
E premte e zezė e ka quajtur kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ditėn e premte, ku humbėn jetėn katėr efektiva tė policisė. Kreu i qeverisė i ka shpallur ata Dėshmorė tė Atdheut, duke njoftuar se dita e shtunė do tė shpallet ditė zie, dhe nė orėn 12:00 do tė mbahet njė minutė heshtje.
Berisha tha se homazhet do tė zhvillohen nė Pallatin e Kongreseve, dhe varrimi i tyre do tė bėhet nė varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut. Kryeministri i ka shprehur ngushėllimet e tij familjarėve tė viktimave.
Duke shprehur dhimbjen e thellė, solidaritetin e madh me fėmijėt, bashkėshortet, familjarėt, dhe tė gjithė anėtarėt e forcave tė rendit, qeveria ka vendosur qė 4 policeve tė vrarė nė krye tė detyrės nė pėrputhje me procedurat ligjore te shpallen Dėshmorė tė Atdheut dhe dita e nesėrme nė nderim tė kujtimit tė veprės, trimėrisė, heroizmit dhe sakrificės sė tyre sublime tė shpallet dite zie, ka thėnė Berisha tė premten.
Flamujt nė tė gjitha institucionet shtetėrore, flamuj kombėtar do tė ulen nė gjysmė shtizė, nė orėn 12:00 nė nderim tė katėr dėshmorėve tė Atdheut, tė ndėrpritet ēdo veprimtari dhe tė mbahet 1 minutė heshtje. Homazhet zyrtare pėr tė nderuar tė rėnėt e policisė sė shtetit, do tė bėhen nė pallatin e kongreseve ndėrsa varrimi i tyre nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, deklaroi Berisha. /alsat/