilimi nen perandorine e Osmanve, i ka shpetuar Shqiptaret per mos humbjen e gjuhes dhe te zakoneve Shqiptare...
Eshte interesante se te gjithe sulmuesit dhe pushtuesit e Kombit Shqiptare, gjene e pare qe kane tentuar te na zhdukin, ka qene Kanuni i Lek Dukagjinit sidomos pas shekullit 15-te, e perpara ka qene perpjekja per te na zhdukur zakonet tona, traditat kombetare shqiptare...ashtu beri dhe komunizmi, sa nuk i la Shqiptaret as te veshin rrobat kombetare as ne dasma e as kur i percillnim per ne varre...
Ne se deshiron te jesh njeri me moral njerzor e burreri e fisnikri shqiptare, Rrespekto lirine dhe te drejten e tjetrit ashtu sic do te deshiroje te ta rrespektojne te tjeret ty!
Ajo eshte baza e themeli biblik i Kanunit.
Kanuni eshte Bibla Shqiptare, vepra me e shenjte e kombit Shqiptar!

Ne se do rrespektohej Kanuni, nuk do te rrembehej asnje vajze as grua ne Shqiperi e te dergohej per prostitucion!
Nuk do te izoloheshin as gra as femije per gjaqe e as ngatrresa!
Ato qe i quajne gjaqe, nuk jane te tilla, pasi nuk quhet vrasje per gjak pse e vret njeriun kot ne rruge me i vjell portafolin, apo me i plackit makinen, apo me i rrembye femijen!
Ai qe ben ato krime kur i vjedh femijen tjetrit ose e vret familiarisht per ti rrembyer vajzen, si duhet te quhet ajo ngjarje .... ? Dhe ai ka borxh ..
Patjeter i ka borxh familjes se viktimave dhe ligji duhet me vepru urgjent deri me e denue me vdekje ate barbar!
Por kur ligji hesht se eshte ligj komunist anti-shqiptare qe i interesojne vrasjet e mafjozitetet midis shqiptarve... Atehere duhet qe atij lloj krimineli me ja vesh kokes familjaret e viktimave...sic ishte rasti ne Lushnje para dy tre vitesh kur nje kriminel vret dy prindrit e vajzes dhe e plagos vajzen,,, pse deshi ta rrembeje per ta derguar si prostitute...
Kanuni eshte rregulli qe kerkohet, ligji qe duhet te zbatohet, kur ligjet nuk veprojne, apo jane bere qellimishte te buta per te toleruar kriminelet...atehere hyn Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqerine e kombin...
Kanuni ka qene dhe eshte shpetimtari i kombit shqiptar ne periudhat e pushtimeve te huaja...
Sa here te ngrihet Kanuni, duhet ta kemi te qarte qe nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka ligje dhe zbatuesa te ligjeve, por ka mafjoze qe abuzojne me Kanunin, duke i cilsuar vrasjet qe ben mafja si Kanunore...Ashtu sic e cilsoj nanosi vrasjen e Azem Hajdarit, si Kanunore...ndersa vrasjen e realizoj mafja e Nanosit dhe e Metosit, per inresa politike, ku me vone mafjozisht i ekzekutoj dhe shoket e vet te organizimit te asaje vrasje...!
Vlerat e Kanunit jane diskutuar e vendosur nga njerzit me te mencur te historise tone kombetare Shqiptare...para te cilve perandorite qe thyen qafen apo diktatura qe po perpelitet neper vilat e restorantet e nanosve...jani nje hic para atyre vlerave njerzore qe permban ne vetvete Kanuni i Lek Dukagjinit!
Elsi Alidem

AlbStars

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT
« Reply #18 on: March 26, 2009, 09:24:01 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: